Vijon beteja me zjarret, 8 vatra në 24 orët e fundit

September 2, 2017 14:09

Vijon beteja me zjarret, 8 vatra në 24 orët e fundit

Emergjencat Civile njoftojnë  se përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 8 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga 10 të tilla një ditë më parë.

Vatra e zjarrit në Malin e Munellës në Pukë është ende aktive. Forca të bashkisë, të pyjores dhe banorë të zonës kanë punuar për të izoluar zjarret. Puna për shuarjen e tyre vazhdon edhe këtë të shtunë me mjete rrethanore për shkak të terrenit të thyer malor.

Në qarkun e Lezhës, vijon operacioni për shuarjen e një zjarri në një zonë malore në fshatin Lajthizë të Mirditës. Forca zjarrfikëse dhe ushtarake kanë punuar gjatë gjithë ditës së djeshme për të izoluar flakët, por për shkak të terrenit malor nuk kanë mundur t’i shuajnë plotësisht. Ditën e sotme 30 forca ushtarake janë duke operuar për të shuar vatrat e mbetura të zjarrit.

Në qytetin e Laçit, zjarri preku një sipërfaqe me shkurre dhe pisha pranë një ish-reparti ushtarak. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve dhe forcave ushtarake është bërë e mundur që zjarri të shuhet plotësisht duke mos rrezikuar zonën e banuar.

Në fshatin Lurë Dibër, zjarri dëmtoi një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Për shkak të terrenit malor zjarrfikëset nuk kanë mundur të ndërhyjnë. Sot në mëngjes në operacion janë angazhuar edhe 30 forca ushtarake.

Në fshatin Roshnik Berat, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Shërbimi zjarrfikës ka shkuar në vendngjarje dhe ka shuar flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 3 dynym me shkurre dhe 40 rrënjë ulliri.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 70 punonjës zjarrfikës, 14 automjete zjarrfikëse, 150 forca ushtarake, rreth 50 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë.

September 2, 2017 14:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*