Fundo-Myftaraj, për Olldashin: Nga dobësitë private, te miqësitë

January 8, 2014 14:10

Fundo-Myftaraj, për Olldashin: Nga dobësitë private, te miqësitë

Sms telefonike mes Olldashit dhe personash të rëndësishëm në PS muajin e fundit, Bamir Topi si person i interesuar për të qenë ai rivali i vetëm i Lulzim Bashës, plani i Olldashit për të krijuar një lëvizje të vetën politike dhe për tu shkëputur nga PD-ja, aspekte të jetës personale të Olldashit siç ishin dobësia e tij për alkoolin apo Poker-in, etj janë “tema” e replikave online mes Kastriot Myftarajt dhe Elvi Fundos, që vijojnë prej disa ditësh në rrjetin social. I pari, publikues artikujsh me sfond konspirativ që ngjallin shpesh debate, i dyti, ish-gazetar, mik i ngushtë i ish-deputetit të PD-së. Myftaraj përmend disa dobësi private të Olldashit dhe Fundo përgjigjet:

I nderuar Kastriot, Sokoli sot do qeshte me mua dhe ty për disa nga ato që thua tek komenti i parë dhe i dytë. E para askush nuk e mohon se Sokoli pinte alkool si çdo gazetar, ishte rritur në redaksinë e “Albania”-s që adoleshent. Ashtu sikundër ti dhe unë e pimë ndonjë gotë dhe me kënaqësi…Populli thotë “rruaju nga ai që pi ujë”. E dyta të luash kumar apo kazino ta thashë nuk është shfaqje e huaj edhe unë shkoj kur mundem të luaj sipas mundësive dhe këtë e kam bërë edhe para se të isha në ministri edhe sot mblidhemi e luajmë Poker apo vendosim skedina. Koli luante poker në tavolina me miq e shokë e kjo dihet botërisht…” Fundo, i njohur kohët e fundit për përplasjet mes segmenteve në PD, thotë se në garën e fundit për kreun e PD-së “Sokoli kandidoi për kryetar dhe humbi ashtu siç e kam thënë në një garë të padrejtë.. Besoj të kujtohen sulmet e “Këndezit”(nënkupton Fahri Balliun) dhe “Vinçierit”(nënkupton Irfan Hysenbelliun) ndaj tij apo dhe njerëzve që mbështetnin Olldashin përpara votimit...”

Myftaraj përmend edhe gazetarin e njohur Mero Baze, i pari që dha lajmin për ngjarjen me Olldashin. Fundo replikon:

Kastriot Myftaraj

Kastriot Myftaraj

“…Mero Baze komunikonte me Olldashin dhe po të kujtoj se Sokoli asnjëherë nuk ka pranuar që në ambientet ku ai ndodhej Mero të sulmohej apo fyhej sepse kanë qenë miq dhe shumë madje…”

Fundo pohon edhe planet e Olldashit për një lëvizje të re politike, të publikuara më parë edhe në DITA : “Sokoli mesa di unë (nuk pretendoj që di gjithçka), po përgatiste një lëvizje për forcimin e veprimit opozitar dhe vetë PD-së, asnjëherë s’ka deklaruar tërheqjen nga PD, por ai mua më ka deklaruar në tavolinë disa ditë para aksidentit tek “Rock Bar” poshtë shtëpisë së tij citoj: “Duhet të kërkojmë ndjesë ndaj shqiptarëve dhe shumë madje”. (Zoti është dëshmitari i parë, të dytin ta them përballë). Ai kishte mendim që Pd-ja duhet të ndryshonte sjelljen dhe të sillej me këmbë në tokë si parti që kishte humbur thellë dhe kishte gabuar…” – shkruan Fundo.

Ai merret më pas me elvi fundodyshimet për vdekjen e Olldashit, të cilat i shpreh hapur edhe Myftaraj (këto dyshime ishin dhe zanafilla e nisjes së replikave mes të dyve, disa ditë më parë).

Fundo i shkruan Myftarajt: “Unë të pyes: ti ke hipur ndonjëherë në makinë me Kolin? E ke parë vendin? E di si e mbante baxhon dhe xhamin e makinës? E di që fliste në tel e drithte cigar e kur ngiste makinën?. Tek përgjigja e parë të thashë dhe unë kam dyshime dhe pikëpyetje se ai lloj aksidenti në 1 mijë raste mund të marrë një jetë njeriu dhe shumë pyetje të tjera, por këto s’më japin të drejtën as mua dhe as ty të ngremë tezën që e vranë. Ti nuk besoj se pranon lojën e disa njerëzve që hodhën baltë mbi Olldashin dhe kur ishte gjallë...”

Basha besoj unë është ende shumë larg të qenit Lider, pasi Olldashi nuk ja merrte dot partinë për sa kohë në PD për mua dhe çdo demokrat Kryetar është dhe mbetet Sali Berisha, (Basha është Administratori) – shkruan ndër të tjera, ish-këshilltari i ministrit Bode.

January 8, 2014 14:10
Komento

27 Komente

  1. Dashnor Kozaj January 8, 15:09

    E nderuara Redaksi e gazetes DITA. Problemi i vrasjes ne menyre makabre te Sokol Oldashit, nuk eshte vetem problem i famljes se Tij, por eshte poblem i gjithe shoqerise shqiptare. Eshte e qare qe familja,si babai ,nena Kozeta Mamaqi dhe i vellai qe jeton ne Gjermani ,po te ishin te qete dhe te vendosur,sejcili prej tyre, e akoma me mire do qe ,qe te tre keta te benin denoncim tek Trupi Dipllomatik i Akredituar ne Shqiperi,per te perseritur
    autopsine e trupi te te ndierit,Sokol Olldashit si dhe e levizjes dinamike te automjetit,ne momentin e daljes nga rruga dhe te permbysjes te makines ne rruen e varrezave te fshatit,gje qe e ka saktesuar shume ekzakte ,Ingjinieri ekspert ,Prof.Arben Mece .Nje denoncim i tille do bente te mundur qe te gjitha brrockullat ,qe kane shkruajtur,aparatciket eunuk,e te tromaksur deri ne palce, sa qe kane kurajo qe te firmosin te tilla ,epikrize vdekje,[autopsi],dhe paraqitjen joreale te ngjares ,sa qe nuk kane frike qe neser kur te dali everteta ,ata do turperohen dhe i pret ndeshkimi ligjor. Pra keto gjera rrethi familjar,nuk po i zgjidh . Tani e ka radhen Sovrani ,Soqeria Civile ,Qytetaria Shqiptare ,qe te dalin ne protesta e tubime perpara Parlamentit,perpara Kryeministrise,e perpara Ambasades Amerikane qe te kryhen hetime te specializuara,per te vertetuar qe Sokol Olldashi nuk u shperfytyrua ne makine Benz,qe gjet me koken te care,siper hundes deri pas qafes tek truri i vogel dhe dyshemeja si dhe tapiceria nuk ishin ndotur me gjak , ?????……Nuk ka kohe me ,cfare prisni . ? .I bej pyetjen kryetarit te Partis, L I GJ dhe D R E J T E S I,zotit Spartak Ngjela, cfare pret,perse nuk e merr situaten ne dore …………………..

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. January 8, 22:24

      Ule pak steken se e paske marre shume perpjete zotrote. Qe ndoshta duhet rihetuar si ngjarje , ky mund te jete nje problem qe qendron. Por as sovrani dhe as shoqeria civile, qofte dhe partia e Spartak Ngjeles nuk e kane luksin te merren me çeshtje qe me se shumti i takojne familjes, te afermve, miqeve apo dhe partise se tij, per te hedhur drite mbi te verteten e aksidentit. Mire e thote njeri ketu poshte . Thesin me para qe kane bere ne tete vjetet e qeverisjes, qofte familjaret dhe qofte miqte e tij t’i zgjidhin gryken dhe te fillojne zbardhjen e enigmes. Me veset qe ka patur, dhe jam tamam vese, qofte shkelja e rregullave ne timon, qofte teprimet me alkolin dhe qofte bixhozi, natyrisht kishte krijuar dhe ate lloj shoqerie qe jeton me te ardhurat e biznesit -ves, ku padyshim pjese e tyre eshte dhe krimi.

      Reply to this comment
  2. VF LP January 8, 15:29

    Vend qe udhehiqet nga kope vagabondazh duke perfshire ketu dhe Olldashin.
    A keni pare ndonje vend, te perparuar dhe demokratik ne bote qe politikanet te jene kumarxhij, alkolike?, jetojne me vila ultra lluksoze, dhe me makina ultra te shtrenjta?
    A keni pare ndonje vend qe nje politikan luan bixhoz, dhe gazetari e quan normal?
    A keni pare ndonje vend ne bote, vend demokratik doja te thoja qe gazetari mos shtroje pyetjen ku i gjeti leket ky gazetar dhe me vone minister te jetoje ne kete lluks.?
    Banda kriminelesh, kope te terbuar hajdutesh qe kane veshur petkun e politikanit.!
    A keni pare ne bote qe te rrij inert si populli Shqiptar dhe mos te revoltohet kunder ketyre pseudo politikaneve?

    Reply to this comment
    • Pilo Lala January 8, 22:46

      Cfare replike diletante ajo e bixhozit. Doni me per Belulin?
      Ky me trimeri na tregon qe luan bixhoz, sikur ne nuk e dime cfare torollaku eshte ky.

      Reply to this comment
  3. Euro Maloku January 8, 15:44

    Ndoshta ne kete menyre ne Skiperi plehrat do te heqin qafe njeri tjetrin dhe
    keshtu do te vije demokraciaaaaaaaaaaaa!

    Reply to this comment
  4. DRITA CILI January 8, 15:48

    Kerkon ti zoti Dashnor te ngrihet shoq civile ,populli per perseritjen e autopsise te te ndjerit ,per te gjetur shkakun e aksidentit , pse s’ia kerkon Saliut dhe Lulit kete se olldashi as gishtin nuk ngriti kur keta te dy kane vrare vec te tjereve edhe 4 te pafajshem ne mes te Tiranes , perkundrazi tha plot brockulla si ajo makina me dinamit qe do te hidhte ne ere kryeministrine .Tani radhen mund ta kete Bode ,Patozi Doda ………

    Reply to this comment
  5. Tarrasi January 8, 15:58

    Krimi nuk bie drejtesi as demokraci . Krimi sjell krime te reja. Te vendosi Qeveria 200 mije euro kush di gjera te reja rreth vdekjes se te ndierit Olldashi dhe keni per te shikuar se dikush nga rrethi vicioz i krimit do vritet brenda javes e vargu nuk ka per tu ndalur nga frika e dekonspirimit te plote nga tundimi i parase.
    Mos u merrni me personin Olldashi pasi jeta e tije iku problemi shtrohet e diskutohet per te kursyer jete shqiptaresh me vese apo pa vese qofshin ata me virtyte apo pa virtyte nuk ka rendesi rendesi ka jeta.

    Reply to this comment
  6. ushtaraku January 8, 16:58

    kesaj i thone gjueti shtrigash prandaj dhe qeveria ben indiferentin

    Reply to this comment
  7. ilirija January 8, 17:03

    E nderuar Redaksi nuk e kuptoj se perse doni te bini nen nivelin e kesaj faqjeje te respektueshme e te lexueshme per shoqerine shqipetare duke u marre me “mustaqet e Celos” nese i kishte te bardha apo te zeza!E kujt i hyne ne pune ky dialog midis Myftarajt dhe ketij karkalecit Fundo qe ia kane lidhur kembe e goje,se perndryshe shkon per dhjam qeni .Shoqeria Shqipetare nuk eshte e interesuar se si na la Olldelja por se si organizata kriminale zhduk ne mes te dites njerez me emer(brenda llojit te tyre)si ky qe e zhduken.E qane e varosen e tani po e qeshin!Ky eshte preokupimi i shoqerise Shqipetare e asgje me shume .Shume kush e mbane mend deklaraten e tij per ngjarrjet e 21 Janarit ,ku pat deklaruar se “edhe une po te isha do te vrisnja me shume” ai iku ne lufte brenda llojit duke tentuar te prishi rregullat e lojes !Ai bente pjese ne boten e krimit e ky ia mori jeten.

    Reply to this comment
  8. asita January 8, 18:49

    Skandal,skandal…..Po si more flet per bixhoz,sikur flet per sukses….Po ku meren leket per bixh.A del ajo rrog,qofte dhe 1000 eur.Sa larg jane disa,qofshin dhe zagare gjuetie per vip-rryp-at.Prandaj na merr bota neper kembe,lejojme te tallen me parane,ata qe duhet ta adm mire ate..Ne hale te gomarit do vene.Ka pire-thote….Gazetaret pine.Ketu nuk flitet per gazetar,o i marre,o i shkundur.Si ke guxim te dalesh ne publik keshtu.Kjo te ngjall dhe frike.

    Reply to this comment
  9. tarafanaj January 8, 19:07

    Te rah
    esh mendime do te thote te qasesh tek e verteta.Dilema eshte sqaruar. Eshte vrasje e paster. Tani shtrohet pyetja. Kush eshte I interesuar per te mos u zbuluar jo ekzekutori, por urdherusi

    Reply to this comment
  10. jimi January 8, 19:32

    Sokoli shkoi te gjeje vrasesin e Fatmir Xhindit

    Reply to this comment
  11. rija January 8, 19:33

    I nderuar komentues “Tarafanaj”meqenese nuk e di se kush eshte i interesuar per te mos u zbuluar po ta percaktoj une me modesti:Ata qe sjuan 2 Prillin 1991,ata qe çuan Shqiperine ne prag te luftes civile ne 97,at qe ngriten avionet per te bombarduar jugun e Shqiperise,ata qe bene grusht shteti ne 1998 duke perdorur per shqyerrjen e dyerve te kryeministrise arkivolin e te ndjerit Hajdar,ata qe bene “Gerdecin” e qe morren 26 jete te pafajeshme,ata qe dhane urdher per zhdukjen e K.Trebicke,ata qe vrane 4 te pafajshem qe dolen ne protesta per te kerkuar buken e gojes e moren plumbin ne balle,ata qe presin informacionin metereologjik per mot te keq e qe vihen ne gatishmeri te plote,ata qe jane trajnuar pertej ketyre kufinjeve,ata qe bejne lista diten e ekzekutime naten me shi!

    Reply to this comment
  12. lenci January 8, 20:00

    elvi.po gimen e redbullit si e ke?

    Reply to this comment
  13. Xhimi January 8, 20:20

    Te gjitha te dhenat tregojne qe e kane sakatuar te ndjerin , e kane hypur ne makine dhe e kane lene te bjere. Ka ngecur ne piketen 8 dhe kane manovruar per ta hedhur poshte.
    Problemi eshte a po vazhdon hetimi apo eshte mbyllur. Po qe mbyllur , turpi (apo krimi) do mbetet per prokurorine se do vije koha dhe ceshtja do rihapet. Mjafton fotografite e vendit te levizjes dhe te rrezimit te mjetit dhe fotot e viktimes te shohin 2 eksperte nje i Benz-it dhe nje mjek gjerman dhe konkluzioni ndryshon.
    Kjo duhet bere edhe per te vene para pergjegjesise juridike Ing. e aktit teknik dhe mjeket e aktit te ekspertizes mjekesore.
    Vetem kujdes se mos sjellin specialiste privat gjoja te “FBI” se me 1milion euro edhe ato firmosin ne te bardhe.

    Reply to this comment
  14. Ali kinezi January 8, 21:17

    Une mendoj qe pas vrasjes se Olldashit eshte dora e po atyre qe kohe me pare, pasi bene Gerdecin e vrane 26 vete, detyruan Ramen te heshte, detyruan Salen te mohonte baxhanakun, vrane Kosta Trebicken, ndaluan hetimet e ketij krimi etj. etj. etj. Mos harroni qe pak dite para se te vdiste, Olldashi angazhoi politiken shqiptare ti vihej kunder nje projekti qe ishte mbyllur me letra nga qeveria shqiptare per te shkaterruar armet kimike siriane ne vendin tone. Ai u be i pari parlamentar qe ngriti zerin dhe doli ne rruge kunder Amerikes dhe ceshtjen e rruges e beri kauz shume te debatuar parlamentare… Pak dite me pas Pagoi me jete. Sot Edi Rama e di, Saimir Tahiri e di, Ilir Beqja e di, Artan Didi e di, Visho Ajazi e di, Adriatik Llalla e di, Igli Cara e di, Mesila Doda e di, Bujar Nishani e di, Mero Baze e di, Sali Berisha e di, Lulzim Basha e di, Shkelzen Alia e di, familja Olldashi (qe ka femije te vegjel) e dine… PRA TE GJITHE E DINE KUSH E VRAU SOKOL OLLDASHIN por edhe pse jane kundershtare me njeri-tjetrin heshtin dhe mbulojne kete krim pasi autori ska dyshim qe eshte plot yje dhe viza, si shtetet e bashkuara. Naten

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. January 8, 22:11

      Ja ke fut kot plako, per te mos thene tamam si kinezet e Maos dhe te Dun Bi U- ne vaft. Aludimi yt eshte i tipit “enderra ne vidh” dhe se ç’eshte vidhi besoj se e di nje peme pa kokrra.

