“Vija e kuqe” e Lulzim Bashës

August 16, 2016 14:32

“Vija e kuqe” e Lulzim Bashës

Tre arsyet përse shefi juridik i opozitës kërkon domosdo, si një vijë që nuk kapërcehet vijën e kuqe të një qeverie teknike?

 Nga Bedri Islami

Vera e vitit 2017 nuk është e largët. Më saktë, nuk është i largët qershori i vitit të ardhshëm. Ethet e zgjedhjeve të reja parlamentare kanë zbritur. Diku në formën e parashikimeve, diku tjetër në protestën e një ndërtimi, tek Basha, i zgjedhuri lider i opozitës, ka zbritur në formën e “Vijës së Kuqe”.

“Vija e kuqe” për Bashën nuk është asgjë tjetër veçse ndërtimi i një qeverie teknike, me të cilën do të shkohej n zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Këtë “vijë të kuqe” ai e ka si kufirin, përmes së cilit mund të kalohet në anën tjetër, ose mund të mbetesh këndej, në botën e tij të paracaktuar, deri në momentin e fundit, humbëse ose dërmuese.

Mendimi i parë për një qeveri teknike erdhi nga zoti Meta, lidhur me reformën në Drejtësi, Drafti Kushtetues i së cilës tashmë është bërë pjesë e Kushtetutës. Megjithëse ishte një thirrje e paralajmëruar, asgjë nga ajo që ishte besuar nga Basha se mund të ndodhte, nuk u bë. Ndodhi e kundërta. Basha mendoi se përmes Ilir Metës mund të gjendej alibia e mos votimit të Draftit Kushtetues, mirëpo, ndërsa ai është fluturimthi në politikë, përballë tij kishte njërin ndër njerëzit më praktikë të politikës, i cili të shtrydh edhe kur je krejt i terur. Në kohën kur Basha po mendonte se mund të flladitej nga diskursi i ashpër politikës i Metës dhe përkundej në ëndrrën e një qeverie teknike, për të mos shkuar më tej, në ndërtimin e një qeverie të re, erdhi edhe detyrimi: Drafti do të kalonte, me të ose pa të.

Pas saj, si edhe ishte pritur, zoti Meta iu rikthye koalicionit që nuk e kishte prishur asnjëherë, dhe që, sido që të mendohej dhe shpresohej nga opozita, as nuk e ka pasur ndër mend ta prishte. Asnjë politikan deri tani nuk e pret degën ku ka hipur, aq më pak trungun në të cilin është mbështetur. Meta nuk bën përjashtim, përkundrazi, ai është ndër ato njerëz të politikës, i cili, kur e sheh se dega po lëkundet, ai vë mbështetëset e duhura. Kjo ndodhi edhe me Draftin. Shpresa e opozitës për qeveri teknike ishte varur në degën e gabuar. Ndoshta edhe nga mendimi i saktë i një pjese të pozitës se , “kush rri me pulat, e hanë pleshtat”.

“Vijës së kuqe” Basha i është rikthyer me forcë edhe krejt i vetëm tashmë. Ai  ka treguar se ndërtimi i një qeverie teknike, për të shkuar përmes saj në zgjedhjet e reja politike, është vija e kuqe, përmes së cilës nuk mund të kalohet.

Ka pasur edhe burra të tjerë që kanë treguar vijën e kuqe, por edhe e kanë shkelur atë, megjithëse nuk kanë qenë të detyruar. Nganjëherë politika të merr për veshi, kur ti mendon se e ke marrë për dore…

Basha nuk është i pari njeri i politikës, edhe kur i emëruar nga lart, që ka këtë vijë të kuqe të politikës. Në 26 vitet e fundit, vitet plurale, vetëm dy herë zgjedhjet politike janë bërë përmes një qeverie teknike, dhe kjo ka ndodhur në vitin 1992, kur opozita e asaj kohe ngutej për të marrë pushtetin, qoftë edhe përmes shkatërrimit të shtetit, dhe dihej se kush ishte në opozitë; dhe në vitin 1997, kur qeveria e asaj kohe e kishte dërmuar shtetin, dhe dihej se kush ishte në qeverisje.

