Vijojnë lëkundjet në Greqi, tjetër tërmet shumë pranë Athinës

August 1, 2019 18:20

Vijojnë lëkundjet në Greqi, tjetër tërmet shumë pranë Athinës

Tërmetet vijojnë të shkaktojnë panik të madh në vendin fqinj, Greqi.

Një tjetër lëkundje është shënuar këtë pasdite, me madhësi 3.5 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti është shënuar në orën 16:31, në qendër afër Magoula Attica, sipas një studimi paraprak nga Instituti Gjeodezik i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Fokusi i dridhjes është vendosur 5 km në veri të Magoula ose 23 km në veri-perëndim të Athinës dhe thellësia fokale e tij në 9.6 km. Nuk ka raportime për lëndime apo dëme.

Kujtojmë, që ditët e fundit tërmetet kanë qenë të shumta në disa zona të Greqisë, të cilët kanë rënë deri në 5.3 ballë, duke krijuar jo pak panik.

j.l./ dita

August 1, 2019 18:20
Komento

2 Komente

  1. Zen August 1, 18:47

    Boll ere se na plaset me termetet. Termete ka cdo dite. Vetem dy javet e fundit Qendra Euromesdhetare e <Sizmologjise ka rregjistruar 98 termete ne jugun e Italise Greqise detin Jon etj

    Reply to this comment
  2. Aaiu nga Selenic August 1, 19:19

    Me sa duket Likja ka pare filgjanin e Monos ku ajo ka pare ne filgjan termet apokalipes 150 balleshe.
    Me nje lekundje te tille me siguri to te permbyset.!
    Lutnje Monos qe te na shpetojne.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim