Vijojnë protestat në Rusi për reformën e pensioneve, 245 të arrestuar (Foto)

September 9, 2018 20:10

Vijojnë protestat në Rusi për reformën e pensioneve, 245 të arrestuar (Foto)

Qindra persona që kanë dalë nëpër rrugët e Rusisë për të protestuar ligjin që rrit moshën e largimit nga puna, janë arrestuar nga policia e vendit.

Lajmi është raportuar nga organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Ovd-Info”.

Sipas saj 58 demonstrues janë arrestuar në Ekaterinburg, 43 në Omsk, 28 në Krasnodar, 24 në Shën Petersburg, 20 në Tver, 17 në Ufa, 14 në Khabarovsk, 13 në Tomsk, 10 në Novosibirsk, 9 në Moskë dhe 9 në Chelyabinsk.

Përpara disa ditëve, Putini mori përgjegjësinë personale për reformën dhe e përshkroi atë si një nevojë financiare.

Ai bëri të ditur gjatë një fjalimi televiziv se mosha e daljes në pension për femrat do të rritej nga 55 në 60 vjeç, e jo 63 siç ishte planifikuar. Ndërkohë, mosha e daljes për meshkujt do të ngelej e pandryshuar; ata do ta shohin veten në pension në moshën 65-vjeçare.

Pavarësisht konsensusit të ofruar nga presidenti Vladimir Putin, protesta e sotme tregon se politika e propozuar mbetet ende një çështje e ndjeshme.

s.a/dita

 

September 9, 2018 20:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*