Vidhet shtëpia e Maqo Lakrorit rivalit të Ramës në garën për kreun e PS

August 22, 2016 16:23

Vidhet shtëpia e Maqo Lakrorit rivalit të Ramës në garën për kreun e PS

Policia e Shtetit njoftoi sot për një vjedhje të ndodhur në rrugën “Mine Peza”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në bodrumin e një banese dhe kanë arritur të largohen prej aty me dy kompjutera.

Denoncimin në Komisariati i Policisë Nr. 3 e ka bërë vetë i zoti i banesës, që në njoftimin për shtyp të policisë thuhet se është shtetasi M.L 68 vjec.

Por “Panorama” arriti të mësojë se ngjarja ka ndodhur në banesën e Maqo Lakrorit. “Më datë 21.08.2016, në rrugën “Mine Peza”, kanë vjedhur bodrumin e shtetasit M.L, vjeç 68, banues në Tiranë, ku kanë marrë 2 kompjuter”, thuhet ne njoftimin zyrtar.

Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili akuzohet për vjedhje, neni 134 i Kodit Penal. Lakrori njihet edhe si ish­kundërshtari i kryeministrit Edi Rama. Ai ka qenë kandidat për kreun e PS me Ramën në vitin 2009.

August 22, 2016 16:23
Komento

1 Koment

  1. lili August 23, 14:20

    2 kompjutera ne podrum! Po e pas kan lehtesuar kete njeri nga kete ‘berllog’!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*