VIDEOSKANDALI / Peleshi: Distancohemi me neveri, shkarkimi i Xhelilit vendimi i duhur

May 14, 2016 12:27

VIDEOSKANDALI / Peleshi: Distancohemi me neveri, shkarkimi i Xhelilit vendimi i duhur

Zv/kryeministri, Niko Peleshi e cilësoi një ngjarje të shëmtuar videoskandalin seksual, ku u përfshi ish-kryebashkiaku i Peshkopisë, Shukri Xhelili.

Nga Korça, ku zhvilloi një takim me strukturat e PS-së, Peleshi tha se qeveria mori vendimin e duhur për rastin e Xhelilit, duke e shkarkuar nga detyra.

“Ishte diçka jo e denjë. Distancohemi me neveri. Do mbajmë qëndrim të prerë sikundër dëshmuam.”- theksoi zv/kryeministri Peleshi.

Kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili u shkarkua nga detyra një ditë më parë, për shkelje të rënda të etikës në punë. Shkarkimi u bë pas publikimit mbrëmjen e të enjtes të një videoskandali, ku kryebashkiaku i kërkonte favore seksuale një vajze 20-vjeçare me qëllim për t’i rritur rrogën.
Ndërkohë, Policia e Peshkopisë ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për Shukri Xhelilin.

May 14, 2016 12:27
Komento

3 Komente

  1. Shoku i Klodi Dibres May 14, 12:42

    Kur ka ndonje sukses del Rama.
    Keto skandalet qe i inkurojaon me sjelljen e tij ja le Peleshit.
    Kryeminister legen.

    Reply to this comment
  2. info analitike May 14, 18:11

    Po pse o Pe-leshi nuk distancohesh me neveri edhe nga emerimet qe keni bere ne administrate te cilen e keni mbushur me dashnore e familjaret tuaj. Filloje me Briseiden qe si merite kishte te qenit ne vendin e duhur me njerezit e duhur. Vteme kur ju plas bomba ne duar e nuk keni nga t’ia mbani na dilni ne media e distancoheni por kur i mbanii te fshehura pislleqet nuk ndiheni e as nuk indinjoheni.

    Reply to this comment
  3. Neve February 13, 23:45

    Mire e tha prejleshi? Ai pusht kurvar krye ebashkiak duhet arrestuarKush mund t’a dije sa femra ka shkerdhyer duke shfrytezuar postin e pa merituar

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*