VIDEO/Të jetosh nga trëndafilat, kopshtari kultivon prej 15 vjetësh lulen tradicionale

July 4, 2017 19:02

VIDEO/Të jetosh nga trëndafilat, kopshtari kultivon prej 15 vjetësh lulen tradicionale

Pasionit për trëndafilat i ka gjetur treg shitje. Kopshtari, Bujar Toça, ka krijuar një panoramë të mrekullueshme shumëngjyrëshe në parcelat e tij në të dalë të Elbasanit. Ai tregon sesi siguroi tregun për shitjen e trëndafilave dhe punën e madhe që i është dashur për të ngritur biznesin që i siguron jetesën.

E rrallë të gjesh parcela me trëndafila në Shqipëri, por ja që ndodh. Një pamje e tillë të ofrohet jo shumë larg qytetit të Elbasanit, aty ku ndahet Labinoti me fshatin Mengël.

Me mijëra trëndafila shumëngjyrësh të dalin përpara së bashku me Bujar Toçën, kultivuesin e tyre.

Dikur ishte kopshtari që mbushte oborret e shtëpive, lulishtet dhe rrugët e qytetit. Ai është i dashuruar pas trëndafilave. Ka 24 vjet që merret me fidanët dhe vitet e fundit ka zgjedhur të preferuarin, trëndafilin, duke rritur me mijëra të tillë.

Bujar Toça: Trëndafilat për herë të parë i kam sjellë në 2002. Trëndafili do dy vjet punë. Kultivohen me shartim.

Fermeri tregon se pasioni për trëndafilat i ka siguruar edhe të ardhura më të mira. Tregun e ka gjetur vetë vit pas viti dhe kërkesat kanë ardhur duke u shtuar.

Bujar Toça: Nuk ka siguri për tregun, është i lirë, diçka që mund të hyjë dhe nga jashtë por dëshiroj që kjo të mbetet një traditë familjare.

Larmia e ngjyrave dhe kjo pamje e mrekullueshme është arritur me shumë mund dhe lodhje.

Për Bujarin dhe familjen e tij, trëndafilat janë një mjet i mirë për të krijuar të ardhura, një shembull i rrallë që tregon se edhe me lulet në Shqipëri mund të jetohet.

July 4, 2017 19:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*