      Reply to this comment
  15. USA January 8, 21:18

    Asgje nuk do i ndodhte Olldashit po mos ishin dakorte ata qe vrane Kosta Terbicken.

    Reply to this comment
  16. sel dushku January 8, 21:36

    O zoti Dashnor ndoshta eshte dhe ashtu siç thua ti qe mund ta kene vrare , por puna eshte mer mik qe ky qe shkoj ne ate dynja nuk ju dhimbt askujt si te majteve ashtu edhe te djathteve keshtu qe nuk harxhon njeri pare per ti hyre asaj pune e vrane apo ishte aksident , familja e tij po te doje le te marri nje dedektiv privat para kane me thes , dhe kjo nuk eshte nje çeshtje e shoqerise shqiptare siç thua ti çeshtje e shoqerise shqiptare eshte vrasja e atyre fakirave me 21 janar besoj i ke degjuar dhe fjalet e olldashit per 4 viktimat

    Reply to this comment
  17. arjan January 8, 23:23

    Olldashi ka qene njeriu me i piset shpirterisht, i pabese, i degjeneruar, sharlatan, bukeshkale ndaj mbeshtetesve militante te ndershem te PD kudo ku i kane dhene voten me sakrfica, i lidhur me krimin e cdo lloj ngjyre e forme brenda dhe jashte Shqiperise, e kishte kthyer postin e ministrit ne kazion dhe orgji, ishte sherbetor besnik dhe nje nga shefat e krimit politik dhe ekonomik qe drejtonte kapobanda familjare e klanore e Sali Berishes. larja e llogarive nga kjo bote, i gjendur gjoja ne aksident ne nje nate me shi ne nje cep humnere, me koke te care pa u demtuar makina eshte pa asnje dyshim logjik, produkt i luftes brenda klanit mafioz te familjes politike e bilogjike te Sali Berishes brneda PD, per te marre nen kontroll drejtimin e kesaj bande politike kriminale.

    Reply to this comment
    • Pilo Shpiragu January 9, 12:55

      O ARJAN. Me sicuri do te jesh i LSI-se. Se ATA (LSI-ja) eshte ne gare me PD-n se kush do vrasi me shume. Po per ate gjykatesin ne Vlore, kush e vrau. E di LSI-ja. E di Ilir Meta

      Reply to this comment
  18. miri January 8, 23:36

    luften e bejne herojte, qeverisin maskarejte, perfitojne horrat…..kjo eshte shqiperia 2014.

    Reply to this comment
  19. Bilal camurri January 9, 00:18

    Ky Fundo as ka qene ndonjehere gazetar,por ka qene zagar dhe si zagar mund ta kete marre ndonje fershellime nga Bode.Ky Myftaraj c`ka qe i fershellen,se ky pulat i ka lene ne Shenepremte.

    Reply to this comment
  20. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. January 9, 01:38

    FUNDO tregohet i sinqerte ne pohimet e tij dhe deri ketu nuk ka asgje te keqe .
    E riperseris se Sokolovi ishte INSPIRUESI i te te gjithe njerzve qe kishin veset me te ulta civilizuese te shoqerise njerzore .
    Vdekjen duhet ta kete patur te llahtareshme ,por ishte FYTYRA me e ndyre dhe me kriminale ,ISHTE sicedhe e kam cekur me pare nje AZEM HAJDAR ON-LINE .
    Pagoi ato qe kishte borxh ,por me vjen keq per KOZETEN dhe per femijet e SOKOLIT dhe gruan e tij te cilen e ka poshteruar duke bredhur me kurva !

    Reply to this comment
  21. Horri i Bulevardit January 9, 10:55

    Seshte dicka e panjohur nga shqiptaret, qe dikush eliminohet, se kur nje parti merr nje karakter diktatorial, kjo parti ha bijte e vet.
    E beri kete ish partija komuniste, qe sic deklaronin vete se ishin 200 petrita, 199, shkuan per lesh dhe njeshi u shpall dy here hero i popullit, dy here hero i punes socialiste, mori cdo grade dhe cdo medalje.
    Pune diktatoresh, Sokoli shkoi per lesh, se ishte edhe vete pjestar i partise se leshit.

    Reply to this comment
  22. M. WUNSCHE January 9, 11:01

    Ne ka patur politikane qe Sokol Olldashi nuk i ka honepsur kurre ata jane ;Bamir Topi e Ilir Meta. I pari kale Troje ne PD, i dyti kaleTroje ne koalicion (keto jane tamam fjalet e Sokolit).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim