Vidhnin energjinë, përfundojnë në polici 14 abonentë nga Shkodra

October 30, 2017 12:02

Vidhnin energjinë, përfundojnë në polici 14 abonentë nga Shkodra

Strukturat e verifikim matjes dhe të Task Forcës në OSHEE Shkodër, vijojnë të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme tek abonentët debitorë, të cilët pas ndërprerjes së energjisë, e rilidhin në kundërshtim të plotë me ligjin.

Jane 14 abonentë të proceduar penalisht tek organet e hetimit dhe krimit ekonomik, për vjedhje të energjisë elektrike dhe mos respektim te kontratës me OSHEE.

Shtetasit e shoqëruar në Polici, janë: Isa B. Tom D. Brahim P. Rebani T. Agron L. Paulin D. Zain A. Mark P. Memli L. Arben Sh. Gjon U. Fatbardha M. Ndue V. Preg M.

Mes tyre ka edhe abonentë privatë, ndaj të cilëve u morën masat e nevojshme ligjore. Këta abonentë, jane kryesisht nga rrethi i Shkodrës.

OSHEE apelon abonentët debitorë, pa asnjë dallim, te gjejnë zgjidhje ligjore duke ju drejtuar Kujdesit ndaj Klientit dhe të lidhin aktmarrëveshje me këste lehtësuese.

Kjo është forma e respektimit dhe zbatimit të ligjit, dhe jo vjedhja me linja të dyta, rilidhjet apo cënimi i matësit.

OSHEE vijon kontrollet sipas programit të punës dhe nuk do të ndalet para çdo rasti që shkel ligjin.

October 30, 2017 12:02
Komento

1 Koment

  1. MH October 30, 13:35

    Bani arrestime ju,bani.Po mos harroni qe keni nji as politikan ma te “devotshmit” ne ndihme te arrestuarve qe po “shpifni” per vjedhje te energjise elektrike.A e gjeni dot! ……….
    Ky asht Lulushi qe iu rri gati shtrese ma te ulet te fukarallekut te popullit.Kur gjindet ne opozite dhe nuk ka gja ne dore pervec llapes se gjuhes si ne nji stervitje maratone pa pushim.Me te marre pushtetin (si zor te arrihet) harron devotshmerin duke e kthyer kursin ne devotshmerin e xhepit te vet.Hallet e popullit i rimerr si zakonisht opozita qe humb pushtetin.Mos u cuditeni qe cdo parti politike ne keto 27-8 vjet dashurin per populli e ka ne shpirte me tu kthye ne opozite.Ketu i shfaqet semundja e dashurise qe “vdes” per ta pare popullin ne piadestalin ma madheshtore se dhe veten e vet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*