Vihet nën kontroll zjarri në Akerni

August 14, 2016 09:44

Vihet nën kontroll zjarri në Akerni

Vihet nën kotroll zjarri i rënë në pyjet e fshatit Akërni të Vlorës. Shefi i Zjarrëfikëses së këtij qyteti, Kastriot Merkaj, thotë se falë ndërhyrjes është arritur të lokalizohen vatrat e zjarrit.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit morën pjesë Shërbime të Policisë, Shërbime Zjarrfikëse, Pushteti Lokal, si dhe Emergjencat Civile të Prefekturës.

Gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes dërgoi trupa ushtrie dhe një helikopter pët t’ju ardhur në ndihmë zjarrfikësve.

Si pasojë e zjarrit një sipërfaqe e madhe pyjore me shkurre, kullotë dhe pyje është djegur.

August 14, 2016 09:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*