Vidhnin energji elektrike, arrestohen

August 10, 2016 09:20

Vidhnin energji elektrike, arrestohen

Pronarët e dy bar-restoranteve në Divjakë kanë rënë në prangat e policisë me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike në bizneset e tyre.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Arjan Rrudho , 48 vjeç, banues në Divjakë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Bar Restorant “Arjan Rrudho”, në plazhin e Divjakës, është konstatuar se vidhej energji elektrike.
(Neni 137/2 i Kodit Penal).

-Taqi Xhavo, 39 vjeç, banues në Divjakë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Bar Restorant “Taku”, në plazhin e Divjakës, është konstatuar se vidhej energjia elektrike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike dhe e impulseve telefonike” .

August 10, 2016 09:20
Komento

1 Koment

  1. justice August 10, 14:36

    Keshtu e do ky popull me arrestime dhe burg ndryshe nuk merr vesh.Policia te kontrrolloje edhe andej nga komuna e Parisit ne Tirane ka plot shites qe nuk paguajne taksa dhe nuk japin kupon tatimore. Kryeministri Rama i vjen haku ketij populli pa edukate.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*