e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Vijojnë largimet nga PDIU, Zhaneta Saliu kandidon për Aleancën Popullore në Durrës

4
Redaksia Online
Postuar më: 1 Maj, 2013 tek Aktualitet
zhaneta Saliu

Largimet e njëpasnjëshme që po ndodhin nga partia e Idrizit kanë vijuar edhe ditën e sotme. Mësohet se një nga aktivistet më të hershme të çështjes çame dhe një anëtaret e PDIU do të jetë kandidatja e Aleancës Popullore në qarkun e Durrësit. Zhaneta Saliu ka pranuar sot ftesën e ardhur nga kryesia e AP-së për të përfaqësuar komunitetit çam në zgjedhjet e 23 qershorit. Aleanca Popullore dita ditës po gjen një përkrahje të gjerë, jo vetëm në radhët e komunitetit çam, por dhe qytetarë të tjerë të cilët janë ndjerë të zhgënjyer nga përdorimi që i është bërë kauzës çame vitet e fundit. Në një njoftim të Aleancës Popullore bëhet me dije zonja Saliu do të jetë deputete që do të përfaqësojë çamët në parlamentin e ardhshëm. “Ndihemi me shume fat që kemi një përfaqësuese të këtij kalibri dhe jemi me të obliguar se kurrë për t’i dhënë kësaj zonje mbështetjen më të madhe të mundshme. Znj. Saliu është deputetja e parë e ardhshme çame në Parlamentin Shqiptar. Kaq është e mjaftueshme që rreth saj të ketë një aleancë dhe një mbështetje mbarëpopullore. Ky është standardi i kandidatëve të Aleancës Popullore kudo nëpër Shqipëri, standard të cilin kundërshtarët tanë as e kanë ëndërruar ndonjëherë’, thuhet në një njoftim në faqen e Facebook të Aleancës Popullore.


4 Komente


  1.  
    iliri

    Po me Dulen do e zgjilli Zhaneta ceshtjen Came?Hajde politike e madhe hajde.
    Po ky koalicion qe paska shkuar Zhaneta kishte fshehur miratimin e rezolutes me 2004




  2.  
    Daja nga Kavaja

    Problemet do i zgjidhe me Ramen dhe koalicionin e gjere te majte dhe kurrsesi nuk zgjidhen problemet me nje kriminel ordiner si Sali Shpellari qe ka 23 vjet qe vetem mashtron.




  3.  
    Dezenjatorja

    Po thuaj nje problem te vetem qe zgjidhi Sali Mavria keto 23 vjet pervecse vrau e percau ne menyren me te shemtuar,sic di vetem nje mentalitet shpellari.Perparimi dhe zhvillimi nuk vjen kurre nga nje mashtrues e kriminel.




  4.  
    lashcami

    Po Tim Kacurreli e Dashi Havase si do ja bejne me MEGA partia me ekstremiste e grekeve.Po me Spiro Kseren si ja ka bere keto 4 vjet kur ai ka qene minister dhe ka mbeshtetur gjeresisht Agimin e Arte





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)