Videoskandal / Ja si ngjyrosen me kimikate perimet që konsumojmë

March 27, 2016 11:34

Videoskandal / Ja si ngjyrosen me kimikate perimet që konsumojmë

Nga nevoja dhe dëshira për të konsumuar ushqime të freskëta, të shëndetëshme, e mbi të gjitha dietike, po marrim çdo ditë pa e ditur një sasi të konsiderueshme toksinash dhe kimikatesh të rrezikshme, kanceroze dhe vdekjeprurrëse.

Nëse të gjithë sugjerojnë që për një shëndet të mirë të konsumohen fruta dhe perime, duket se edhe kjo nuk është zgjedhja më e mirë për të qenë të sigurt.

Në këtë video që qarkullon në rrjet, tregohet se si ngjyrosen me kolorantë artificial perime dhe fruta të ndryshme, që nga bizelet e deri tek shalqini, për të qenë në treg gjatë gjithë vitit edhe kur nuk janë të pjekur, madje.

Pra, konsumatorët shqiptarë tani më tepër se kurrë janë të ekspozuar ndaj rreziqeve për jetën pikërisht prej asaj që vendosin çdo ditë në pjatë pa e ditur.

Tregjet e qyteteve tona janë të mbushura me produkte që po u sjellin pa e ditur vdekjen qytetarëve. Produktet bujqësore nuk kontrollohen dhe janë pre e dëshirës për të fituar sa më tepër, në kurriz të konsumatorit të painformuar dhe duke përfituar nga mungesa edhe e njohjes nga ana e “ekspertëve” shtetërorë që nuk kryejnë asnjë lloj kontrolli.

Videoja më poshtë e demostron qartë këtë:

March 27, 2016 11:34
Komento

7 Komente

  1. Uauuu March 27, 12:14

    olën edhe “kapitalistët” e rinj që po na marrin shpirtin me zoksinat e zarzavateve e frytave të homogjenizuara

    Po sikur qeveria ka një agjenci të kontrollit të ushqimeve!!!! Çfarë bën ajo agjenci? Shqiptarët ikin nëpër botë, vdesin nëpër spitale e rrugë, vriten me njëritjetrin, rinia ikën nga sytë këmbët. Dolën dhe zarzavatet e frutat e homogjenizuara për të shtuar numrin e të sëmurëve nga kanceri. Me sa duket qeverisë dhe politikanëve u leverdis të asgjësojnë edhe ata shqiptarë që kanë mbetur në Shqipëri. Parlamenti të bëjë një ligj që të dënojë me ashpërsinë më të madhe ata që ngjyrosin artificialisht frutat dhe perimet. Mund ta them pa frikë: Kjo punë që bëhet duhet të trajtohet si genocid ndaj shqiptarëve.

    Reply to this comment
    • Sofra March 27, 14:40

      Ajo “garancia” merr leket, merr nje televizion nga mbrapa kur inspekton, mendohet 3 dite se gjasme pret analizat, pastaj te enjten e ke ose tek top story ose tek opinioni duke shitur perralla per sigurine ushqimore.

      Reply to this comment
  2. Agjenti 009 March 27, 12:56

    Ky nuk eshte skandal por KRIM SHTETEROR!
    Ministria e Bujqesise dhe Ushqimit qe drejtohet nga ministri i LSI-se Panariti,duhet te hetohet nga Prokuroria e Pergjitheshme,sepse mund te jete pjese e ketij rrjeti nderkombetar per ZHDUKJEN E POPULLIT SHQIPTAR nepermjet ushqimeve kanceroze!
    Por Prokurori Llalla ka heshtur edhe kur u botua shkrimi i meposhtem me permbajtje kriminale!
    POPULL SHQIPTAR!
    Ja si duan te te zhdukin politikanet e tu mafioze!

    Skandali, shqiptarët konsumojnë bukë, prodhuar nga mielli serb e rus që përdorin kafshët
    Skandali, shqiptarët konsumojnë bukë, prodhuar nga mielli serb e rus që përdorin kafshët GazetaExpress E mërkurë, 06 Gusht 2014 14:05

    Vazhdon krimi. Fabrikat prodhojnë miell me drithëra serbe e ruse që duhen groposur ose përdorur si tagji për kafshët

    Saktësisht 1 vit më parë, pas ndalimit prej qeverisë Kosovare të kalimit tranzit të miellit e grurit serb që destinohej për fabrikat e bukës e të blojes në Shqipëri, menjëherë u dha alarmi dhe u përhap paniku i bukës“kancerogjene”, që prodhohej me miell të skaduar, me miell me stampa false që nuk i
    dihej vendi i origjinës, me miell që prodhohej nga grurë e misër importi i nxjerr jashtë
    përdorimit në vendet e origjinës, me miell tagji kafshësh që importohej nga Serbia
    nëpërmjet Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë. Madje disa herë edhe me anije tregtare
    italiane, të pajtuara nga tregtarët serbë, duke kaluar ngarkesat, tranzit nga Italia. Edhe
    pse autoritet zyrtare të Kosovës, kishin deklaruar me prova laboratorike, se drithërat
    dhe mielli serb që futej në Kosovë e Shqipëri, ishte për groposje ose i përdorshëm
    vetëm për tagji kafshësh e ushqim shpendësh, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit që
    atëherë drejtohej nga Genc Ruli, dha garanci publike, se gruri dhe mielli serb ishin
    shumë të sigurt për konsum njerëzor. Kjo deklaratë e asaj kohe rezultoi false, mbasi analizat ishin nga pala kosovare në “Laboratorin suprem të ushqimit të BE” në Romë dhe gruri e mielli që vinte nga Serbia, rezultonte jo vetëm jashtë standardit bio-ushqimor për njeriun, por edhe i infektuar nga viruse të rrezikshëm intoksikues e vdekjeprurës për njeriun, si dhe me përbërës elementesh kancerogjenë.

    Fakt/ 1 vit pas alarmit, vazhdon avazi i miellrave e drithërave kancergjenë

    Sot 1 vit pas atij alarmi të drejtë, të mohuar e fshehur me deklarata e copa letrash analizash false nga autoritet zyrtare ushqimore shqiptare të asaj kohe, në Shqipëri vazhdon krimi ushqimor me bukën dhe prodhimet e brumit. Vazhdon të importet miell i infektuar me elementë “vrasës” për shëndetin e njeriut nga Serbia, Maqedonia, Rusia, Greqia, Italia e deri nga Moldavia dhe Bullgaria e Rumania. Në doganat shqiptare në veri e në lindje, vazhdojnë të futen lirshëm, natyrisht me “letra analizash e sigurie” false, drithëra serbe të prodhuar 50-60-70 vite më parë, të “dozuar” me infeksione, përbërje dhe rrezatime kancerogjene, si dhe drithëra që duhen groposur si të rrezikshme edhe për mjedisin, ose që duhen përdorur vetëm si tagji për kafshët. Këto, pas një krimi të organizuar ushqimor në të gjithë linjën zyrtare të kontrollit e ligj-zbatimit, futen në Shqipëri, bluhen në fabrikat shqiptare dhe përdoren për bukë e prodhime brumi për konsum masiv njerëzor. Specialistë e ushqimit në fabrika mielli, në furra buke, në institucionet e kontrollit, deklarojnë të frikësuar “nën zë” (u ikën puna pse jo edhe koka) se gjithçka në lidhje me sigurinë e drithërave dhe miellit, kalon heshturazi, me firma e vula kontrollesh fizike e analizash laboratorike, që “vërtetojnë siguri e rregullsi” të lëndës së parë. Unë edhe publikisht e kërkoj kontrollin e specializuar e të saktë mbi miellrat dhe ‘dozat” e dyshimta me të cilët përgatitet buka “e sigurt”, siç thonë institucionet e kontrollit shtetëror. Dhe në këtë kontekst është momenti të shtrojmë disa për “linjën” e përgatitjes së bukës që konsumojmë, që siguria e pranimit dhe përdorjes së lëndës së parë: drithërave!

