Video: Njihni hajdutët që vodhën 30 banesa në Tiranë brenda 2 muajsh

June 28, 2016 19:08

Video: Njihni hajdutët që vodhën 30 banesa në Tiranë brenda 2 muajsh

Nëpërmjet thyerjes se bravës se dyerve, këta dy te rinj brenda 2 muajve, numërojnë mbi 30 vjedhje banesash ne Tirane.

Ndryshe nga sa jemi mësuar te dëgjojmë per vjedhjet, grupi i përbërë dhe nga një tjetër person, i cili ende nuk është arrestuar, nuk vepronin natën. Vjedhjet e banesave bëheshin në mes të ditës.

Operacioni per vjedhjen e radhës fillon ne orën 10 e 30 minuta. Ne këtë filmim, keta dy persona shfaqen ne rrugën “Pjeter Bogdani” ne afërsi te shkollës “Edith Durham”në zonën e Bllokut.

Pasi kanë studiuar mirë zonën dhe janë siguruar se në banesë nuk ka njeri, ata veprojnë.

Fillimisht, ky i ri i identifikuar nga policia si Erind Kodra, hyn i vetëm në pallat, ndërkohë që dy të tjerët, presin poshtë për të kontrolluar zonën.

Por ajo që 29-vjeçari nuk dinte është se në brendësi të pallatit, kishte një kamera sigurie, e cila në momentin e daljes e filmon.

Por edhe pas kësaj, tre hajdutët futen sërish në pallat dhe pasi mbarojnë punë, dalin nga ashensori dhe ruhen që të mos identifikohen, pasi shoku i tyre i kishte lajmëruar se kishte kamera sigurie.

Policia ka dokumentuar mbi 30 vjedhje banesash në zona të ndryshme të Tiranës nga kjo bandë.

Në pranga ranë Danjel Dushku, Erind Kodra dhe Gentjan Kala, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.

Nga të dhënat statistikore, në Tiranë bastisen mesatarisht 3 banesa në ditë, ndërkohë që zbulueshmeria është mjaft e vështire per këtë kategori- raporton kanali Vizion Plus.

June 28, 2016 19:08
Komento

1 Koment

  1. Nik Doci June 29, 10:42

    Duam te shkojme ne Europe ne…me keto te rinj derra, qe futen neper shtepite e te tjereve e vjedhin breket e tjereve …dhe ne darke shkojne e shesin pordhe ne baret e Bllokut…ne nje kohe kur moshataret e tyre ne Europe punojne si kali e djersiten dhe gezojne frutete djeres se tyre, shkollohen dhe as nuk i imagjiomone, NUK I IMAGJIMOJNE VEPRTIME TE TILLA TE NDYRA QE EDHE KRIMINELET I PERBUZIN…KU KA VEND NE EUROPE KU VIDHEN SHTEPITE, KA RASTE TE TILLA NE ITALI E GJETKE POR EDHE ATJE BEHET NGA IDIOTET SHQIPTARE QE NA TUREPERUAN SI KOMB DHE NGA DIA ARIXHINJ RUMUNE. KETYRE QELBESIRAVE UNE DO TU PRISJA DUART…DENOI SA TE DUASH HAJDUTI BYTHE PALARE HAJDUT DO TE MBETET,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*