Vidhnin energjinë, policia arreston 26 persona dhe shpall 19 në kërkim

October 31, 2014 22:30

Vidhnin energjinë, policia arreston 26 persona dhe shpall 19 në kërkim

Policia e Shtetit bën të ditur se ka arrestuar 26 persona në të gjithë vendin në kuadër të aksionit kombëtar kundër vjedhjes së energjisë elektrike, ndërsa 19 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe OSHEE në një konferencë për shtyp bëjnë të ditur se gjatë aksionit janë ndërprerë 372 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë. Mes të arrestuarve saktësohet se 18 prej tyre janë pronarë biznesesh.

Rezultatet sipas qarqeve :

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë arrestuar në flagrancë 13 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 6 të tjerë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës janë arrestuar 4 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 persona .

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier është arrestuar në flagrancë 1 person.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat janë arrestuar 3 persona dhe është shpallur në kërkim 1 person.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë arrestuar 2 persona dhe është shpallur në kërkim 1 person

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër është arrestuar 1 person dhe janë shpallur në kërkim 6 persona.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë janë arrestuar 2 persona dhe është shpallur në kërkim 1 person.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë është shpallur në kërkim 1 person.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër është shpallur në kërkim 1 person.

 

October 31, 2014 22:30
Komento

2 Komente

  1. Pëllumb zaimi November 1, 01:57

    Po vazhdoi ky aksion seriozisht kam shpresë se diçka do të ndryshojë në gjendjen skandaloze të sistemit të shpërndarjes së energjisë. Por n.q.s gjykatat nuk do të veprojnë sipas ligjit atéhere ka rrezik që gjithçka të katandiset në një dështim të madh,të pa riparueshëm? Tung!

    Reply to this comment
  2. iri November 1, 14:35

    Po ate Ristan hajdutin e energjise pse nuk e arrestoni , pse ka 2 standarte nje per biznesmenet e nje per politikano -deputeto -palacot ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*