Vidhet një farmaci në Tiranë, dy vajza mbushin çantat

March 25, 2016 17:39

Vidhet një farmaci në Tiranë, dy vajza mbushin çantat

Dy vajza kanë kryer një vjedhje të paparë në një farmaci në Tiranë. Videoja tregon sesi 2 vajzat, që duket të jenë në të 20-at, fusin në çantat e tyre produktet e një farmacie pranë RTSH-së, edhe duke pasur farmacisten pranë.

‘Na kanë vjedhur rreth 1 milionë lekë mall’, ka treguar pronari i një prej farmacive në Tiranë.

Në video duket sesi vajzat provojnë buzëkuqet një nga një, dhe pastaj fusin në çantë një tufë buzëkuqesh, e më pas rrotullohen nëpër farmaci për të vjedhur prapë. ‘Do të kishin marrë edhe më shumë, thotë pronari, ‘po të mos kishte hyrë një klient tjetër’.

Pas kontrollit të kamerave të sigurisë, ata kishin kuptuar se bëhej fjalë për një vjedhje të konsiderueshme, dhe kishin ngritur menjëherë padi në polici. Megjithatë, ato duket t’i ketë përpirë dheu.

 

March 25, 2016 17:39
Komento

2 Komente

  1. Niazi March 25, 19:08

    Nuk e kuptoj pse ja u kini mbuluar FYTYRAT…Duhet ti tregoni fytyrat …kur ato vete arijne deri ne ate shkalle JANE te PAFYTYRA…Policia te INVESTIGOJE …dhe te na i jape edhe me ZE…edhe me FIGURE…te pakten te vene mend te TJERAT…TURP JANE EDHE VAJZA…YYYYYT…

    Reply to this comment
  2. XXXL March 26, 02:45

    Me qenese qenka farmaci, po cigare a kane vjedhur keto vajzat ? Po si ka mundesi qe te marresh nje dore me te kuq buzesh dhe ndonje dicka tjete me nje cante qe del per xhiro vjedh 1 milion lek mal. Mos kane vjedhur bixhuteri floriri, se me te kuq buzesh qe i sjellin kontrobande nga Kina, duhet nje maune per te plotesuar vleren 1 milion.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*