Vidhte klientët e bankës, në pranga punonjësi i sigurimit

Redaksia Online April 9, 2013 10:51

Vidhte klientët e bankës, në pranga punonjësi i sigurimit

Sektori kundër Krimit Financiar në Policinë e Tiranës ka vënë në pranga një 53 vjeçar nën akuzën e mashtrimit dhe vjedhjes . Kujtim Halit Vata, punonjës sigurimi pranë Bankës Intesa San Paolo u arrestua me vendim të gjykatës së Tiranës pasi ka mashtruar e kryer transaksione në bankën “Intesa San Paolo” më shumë se një herë. Për kryerjen e kësaj vepre

Vata dyshohet se ka bashkëpunuar edhe me persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet ppublik për shkaqe hetimi. Ai shfrytëzonte detyrën si punonjës sigurimi i bankës duke u kërkuar punonjësve autorizime përmes së cilave tërhiqte para nga llogari të klientëve të ndryshëm. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ai ka marrë para nga llogaritë e më shumë se 20 klientëve duke shkaktuar një dëm prej rreth 20 mijë euro.

Redaksia Online April 9, 2013 10:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*