Vidhnin energjinë elektrike, dy të arrestuar në Tiranë

July 20, 2017 09:13

Vidhnin energjinë elektrike, dy të arrestuar në Tiranë

 

Policia i është rikthyer arrestimeve për shkak të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në bashkëpunim me Task Forcën e OSHEE-së për goditjen e paligjshmërisë, policia ka vënë në pranga dy persona.

“Ndoc Prrroni, 53 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua pasi në banesën në pronësi të tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike që e furnizonte. Po ashtu në pranga u vu edhe Xhemail Toci, 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi biznesin privat në pronësi të tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike që e furnizonte”, sqaron policia.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike” parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal.

July 20, 2017 09:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim