Vijon debati për Nazimen, Kadare e Agolli: Arrogancë nga Presidenca

March 10, 2014 11:02

Vijon debati për Nazimen, Kadare e Agolli: Arrogancë nga Presidenca

Dy të mëdhenjtë e letërsisë shqipe, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, rikthejnë sërish në vëmendje çështjen e Nazime Vishës.

Në dhjetor 2013, përmes një letre që u bë publike në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit në Neës24, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Inva Mula, Luljeta Lleshanaku, Rudolf Marku dhe Tedi Papavrami kërkuan të tregohet mëshirë për Nazime Vishën, e dënuar për vrasje. Ata apeluan për falje të saj.

Pasi  falja e Nazimes u refuzua nga Presidenti, drejtuesja e emisionit, Vasili, në një shkrim të saj tri ditë më parë e cilësoi Nazime Vishën si “viktimë e presidentit të saj”.

Ndërkohë, këshilltari juridik i presidencës, Shaqir Hasanaj, në një reagim të tijin në media e  cilësoi shkrimin e Vasilit si “shembull të një arrogance dhe invadence të pashembullt”.

Ndërsa sot, dy shkrimtarët Kadare dhe Agolli kanë reaguar nëpërmjet një letre, në të cilën shprehen se qëndrimi i këshilltarit të Presidentit është vetëm shfaqja e jashtme e një arrogance të brendshme shtetërore.

Letra e botuar në “Panorama”

“Lexuam në gazetën “Panorama, një reagim të këshilltarit ligjor të Presidentit, zotit Shaqir Hasanaj, për një shkrim të gazetares Eni Vasili, lidhur me çështjen Visha.

Përveç që problemi kësaj vajze është bërë objekt diskutimi në shtyp, për një arsye më tepër, pjesëmarrja jonë si nismëtarë të kërkesës për falje të vajzës, na shtyn për të bërë këtë ndërhyrje.

Nuk do zgjatemi me etikën e shkrimit të zotit Hasanaj, me mungesën e plotë të respektit  ndaj një gazetareje të njohur dhe sidomos ndaj një gruaje. Të drejtuarit me ‘ti’ qysh në radhët e para, është vetëm shfaqja e jashtme e një arrogance të brendshme shtetërore, që e përshkon fund e krye këtë reagim.

Për një habi të madhe, pikërisht për mungesë etike dhe arrogancë, zoti Hasanaj akuzon gazetaren Eni Vasili. Dhe kjo është më e pakta gjë që mund të thuhet. Gazetarja e njohur , e cila qysh në titull trajtohet shkurt me një Eni, karakterizohet si një spekulante, që,në mbrojtjen e vajzës së dënuar, e ka mbushur shkrimin me dezinformim, denigrim, inkompetencë, envadencë, pasion të verbër, hakërrim, hakmarrje dhe keqardhje të shtirur.

Ky është stili i përdorur, por ne nuk do të zgjatemi me këtë terror verbal. Dihet se gjithkush, ashtu si kostumin, zgjedh stilin e vet. E keqja e reagimit të zotit Hasanaj mendojmë se ka një burim më të thellë. Ajo lidhet me mbeturinat e një mendësie barbare, për të cilën, në rastin e përdhunimit të një femre, fajtore është e përdhunuara dhe jo përdhunuesi.

Në reagimin e këshilltarit juridik të Presidentit, theksohet më shumë se njëherë se vajza e dënuar është, sipas ligjit, një vrasëse, por asnjëherë nuk zihet në gojë se ç’është viktima. A ka nevojë t’ja kujtojmë zotit Hasanaj se viktima, në këtë rast është përdhunuesi I një trembëdhjetëvjeçareje, pra një kriminel i egër, i cili, në çdo vend të qytetëruar do të do ta ngryste jetën në burg?

Në thirrjen për mëshirë ndaj vajzës, nuk është kërkuar shfajësimi i saj, por thjesht falja presidenciale, një atribut i njohur kudo.

Së fundmi, do të theksonim diçka, për të cilën, ne si njerëz të kulturës,kemi ndjeshmëri të veçantë. Në reagimin e tij, zoti Hasanaj,jo një herë përmend në mënyrë ironike letërsinë dhe artin. Sipas tij, mënyra se si shprehet Eni Vasili, pra gjithë ato mungesa e “shpërthime të pakontrolluara emocionale”, mund të shërbejnë për të shkruar romane dhe vjersha, madje edhe simfoni, por ne s’hyjnë në punë për trajtimin e çështjeve të drejtësisë. Këshilltari shkon edhe më larg, duke i këshilluar gazetares të merret me punë të tilla “për t’i bërë njerëzit të ofshajnë dhe të lotojnë për ta paraqitur Nazime Vishën si viktimë”.

Së pari, do t’i kujtonim zotit Hasanaj, se s’ka nevojë për romane dhe simfoni për të vërtetuar se një vajzë e përdhunuar trembëdhjetëvjeçare është viktimë.

Së dyti, do t’i kujtonim zotit këshilltar ligjor të Presidentit se asnjë përfaqësues i drejtësisë  kudo në botë, sado i dehur të jetë nga posti dhe zyra ku punon, nuk ka tagër të ironizojë e të tallet me letërsinë dhe artet. E në qoftë se kjo pranohet si një e vërtetë e përgjithshme, aq më tepër është e tillë për drejtësinë shqiptare, aq shumë e përfolur për mangësitë e saj. Ndaj më e pakta që mund të kërkohej prej përfaqësuesve të saj, do të ishte të qenit modestë.”

 

March 10, 2014 11:02
Komento

17 Komente

  1. Aedinse March 10, 11:35

    Jam plotesisht dakort qe te merret nje nisem per nje protest masive para Presidences ne mbeshtetje te LIRIMIT te NAZIME VISHES.
    Agolli dhe Kadareja bejne thirrje ku jane R.Bulku, M.Doda, M.Bregu qe aq shume ulerinin ne Parlament?
    Ç0huni Gra dhe Vajza Shqiptare qe ti tregoni “nishan bujarit” forcen e femres Shqiptare ne mbrojtje te personalitetit te NAZIMES dhe femrave te tjera.
    Horrat e kesaj shoqerie gjoja demokratike nxjerrin lajmerime : Kerkojme punonjese, te jete nen 25 vjeç, e paraqiteshme dhe pastaj kuptohet se per çfare i duan.
    Fenomenit NAZIME ju ruajt edhe EDLIRA DOBRUSHA dje ne ITALI per engjejt e saj qe i masakroi me thike!
    Duhet ta pranojm se ky eshte kapitalizmi por jo ti gjunjezohemi!

    Reply to this comment
  2. GR March 10, 11:37

    Kjo fushata per kete “Nazimen” me duket shume e pakuptimte .Ne fillim edhe une mendoja qe ishte viktima , por pastaj duke pare fotot me “perdhunuesin ” e saj , sms e tyre , nuk me duket dhe aq e pafajshme .Se te krijonte nje histori dashurie me nje burre te martuar , diti ajo .Ndaj mos u merrni shume me te , se nuk ja vlen .Jam e bindur se ka shume me shume gra te tjera te cilat po vuajne denime neper burgjet tona , te cilat do kene me shume nevoje te dilnin .Zonjusha ne fjale , beri nje gabim (per mua me shume se 1 ) dhe tani le te vuaje pasojat .Keta te indenjuarit ( te cilet me duket , me teper se u vjen inat qe nuk po u ecen fjala se sa jane te interesuar per fatin e te mesipermes ) do te benin mire , ti dergonin ca libra , qe te zgjeronte dijet dhe ti mundesonin ndonje kurs apo ndonje mundesi jetese jashte Shqiperise , kur te mbaroi burgun .

    Reply to this comment
  3. Monolit March 10, 11:52

    Sikur kjo Nazime te kishte vrare vellain e Agollit apo Kadarese nuk besoj se do dilnin e ta mbronin. Se eshte kollaj te flasesh kur nuk te djeg ne lekure krimi. Nuk falet mor vrasesi ne demokraci por vetem drejtesia vendos e nuk del kush mbi te. Pak se nuk ka denim kapital me vdekje, por po duan dhe te falin vrasesit tani e te shkojme ne kaos total pastaj.

    Reply to this comment
  4. Pëllumb zaimi March 10, 12:26

    Nga eshtë ky shaqir debil anadolli? Po ku ke aq tru ti more zuzar juridik të analizosh letërsinë dhe artet,shkallën sipërore te humanitetit e te ndjeshmerisë njerezore!? O o o o o kadiu shaqir? O jurist bagêtish? O trap juridik? Po ku ke aq mënd ti sa të matesh me gjenialitetin e vjershërimeve e të fjalës së shkruar shqipe,me krijuesit dhe novatorët e te folurit e të kenduarit shqip,me korifejt e të menduarit njerëzisht dhe jo kafshërisht si ty!? Nuk ke faj ti,ka faj ai mustaqja që qëndron pas teje dhe që ne gabimisht e quajmë president! President i kujt? Atë e ka zgjedhur saliu armiku i shqiptarëve dhe i shqiptarizmit,ndersa ky të zgjodhi ty që të lehësh për hesapin e tij,për hesapin e saliut dhe jo për hesapin e përfaqesuesve të kulturës kombetare. Prandaj ti e urren kulturën kombetare dhe na tregon ligjet sipas shëmbullit të kulturës shpellare. Por ligjet or trap nuk janë vetëm akte juridike por janë edhe akte humane. Nga qëniet njerezore kanë dalë!? Kur futin në birucë njerez shpellarë si ty quhen akte juridike,kur shërbejnë për të shëruar qënie humane si nazimja,si ajo vajza që flasin mendjendriturit e letersisë e të artit quhen akte civilizimi. Po ku i kupton mendja jote e mykur gjëra te tilla mor katil juridik!? U shoftë rraca jote midis qënieve që përfaqësojnë njerëzimin! Dhe sheno: ti ke bërë nje krim,- ke urryer e ironizuar letrat shqip,shpirtin e çdo shqiptari të ngulitur aty, të shkruar aty, të kënduar aty,të rrëfyer aty,të bërë gjak e palcë aty!? Sa për dijeni si ty dritêroi dhe kadareja e te tjerët,bëjnê nga një cdo mengjez!? Mut domethënê shqip dhe ta pêrktheva sepse ti nuk e di dhe nuk e kupton kêtê lloj tê foluri!!?

    Reply to this comment
  5. Dani March 10, 12:47

    Sipas ndonje idioti Presidenti ( kushdo qofte ), duhet te liroje nga burgu cilindo qe te caktojne dyshja Agolli-Kadare. Respekti per shkrimtaret tregohet per punen e tyre ne fushen e letersise, por mos behen qesharake ata dhe te tjere pas tyre duke u futur ne ceshtje te drejtesise ku nuk duhet te hyje e te jape urdhera askush.

    Reply to this comment
    • Dani juridik March 10, 15:35

      Drejtësinë mor “dani” e trajtoke si shpellar “ku nuk ka të drejtë te hyjë e të japë urdhra askush”? Askush nuk ka të drejte te hyjë e të japë urdhra në kullë…! Po kush po jep urdhra mor kullar? Kërkesa për falje, urdhër është mor dopjoderdimen? Kërkesa për humanizëm dhe falje antiligjorë eshtë mor viç i palëpirë? Kulla jote juridike “ku s’ka të drejte te hyjë askush burg i sigurisë se lartë është? Kërkesa e mendjeve të ndritura shqiptare për të cliruar nga prangat një viktimë mos të duket mëndje e djallit ty? Njerzimi nga keto mendje eshtë ndricuar jo nga kandili yt i arsyetimit të errët juridik? E di pse nuk ecim ne? Sepse ka mendje të mykura si ty !!!!!????

      Reply to this comment
  6. arben March 10, 12:52

    kur zemren e kemi depozituar ne koshin e plehrave, e ecim perpara me nje tru te sakatosur, nuk mendoj se mund te shkojme shume larg.

    Reply to this comment
  7. DUKA March 10, 12:55

    Hosanaj ….baraba, lum presidenti qe te ka!!!!
    Me ty bene lufte e tund malet…
    Dhe fshati qeshet e bota tallet…

    Reply to this comment
  8. sa March 10, 13:48

    Nuk e kuptoj kerkesen e ketyre dy burrave te mencur e te motcem. Eshte e cuditshme sesi keta kerkojne te injorohet ligji qe edhe keshtu si zbatohet le shume per te deshiruar apo ndoshta keta zoterinj jane me te vjeter se cduken.

    Reply to this comment
  9. Marin Gashi March 10, 14:05

    Kemi perballe nje Bujar Berisha dhe nje Agolli Kadare. Ne cdo enciklopedi te botes Bujar Berisha simbolizon korrupsionin, vjedhjet, vrasjet; po aty Agolli dhe kadareja simbolizojne kombin shqiptar. Tani bejeni vete vleresimin.

    Reply to this comment
  10. Mirushi March 10, 14:16

    Presidenti me Hasanajn jane perfaqsuesit e shoqerise maskiliste , e shume te dhunshme te shoqerise tone. Nuk eshte fajtore gruaja kur ben krim por eshte shoqeria e kriminalizuar. Nazmija eshte nje nga ato mijra vajza e gra qe keqtrajtohenj e merren neper kembe nga shefat, drejtoret, neper zyra ne qytetet dhe nga pleqt maskarenj ne zonat rurale. Po ku ta njohe gjendjen i ziu president ?

    Reply to this comment
  11. Bilal Camurri March 10, 14:39

    Kjo vajze e kthyer ne skllave te perdhunuesit te saj qe femije,trajtohet si kriminel,ndersa presidenti shpall ammnisti cdo vit per kriminelet me te rrezikshem.Agolli dhe Kadare jane truri i kombit,por nuk kane kuptuar qe ne trurin e cdo debili ka nje gjeni djallezie.Nishanit zoti i ka marre trurin,por djalli e ka kompensuar me shejtanllek qe ta shese sa me shtrenjte ineficencen e tij.

    Reply to this comment
  12. Ilir March 10, 15:07

    KJO VAJZE DUHET LIRUAR, SIPAS TE GJITHE PARAMETRAVE TE LLOGJIKES NJEREZORE
    KETA MIQTE PO LIROJNE ATA QE KANE VRARE E KANE PRERE, E NUK MUND TE LIROKA NISHANI NJE NJERI QE ESHTE VIKTIME E REALITETIT TONE TE DEFORMUAR.

    Reply to this comment
  13. DANI March 10, 15:09

    PO KETA TE DY DUAN KREDITE TANI NE PLEQERI PASI SU PJELL ME MENDJA NE LETERSI…

    Reply to this comment
  14. Pëllumb zaimi March 10, 15:41

    Bukur,shumë bukur e kini gjetur faktin krahasues Marin Gashi? Dukeni që jeni njeri i mençur e human. Nderime!

    Reply to this comment
  15. P.A.B March 10, 20:10

    Ka shume bardhe-e-zi, ne kete histori. Nje ane eshte “Nazimja, e levizshme” me foto, buzeqeshje, mesazhe etj. Problemi qe kemi eshte Nazimja ishte femije. Nga perkufizimi Femija nuk jep dot “leje per marredhenie seksuale te vullnetshme” Kjo vajze ka qene 13 vjec ne ate kohe. “Age of consent” . Ne Europe, futemi ne shtetet me moshen me te ulet, 14vj, per marredhenie te tilla. (vetem Spanja e ka 13-te)

    Sipas ligjit Shqiptar (viktima) “i dashuri” i Nazimes, konsiderohet Pedofil. Nje femije mund te futet ne marredhenie; nga presioni, frika, ana ekonomike e shume arsye te tjera; qofte dhe nga kurioziteti; eshte Detyrim Ligjor i te Rriturit, te thote – JO, dhe te largohet. Ne Britani ka pasur nje rast kur nje vajze 14 vjecare, ne marredhenie me nje 42 vjecar e padit kete te fundit. Gjyqtarja u bind se kjo vajze kishte shume eksperienca seksuale, e nuk ishte engjell, dhe gjykata e pranoi qe ishte ajo iniciatorja, provokuese ekstreme dhe vajze jashte-kontrollit. Megjithese e fali burrin, i tha: ti duhet ta dije me mire se te veproje keshtu.

    Plaget e shkaktuara nga varferia, predatoret kunder femijeve, apo femije qe duan te rriten para-kohe, ligji duhet ti shohe ne menyre me elastike. Nazimja mund te lirohet me kusht, apo per nje periudhe kohe nen kujdesin e nje shoqate per femijet/grate e dhunuara, qe te rehabilitohet para se te vazhdoje jeten normale.

    Jam kurioz te di se ku mund te gjindet letra e ketij Juristi ndaj gazetares, qe i paska shqetesuar te gjithe…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim