Vieri: Juventus ka fituar lotarinë, Milan ka bërë një super goditje

August 8, 2018 14:34

Vieri: Juventus ka fituar lotarinë, Milan ka bërë një super goditje

“Transferimi i Ronaldo-s në Itali? Për Juventus është si të kishte fituar lotarinë”.

Këto kanë qenë fjalët e Christian Vieri, ish-sulmuesi i Inter, Milan dhe Juventus, në lidhje me blerjen e bujshme të bardhezinjve.

“Ka qenë një goditje e pabesueshme, ata kanë marrë më të mirin, nuk ka fjalë. Vetëm fakti që Cristiano ka pranuar të vijë në Itali tregon sa e madhe është Juventus. Seria A do të jetë më e bukur dhe më tërheqëse”, ka vazhduar ish-futbollisti.

Për Inter-in:Luciano Spalletti është një trajner i madh, më pëlqen mënyra si i kontrollon skuadrat e tij. Zikaltrit po krijojnë një grup të mirë dhe kanë bërë lëvizje të mira edhe në merkato. Besoj se nuk është mbyllur akoma. Inter duhet të luajë gjithmonë në Champions League, nuk mund të ndodhë ndryshe”.

Për Milan-in:Higuain ka qenë një blerje e madhe. Kuqezinjtë kishin nevojë për një sulmues që të ishte gati. Një super blerje! Më pas, ata kanë edhe shumë lojtarë të rinj në ekip, mbrojtja është pothuajse e gjitha italiane dhe me shumë perspektivë… Me pak fjalë, edhe Milan duhet të kthehet shumë shpejt në nivele të caktuara Do të kemi një kampionat argëtues dhe një luftë të çmendur për zonën Champions”.

a.s/dita

August 8, 2018 14:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*