Të tjera arrestime për vjedhje energjie, pranga 9 personave, 16 në kërkim

April 19, 2015 08:34

Të tjera arrestime për vjedhje energjie, pranga 9 personave, 16 në kërkim

Edhe këtë javë kanë vijuar arrestimet nga grupet e përbashkëta midis Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së.

Mësohet se 9 persona janë vënë në pranga, ndërsa 16 janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.

Burime nga Policisë e Shtetit bënë me dije se në kuadër të operacionit kundër ‘hajdutëve të energjisë’ gjithashtu po ndiqen penalisht në gjendje të lirë 6 persona.

Janë kryer 4.395 kontrolle nëpër banesa dhe biznese. Janë evidentuar 31 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 31 autorë – njofton OSHEE.

Po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 2.479 lidhje të abonentëve debitorë dhe janë rikontrolluar 91 kabina elektrike.

April 19, 2015 08:34
Komento

3 Komente

  1. red por jo i kuq April 19, 09:21

    Po Ridvan Bode do arrestohet per vjedhje? Po Shkelzeni? Po Saliu per vrasje?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*