    Një “bos” fabrike mielli në Tiranë, la 7 orë pas porte një inspektor të AKU

    Dy ditë më parë, gjatë një bisede me specialistë të kontrollit të AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), më treguan se një inspektor kontrolli i AKU (me origjinë nga Tepelena), kishte shkurre për një kontroll në një nga fabrikat “VIP” të prodhimit të miellit në Tiranë. Do të verifikonte në terren njoftimin se në këtë fabrikë prodhohej miell me drithëra që duhen groposur ose që duhen përdorur si tagji për kafshët. Gjithashtu, dot verifikonte dhe një tregues informaliteti në lidhje me faktin që ai shërbente pa licencë edhe si fabrikë prodhimi buke e prodhimesh brumi, por edhe për faktin që ai importonte edhe miell me rrezatim nga Serbia, Maqedonia, Kosova e Italia dhe hidhte në treg si miell të markës së vet. Pasi ishte paraqitur zyrtarisht tek roja i portës, inspektori i AKU kishte pritur të hynte në fabrikë për kontroll. Por roja i bëri me dije se, “bosi” nuk pranonte që ai të bënte kontroll! Edhe pas refuzimit, inspektori në këmbëngulje për të kryer detyrën, kishte qëndruar 7 orë prapa derës së fabrikës së miellit, mbasi “bosi” i saj kishte urdhëruar të mos lejohej të futej për kontroll zyrtar në fabrikë, për shkak se në atë moment, brenda fabrikës po shkarkoheshin “me aksion” në mënyrë ilegale 4 maune me targa serbe, të futura natën në fabrikë, të mbushura me drithëra prodhim serb, të ndaluara për t’u përdorur për miell konsumi për bukë e prodhime të tjera brumi për popullatën në Serbi, në rajon e në vendet e BE-së. Edhe në Shqipëri, me vendim qeverie, fabrikave të miellit u ndalohet u ndalohet kategorikisht të furnizohen me këto drithëra kryesisht grurë e misër që janë tagji kafshësh, të importuara kryesisht nga Serbia dhe Rusia, mbasi për nga siguria ushqimore janë drithëra të rrezikshëm për jetën e njeriut dhe janë të skeduar, të përdoren vetëm për tagji për kafshët. Nuk e dimë, nëse pas 7 orësh inspektori i AKU u lejua të futej në fabrikën e miellit që nuk i hapte portën, por dimë faktin që përditë në atë fabrikë dhe në gjithë fabrikat që janë ngritur në Shqipëri, vazhdojnë “gjëmojnë” sillosët e blojes, të cilët bluajnë afro 2000 tonë drithëra të infektuar me “doza” kancoregjene që duhen groposur, ose që duhen përdorur vetëm tagji kafshësh dhe nxjerrin miell për bukë për njerëzit.

    Qeveria jep “siguri”, fabrikat prodhojnë miell me drithëra kafshësh e kancerogjenë

    Ne u interesuam për importet e miellit e grurit në AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), në Ministrinë e Bujqësisë e të Ushqimit dhe në doganën e Tiranës. Kudo refuzuan të japin shpjegime. E vetmja gjë që dëgjohet është propaganda zyrtare mediatike, se gjoja në Shqipëri ka siguri të plotë për produktet ushqimore të konsumit masiv të popullatës që vijnë nga importi, sidomos të miellit e bukës masive. Ky është mashtrim publik. Kur flitet për miellin, nënkuptojmë së pari bukën masive që konsumojmë dhe prodhimet e brumit për konsum familjar, prodhime ëmbëltoresh, “Fast food”, mensa konviktesh, mensa azilesh pleqsh, jetimoresh, çerdhesh e kopshtesh fëmijësh, mensa spitalesh, restorante konsumatorë të tjerë, që punojnë me produkte e gatime mielli. Po nga vjen mielli? Afro 80% e sasisë që shet tregu dhe që përdor konsumatori vendas, prodhohet nga fabrikat e shqiptare. Po me çfarë mielli prodhojnë ato? Shqiptarët hanë bukë dhe produkte brumi të gatuara me miell që “del” prej siloseve që bluajnë drithëra të “infektuar” me “doza” kancerogjene që duhen gropozuar dhe të destinuar për përdorim si tagji kafshësh, të cilat në 90% të sasisë futen ilegalisht, ose me “letra të rregullta doganore e analizash laboratorike sigurie”. Këto futen përgjithësisht nga Serbia e Rusia, vende ku këto drithëra nuk lejohen për t’u përdorur, mbasi për nga standardi i cilësisë, “moshës” së prodhimit, kalorive dhe sigurisë janë skeduar si të papërdorshëm për konsum njerëzor. Sa për kujtesë, lidhur me importet, po citojmë të plotë këtë vendim të Ministrisë së Bujqësisë e Ushqimit: “Ndalohet importi i produkteve të cilat janë te pashoqëruara me certifikata veterinare, fitosanitare si dhe fletë analize për aflatoksinat si dhe të lejohen për konsum vetëm pasi të pajisen me fletë analize nga ISUV me përqindje aflatoksinë në zbatim të udhëzimit nr. 13 datë 29.09.2010 “Mbi vendosjen e niveleve maksimale për disa kontaminues në produkte ushqimore si dhe Urdhrit të Ministrit nr.192 datë 06.06.2011 ‘Mbi Substancat e padëshiruara ne ushqimin për kafshë”.

    15 pyetje për ata që kanë detyrë të kontrollojnë

    1. Me çfarë mielli, përgatitet buka dhe produktet e përditshme që konsumojmë?
    2. Me çfarë gruri, misri, thekre e elbi prodhohet mielli që përdoret për bukë e produkte ushqimi?

    3. Në Shqipëri prodhohen drithëra buke sa për të ushqyer 100 pula në vit, ndërsa fabrikat prodhojnë deri 100 ton miell në ditë, nga importohet kjo sasi?

    4. Çfarë cilësia kanë këto drithëra importi?
    5. Përse drithërat e bukës, që hyjnë e përdoren në fabrikat në Shqipëri, në vendet e origjinës quhen “skarcitete”? 6. Përse lejohen të importohen përbërës kimik që nxitin tregues artificial në prodhimin e miellit e bukës?
    7. A lavazhohen teknologjikisht drithërat bukës, përpara se të përfundojnë në mullinjtë e blojes?

    8. A kontrollohen realisht drithërat e importit nga inspektoratet dhe laboratorët përkatës si gjendje fizike e analiza konkrete dhe të sakta, për sigurinë dhe cilësinë në pikat hyrëse doganore shqiptare?

    9. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të drithërave, a kontrollohet direkt në fabrikë, përpara se ai të futet në prodhim mielli?

    10. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të tjera të prodhimit, a bëhet kur mielli del nga prodhimi e nga fabrika dhe niset drejt tregut?

    11. Si shpjegohet që nga kontrollet e AKU dhe pikat e kontrollit ushqimor doganor, prej 1 viti pas alarmit të dhënë, janë bërë 2785 kontrolle në dogana, në tregje, në furra e fabrika buke dhe fabrika e mielli e “nuk është zbuluar” asnjë rast “shkelje” në standardet e drithërave të bukës e të miellit të importuar e të prodhuar?

    12. Si është e mundur, që në 1 vit “nuk është zbuluar”, nuk është ndaluar, nuk është kthyer mbrapa ose nuk është sekuestruar asnjë maune me drithëra të skaduar e tagji kafshësh?

    13 Nga dhe si hyjnë në Shqipëri, maunet me grurë importi, kur në pikat doganore të Malit të Zi e Kosovës, kontrollohet realisht?

    14. A ka Shqipëria laboratorë të specializuar në dogana e në qendrat laboratorike, për të bërë analizat e drithërave të bukës e të miellit të importuar, nëse jo, mbi ç’bazë të dhënash i plotëson certifikatat e cilësisë e të sigurisë, kur çdo ditë e natë ka importe, prodhim vendas mielli e buke?

    15. Kur do të kontrollohen realisht drithërat, mielli dhe përbërësit që importohen për të fshehur falsitetin e cilësisë dhe standardet e tyre të munguara?

    Data: 06 Gusht 2014 14:05
    Autori: GazetaExpress
    Dhe gazetat tona ne vend qe te merren me keto KRIME,mbushin faqet e tryre me histori te pavlefshme per H.Kapon,M.Shehun etj!
    A u gjet ndonje dashnore tjeter e Enver Hoxhes kur ishte ne France?
    Aman gjejeni se nuk pom na ze gjumi!

    Reply to this comment
    • Frank+ March 27, 16:53

      Eshte edhe zgjidhja tjeter.shqiptaret nuk bejne dot shtet dhe vrasin njeri-tjetrin.Te ndahet haleja qe quhet shqiperi mes greqise,italise,serbise dhe njerezit te hane buke te paster.Se sot eshte e gjitha e turqise dhe arabise dhe as gjume nuk fleme dot nga britmat arabe me autoparlant e ka me shume xhami se hale ne cdo qoshe.Shteti hibrid nuk e shtyn dot me sado ta shtyjne nuk ecen.

      Reply to this comment
  3. Sabedini March 27, 15:49

    ALL-LLAHU i vrafte ne radhe te pare ata tregtare qe pranojn te bejne e te tregtojn gjera te tilla e çefin ju u befshin ato leke qe marrin nga populli dhe i servirin per ti helmuar e zhdukur fizikisht.Shteti ka pergjegjesine me te madhe siç komenton edhe ai agjenti 009 nuk e di pse nuk ka vendosur emrin per kete veprim vdekje prures qe e blejme me leket tona por e vene agjenti.Kjo eshte nje tragjedi njerzore qe po behet,e barasvlefshme me armet e demtimit ne mase.Gjithe populli duhet te alarmohet dhe te ngrihet ne kembe per kete masaker qe po behet ndaj shendetit ton.Turp per tere ata qe praktikojn e tregtojn,qe ne jemi viktimat e pa fajshme me leket tan,qe nuk dime qablejm ushqime a po helm.

    Reply to this comment
  4. maks March 27, 19:16

    ah mor fshatar i qelbur po bisht qeni ke qen dhe bisht qeni do ngelesh mos i hendershi ato lek qe fitoni

    Reply to this comment
  5. Hekfini March 28, 00:05

    Po perse ia fusni pordhes e ngjallni panik tek mileti. Ajo video kushedi ku eshte filmuar ne ndonje fshat te humbur te Hindise dhe ju palluqet e DITAs e shisni keshtu si anonime dhe keta te mencurit me siper komentojne si per pasneser. MJAFT E MANIPULUAT POPULLIN E GJORE SHQIPTAR ME DENGLA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*