Tatimet: 6.9 mln lekë gjoba në bregdetin verior të vendit

July 15, 2018 10:47

Tatimet: 6.9 mln lekë gjoba në bregdetin verior të vendit

 

Hetimi Tatimor po vijon me kontrollet dhe verifikimin e subjekteve, që ushtrojnë veprimtari ekonomike në sektorin e turizmit, në të gjithë vendin.

Më konkretisht, strukturat e specializuara të Drejtorisë së Hetimit Tatimor Rajoni Verior po i përqëndrojnë veprimet e tyre në zonat turistike të qarkut Shkodër e Lezhë, nga Velipoja në Tale e Patok, si dhe në zonat malore të Valbonës, Razmës, Thethit, etj..

Që nga data 22 qershor e në vazhdim, nga kjo drejtori, u verifikuan në total 397 subjekte, nga të cilat, për 186 subjekte u morën masa, me një vlerë prej rreth 6.9 milionë lekësh.

Më konkretisht: “Për moslëshim kuponi hera parë” janë konstatuar 34 shkelje; për “punonjës të padeklaruar” janë konstatuar 28 shkelje; për “mall pa faturë tatimore” (rivlerësim dhe ndryshim përgjegjësie) janë konstatuar 25 shkelje, për “mos mbajtje të paisjes fiskale në gjendje pune” janë penalizuar 14 subjekte, për “shitje pa faturë” janë penalizuar 12 subjekte, ndërsa 19 subjekte kanë rezultuar të paregjistruara në organet tatimore.

Gjithashtu, edhe nga Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor po ushtrohen kontrolle të vazhdueshme.

Referuar të dhënave, si rezultat i tyre kontrolleve të ushtruara në datë 13 korrik, u morën masat si më poshtë vijojnë:

– Për subjektin Spiro Dhima, me vendndodhje në Potam, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i i TVSH-së.

– Për subjektin Aurora Muka, me vendndodhje në Ksamil, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i i TVSH-së.

-Për subjektin Aleksandra Basha, me vendndodhje në Ksamil, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i TVSH-së.

– Për subjektin Riviera Karo, me vendndodhje në Himarë, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i TVSH-së.

– Për subjektin Themistokli Angjeli, me vendndodhje në Sarandë, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i TVSH-së.

– Për subjektin Velaudin Aliaj me vendndodhje në Ksamil, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i TVSH-së.

– Për subjektin Jorgo Prifti me vendndodhje në Borsh, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i TVSH-së.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, ka në fokus të punës së saj zbatimin e masave për të reduktuar evazionin fiskal, si dhe për të rritur të ardhurat.

a.s/dita

July 15, 2018 10:47
Komento

1 Koment

  1. antonio July 15, 21:42

    Keto fakte vertetojne mjerimin skandaloz te pushtetit te Rames qe punonjesit e tatimeve nuk mbajne ne kontroll te vazhdueshem te gjithe subjektet tregtare qe te veprojne konforme ligjit,por presin aksionin komunisto-fashist qe te denojne njerezit!
    Keshtu ndodh kur vete ministri i financave eshte i pa afte dhe nuk di te menazhoje situaten ne sektorin e tij !
    Ne se jane gjetur keto subjekte tregtare me kaq shkelje,atehere ministrei i Financave duhet te kishte shkarkuar nga detyra Drejtorin e Pergjithshem te Tatimeve tre Shqiperise dhe ate te rretheve perkatese!
    Meqenese ministri nuk e ka bere kete gje atehere kryeministri duhet te kishte shkarkuar vete ministrin si njeri te pa afte dhe qe nuk ka nen kontroll fiunancat publike!
    Tatimet duhet te kene nen kontroll te rrepte cdo dite edhe hapjen e nje dyqani te vetem ne fshat!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*