Viti 2016 nuk është viti më i mirë i politikës shqiptare. Ndryshe nga sa është pritur ai po vjen përmes dritëhijeve, ku në dritë më shumë se gjithçka shquan e gjelbërta e kanabisit. Një ngjyrë që ishte dominuese që nga viti 2009 e deri në vitin 2013, dhe kjo quhej nga ish shefi i qeverise “ politika ime me Lazaratin”.Dhe dihej se cili ishte shefi i qeverisë së asaj kohe.

Nuk është viti më i mirë, por nuk është as viti 1997 dhe as viti 2013, kur mbi qeverinë Berisha rëndonin dy krimet më të ndjeshme të post-komunizmit: Gërdeci, vepër e familjes  kryeministrore, me 26 të vrarë, qindra të plagosur, fëmijë të skllavëruar; dhe 21 janari, vepër e dyshes Berisha- Basha, në të cilën, ky i fundit, që sot tregon një vijë të kuqe, ishe ministri i Punëve të Brendshme. I cili, gjatë demonstrimit strukej, dhe pas vrasjeve zgërdhihej.

Basha ka të drejtën e tij të kërkojë një vijë të kuqe, aq më tepër që askush deri tani, edhe pas vjedhjes spektakolare të 230 milionë eurove, nuk ia ka treguar se cila është vija e kuqe e një shteti serioz.

Basha është në të drejtën e tij të kërkojë një vijë të kuqe, pasi asnjëri deri më tani nuk e ka bërë aktakuzën për vrasjen për vrasjet e 21 janarit, por e kanë mbllaçitur këtë ngjarje vetëm kur i ka interesuar.

Përse shefi juridik i opozitës kërkon domosdo, si një vijë që nuk kapërcehet vijën e kuqe të një qeverie teknike?

Janë disa arsye:

Basha ka përvojën e tij në organizimin e zgjedhjeve politike ose lokale. Ai e di më mirë se të gjithë, bashkë me sekretarin e përgjithshëm të partisë së tij, dhe dihet se cili është dhe çfarë pune bënte, se si mund të futen duart në kutitë e votimit, se si mund të përmbysen rezultatet natën e zgjedhjeve, se si mund të çirren të vërtetat. Ai ngriti një skotë të tërë përdhunuesish politikë, që nga Ristani, që më pas u bë edhe zëvendësministër i brendshëm, Imami, njeriu i tankeve që thërriste “vriteni Berishën”, Palokën, që nuk kuptohej dot se për çfarë fliste, dhe pas tyre, edhe një tabor jo i paktë analistësh krejtësisht “të pavarur”.

Përvoja e tij e çon natyrshëm drejt dyshimit dhe pyetjes: kur e bëra unë, përse të mos e bëjnë të tjerët?

Së dyti, askush më mirë se sa ai nuk e di se në zgjedhjet e reja politike, sado që Rilindja po i bën disa nga punët kryesore përshesh, përsëri njerëzit, në shumicë , janë më të mençur se sa mendohen. Janë të pakënaqur me Rilindjen, por janë krejt pa shpresë ndaj një njeriu, i cili, pasi është katapultuar në politikë, kudo që e kanë vënë, ka lënë gjurmët e së keqes.

Rilindja, sido që të jetë, është ende një pjesë e besimit, përballë një gjëje që nuk të jep shpresë. Nuk të jep shpresë as nga fjalori, thellësisht i kohës së dikurshme, rrjedhojë e mësuesit të tij politik, Berishës; nuk të jep shpresë as nga idetë, të cilat janë bërë lëmsh e li; nuk të afron besim as nga intelekti, që në këtë rast ngjan shumë me një fjalë të mençur shkodrane, “shtat e hije, mend as një fije”, dhe as nga kultura, nuk e di pse kam bindjen se libri i fundit që mund të ketë lexuar i takon dekadës së shkuar.

Ai i di këto llogari: në mos i ka bërë vetë, ka afër tij matematicienë dhe shkollarë të njohur, të cilët, sipas rastit, edhe mund të ja nxjerrin që një plus një bëjnë sado ai vetë, por që e dinë krejt mirë se maksimumi bëjnë dy.

Së treti: Basha ka një humbje zgjedhore, në një rezultat fatalisht dërmues: zgjedhjet vendore, që porsa kanë lënë gjurmët e tyre. Ishte një humbje dërmuese, që mund të ishte fatalisht më e thellë, nëse të majtët, zemërues dhe të idhët me vetveten, falën pjesë të asaj që u takonte, ku “për inat të vjehhrës, vajti të flerë me mullixhinë”, lanë bastione të shpërdorohen nga të djtahtët, si në Pogradec. Ndoshta kanë mësuar në zgjedhjet politike se uthulla e fortë thyen enën e vet dhe të mos lënë “qentë e luftës” të hedhin valle.

Zgjedhjet e reja politike, në qershorin e vitit të ardhshëm, janë testi më i saktë për të që do të shtrojë edhe pyetjen: ishte zgjedhja e tij si lider i opozitës saktësi apo një shtytje familjare nga ata që e morën për dore nga zyrat hetuese të Unmikut dhe e sollën në ndërtesat qeveritare, apo një dështim i njeriut që qesh edhe kur është për të vajtuar?

Në zgjedhjet vendore ai kishte shumë alibi, njëra nga të cilat , ardhja nga një humbje plebishitare. Në zgjedhjet politike, edhe nëse nuk humbet si katër vite më parë, ai do të jetë humbësi i madh, ndoshta i dyti, pas shefit të tij real.

Nëse humb, ai nuk i takon më politikës, por i takon gjyqësorit.

Nëse humb, ai nuk drejtohet, nuk  merr rrugën  nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit, por nga një rrugë tjetër ku është edhe emri i Mine Pezës.

Humbja e tij në zgjedhjet politike do të ishte ndoshta çasti kur politika shqiptare do të lirohej nga levantinët, qoftë edhe në një pjesë të politikës sonë dhe mund të kishte një kthim nga e mbara.

Ai e di këtë më mirë se sa ne të gjithë. Brenda në grupin e tij parlamentar nuk kanë mbetur shumë skifterë, të cilët rrugës mund të aksidentoheshin, qoftë edhe politikisht, por ende ka nga ata që nuk e duan këtë liderizëm shterp, gjoksmadh dhe fjalëbosh.

Ndaj që sot ai kërkon alibinë e së nesërmes.

“Vija e kuqe” e Bashës është qeveria teknike. Ka pompuar veten me shpërthime popullore, masive që do e tronditin qeverinë. Aq pak do të lëvizin, sa asnjëherë më parë.

E gjitha është ëndrra e një nate vere, që , me ftohjen e kohës , ndoshta do e sjellë në vete.

E vërtetë, nuk është qeveria që kemi pritur, por nuk është as viti 1997 dhe as koha e ndërrimit të sistemeve.

Ndoshta është koha ëndërrimit të monopoleve të politikës, por jo e një qeverisje, mandati i së cilës përfundon në vitin 2017 dhe të cilën, mirë a keq, do e vlerësojnë ata që  kanë të drejtën e vlerësimit.

Njeriu i tre tragjedive: vjedhjes së Rrugës së Kombit, lënë përgjysmë dhe në pikë të hallit; dhurimit të detit, si t’i dhuronte Bakojanisit një servis të shtrenjtë që mban në sirtarët e shtëpive të tij dhe, tragjikja njerëzore, vrasja e katër njerëzve , në mesin e ditës dhe në mesin e Bulevardit, nuk mund të jetë orakulli i një qeverie të ardhshme, e cila, nëse nuk ndodh një tërmet majtist, do të jetë përsëri pa të.

 

August 16, 2016 14:32
Komento

11 Komente

  1. TJ August 16, 16:02

    Shikoni Lulen ne fotografi dhe me thoni pershtypjen qe te le! Nje femije i lumtur! Nje idiot i parritur! Nje naiv qe kur e pyesin thote-une jam krie-kar i PD! Nje hajdut dhe genjeshtar! Servil pa personalitet! Nje tradhetar qe shiti detin! Dhe qesh! Vetem tip Lulzime kane kete lloj qeshje! Por ta shikoni kur behet serioz! I iken zeri! Pallate dhe shtepi ne emer te vjehrit! Vrases dhe vazhdon te qeshe!

    Reply to this comment
  2. kole shuli August 16, 16:05

    Ta haroje Basha qeverine teknike tani dhe qeverine ne zgjedhjet e ardheshme ne qershor, ai e ka vendin ne tjeter vend e jo kryeminister,prandaj do te beje mire te shkoje qe tani mbas familjes ne e Hollande per te shpetuar ndoshta nga prapesite qe ka bere.

    Reply to this comment
  3. paci August 16, 16:43

    Jane ne fuqi nje milion shuplakat Lulush mos u zgerdhinj pa dashje sikur aktori i filmit njeriu qe qesh se le kokrren e namit , sa per qeveri teknike do te ishte mrekulli per ty dhe te gjithe hajdutet qe i tremben reformes ne drejtesi por puna eshte se megjith disa gjynahe gjate punes Rames i jane bere me shum se nje milion mbeshtetes per reformat e Tije se duan shtetin e tyre te drejte .
    Jo Lulush mos mbaj shpresa te kota se kur qesh kur duhet te vajtojne atehere nuk dukesh me i qeshur por i zgerdhiur .

    Reply to this comment
  4. Sulo kapedani August 16, 18:16

    Tè tillè kriminela te tregojnè token e djegur,te tregojne fundin e detit,te tregojne qiellin dhe vija e kuqe nuk u duket gje e madhe,e kane si sallate shoqeruese ne ushqim.Besoj se populli nuk e harron “vepren”madheshtore te tij gjate ketyre viteve me ndihmen e babit shpellar.

    Reply to this comment
  5. Qemal Stafa August 16, 21:34

    Komunista robshkerdhyme te gjithe ju qe shkruni e ju qe lexoni kete Flete-Rrufe , pacavure.

    Reply to this comment
    • shqipe August 17, 02:20

      O Qimal stapja!,(Q.Stafes i hnengesh m… ), Ne 2017. fiton paster Rama edhe pse ka shume gabime,por ama, s’ka faje!. kete e di mire ky popull,(Jo ti,ti s’hyn’ ne popull),ti hyne te shurdhjesat ne rresht, pas salehit…

      Reply to this comment
  6. alphade August 17, 01:38

    Na e mesoi edhe Lulushi ”vijen e kuqe” !
    Se pari , po te besh aleance me Lilion e
    Skraparit cdo gje mund te presesh ! Ai
    i qendron ”parimit te pabesise”
    Se dyti , zoti Lulush , perfundoni Refrmen ne
    Drejtesi qe 2B . i tremben si djalli nga Temjani ,
    prandaj kerkon ”vijen e kuqe” !
    Se fundi, e pranon Amerika dhe BE -ja propo-
    zImin tend Lulush e Salush …!!!
    Nuk e kuptoni se nuk keni asnje mbeshtetje nder-
    kombetare ,pavaresisht se ju i mashtroni ithtaret
    tua se gjoja keni mbeshteje nga nderkombetaret !
    Rrena dhe vetem rrena ,mal me rrena ! Pacit faqen
    e zeze ! Jeni vetem nje bande mafioze ! As qe diskuto-
    hEt me qe jeni nje parti !

    Reply to this comment
  7. Kariz Matik August 17, 11:07

    Ja dhe njeri qe di t’i shmanget me zgjuarsi debatit trushplares te “pllumave” te Dites, te cilet jane angazhuar seriozisht per t’ja shkulur “Celos” (EH) mustaqet, duke i kthyer njekohesisht prapanicen realitetit.

    Le t’i harrojme per ca momente mbockullat e andrellareve dhe pollumbareve, dhe te shohim se sa djallezi fshihet prapa buzeqeshjeve te yjeve ne ngjitje, dhe atyre ne zbritje…

    Politika shqiptare ka qene dhe ka mbetur politike njeshash, dhe jo politike e aresyes kolektive ne dobi te interesave shoqerore!

    Bedri, si vezhgues neutral i situates politike ne vend, kam pershtypjen, se tre cetat kryesore s’kane asapak ndryshim nga njera-tjetra, kur bie fjala jo vetem per menyren se si i konceptojne shume nga anetaret e kryesive detyrat si perfaqesues te popullit, por edhe per ngjashmerine e epsheve te politikaneve per tu (mbi)vetepasuruar.

    Tingellon absurde, por sipas mendimit tim, dallimin midis cetes “me te mire” dhe asaj “me te keqe” ne fakt e vendosin, jo praktikat deshtake qe zakonisht jane zbatuar gjate qeverisjeve, por diferencat e aftesive drejtuese dhe organizative te kapove te tyre. Nese, ashtu sic pritet, perzgjedhja sipas kokes se njeshit do te mbetet edhe ne te ardhmen faktor vendimmarres te pakten per zgjedhjet e 2017-es, triumfimi i Edi Rames do te jete i pa diskutueshem. Me Lulzim mavrine, PD-ja jo kater, por as dyzet vjet s’ka per te ardhur ne pushtet, nese nuk nderhyn me djallezi faktori i jashtem.

    Per sa kohe forcen kryesore drejtuese do ta vendose jo mendimi parimor i shumices se afte per te vecuar te bardhen nga e zeza, por paraqitja e jashtme e njeshit partiak, shanset per ndryshime te vrullshme pozitive ne ekonomi e kudo tjeter do te mbeten vetem nje aspirate.

    2017 po afron dhe se shpejti tufa do te ndodhet perpara kutive te votimit…

    Qeveria, dhe ne vecanti PS-ja, si ceta me mbeshtetjen me te madhe aktualisht, deri me sot ka deshtuar pothuajse ne te gjitha fushat, duke filluar qe nga ajo e zhvillimit ekonomik, duke vazhduar me ate te sigurise ne vend, e duke perfunduar me ate te mjeksise “falas”. Perjashtim ben vetem sektori i mjedisit, ku fale kultivimit masiv te “bimeve mjeksore”, vendi ka filluar te gjelberoje si kurre ndonjehere ne kete tranzicion te pafund.

    Ajo qe Bedriu ka lene pa permendur eshte se kanabisi e ka gjelberuar vertet vendin, por njekohesisht ai ua ka zverdhur e zbehur akoma me shume fytyrat qytetareve, e me se shumti rinise.

    Fytyra te trishtuara e te zbehta sikur lane dhe shperthimet e Gerdecit, apo jo o Bedri…???

    Reply to this comment
  8. alphade August 17, 13:59

    Basha e ka hallin gjetke kur “ngul kembe ” ne nje qeveri
    “teknikumi”- sepse duke ardhur nje qeveri teknike nuk do
    ta kete statusin e zbatimit te reformes ne drejtesi. Ajo
    thjeshte do te merret vetem administrim te ceshtjeve te
    dites deri ne zgjedhjet dhe pas zgjedhje s’dihet cfare do
    ndodhi? Kjo perpjekje e Bashes i ngjan asaj fabules se
    Ezopit “Dhelpra dhe ‘hallatet’ e Dashit”, ku dhelpra endrronte me kot qe t”i binin koqet dashit dhe ajo t’i hante. Kete endrron banda e ashtuquajtures PD.
    Por Napoloni thoshte: me mire nje fund i tmerrshem se sa nje tmerr, pa fund . Hiqni dore nga marrezite ,ajo qe ka
    per t’ju gjetur do t’ju gjeje heret apo vone .Ndeshkimi do ju vije ,keni bere aq shume zollume sa qe nuk ka oqean
    qe te laje mekatet tuaja ! Garanci per kete eshte SHBA-ja
    dhe BE-ja ,me konkretisht zoterinjt e nderuar ambasado-
    re :LU dhe VLAHUTIN ,qe aq shume i urren binomi Beri-
    sha-Basha !!!!

    Reply to this comment
  9. Dashamiresi D. August 17, 15:55

    Pena “prush” e Bedri Islamit.
    Nuk e lexova shkrimin, vec TITULLIN e ajo duhet te behet:
    Lulzim Bashes ti vihet “VIZA e KUQE’ e Ai,( pa tjeter me ke ka “baterist”), te mos na marre me qafe nje vend te tere,sa vete PD.-ne,qe Ne e nisem, si “shpresa e se ardhmes”…
    . I shkofte mbare Lulit, ne Hollanda a ku do…
    Bedri Islamit-pena “PRUSH”per te tilla halle..

    Dashamiresi D.

    Reply to this comment
  10. [email protected] August 17, 21:36

    Edi Ramen e kemi edhe 2 apo 3 mandate te tjera……pastaj pregatituni te perballeni me titanin e punes ,njeriun merimange , Erion Veliaj qe do te pasoje 4 mandate te tjera pas Edit!
    Ju vazhdoni e mbani …me shkume dhe me….gazete se bythes tuaj do tia fusni po nuk u arratiset si Bin Ladeni……
    Ju jeni thjeshte …..xhihadiste !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*