Vijon aksioni i AKU-së, bllokon 375 kg kafe në Morinë dhe 21.6 ton qumësht pluhur

May 28, 2019 13:23

Vijon aksioni i AKU-së, bllokon 375 kg kafe në Morinë dhe 21.6 ton qumësht pluhur

AKU ka bllokuar në Pikën e Inspektimit Kufitar Morinë dy ngarkesa produktesh me kafe dhe qumësht pluhur.

Nga kontrolli i ushtruar në një ngarkesë me 375 kg Kafe Espresso D-CAFFE nisur nga Kosova me qëllimin për t’u tregtuar në Shqipëri, inspektorët e AKU-së gjatë kontrollit në kufi kanë konstatuar se produktit “Kafe Espresso D-CAFFE” i kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma (1/2) e jetëgjatësisë dhe për rrjedhojë nuk plotësonte kërkesat ligjore të parashikuara në pikën 2 të Urdhërit Nr.250, datë 29.07.2011 “Mbi disa masa për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të produkteve ushqimore” dhe si e tillë nuk ishte e përshtatshme për konsum.

Në bazë të legjislacionit në fuqi, AKU nuk lejoi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ngarkesa me këtë produkt ushqimor u kthye në vendin e origjinës.

Nga kontrolli i ushtruar në praktiken e importit të një ngarkesë me 21600 kg qumësht pluhur nisur nga Serbia me qëllimin për t’u tregtuar në Shqipëri, inspektorët e AKU-së në kufi kanë konstatuar se importuesi “ITAL GEL” nuk është i licencuar për shitje me shumicë të ushqimeve me origjinë shtazore për konsum human (nuk ka licencën përkatëse për aktivitetin me Kod II-1B).

Në bazë të legjislacionit në fuqi, AKU mori marrën masa administrative të bllokimit të sasisë prej 21.6 ton qumësht pluhur me urdhëroi kthimin e produktit në vendin e origjinës.

l.h/ dita

May 28, 2019 13:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim