Vijon operacioni në Lazarat, ndalohen tre persona

June 27, 2015 08:26

Vijon operacioni në Lazarat, ndalohen tre persona

Forcat e RENEA-s kanë arrestuar mëngjesin e sotëm tre persona të tjerë që dyshohet se hapën zjarr ndaj forcave të policisë ku mbeti i vrarë Ibrahim Basha dhe u plagosën dy të tjerë.

Personat janë ndaluar pas një urdhri të nxjerrë nga prokuroria. Tre personat në bashkëpunim me vëllezërit Aliko dyshohet se qëlluan në drejtim të forcave të policisë.

Të ndaluarit janë Klodian Selimi, 19 vjeç, Dervish Gaba, 20 vjeç, Elvis Boçi, 19 vjeç, banues në Lazarat.

Forcat RENEA dhe ato të FNSH po vijojnë operacionin në Lazarat duke ushtruar kontroll të imtësishëm në çdo banesë të fshatit me qëllim kapjen e personave të përfshirë në sulmin me armë ndaj policisë një ditë me parë që lanë të vrarë një efektiv të RENEA dhe plagosën 2 të tjerë.

Operacioni ka rifilluar dje në mëngjes me dhjetëra forca policore, të cilat gjatë një natë më parë kishin bllokuar pikat kyçe të hyrje-daljeve në Lazarat.

Disa makina policia dhe mjete të blinduara kanë ndaluar në qendër të fshatit për të vazhduar më pas kontrollet në zonat e dyshuara ku ndodhen anëtarët e grupit të zjarrit.

June 27, 2015 08:26
Komento

5 Komente

  1. edmond (koder rreshen) June 27, 13:09

    Kjo foto e forcave speciale me qeset e bukes ne dore,me kujton vitet 90 kur niseshim malit per ne Greqi ! Te pakten ne refugjatet ishim me te pregatitur, se kishim cantat e shpines per ushqimin disa ditor qe do mbartnim me vete.Dhimbje kur shikon foto te tilla,qe na tregojn se ku jan katandisur forcat e armatosura.Do ju turren Dhit,dhe Lopet e Lazaratit per tju mar rracionin e bukes.

    Reply to this comment
  2. ilir June 27, 15:04

    Ne se vertetohet se per sulmin e armatosur kane qene mbi 15 adoleshente te fshatit te filet kane me se dy juaj qe pregatiten atehere:
    – Ku eshte Shik-u I Vishos, aq me teper ne zona teper te nxehta sic Lazarati?
    – Po Shik-u i Policise se Shtetit ne c’gjum ka rene?
    – Po Komuna , kreu I saj si edhe kryeplaku ? Mos Valle kane qene te droguar dhe nuk shihnin “grupin e zjarrit” qe stervitej para hundes se tyre.
    – A e kane hak te gje kreret e mesiperm te shporren nga detyra? – personalisht mendoj se Po.
    Po Ju, qe lexoni kete koment, cfare pergjigje do te kishit?
    Mendoj se duhet te behet nje qilizme e thelle ne keto organe per te parandaluar ndodhjen e ngjarrjeve te renda, per te mos lejuar ndotjen e brezit te ri me botekuptime kriminale, vrastare dhe aspak te tradites shqiptare.

    Reply to this comment
  3. ilir June 27, 15:07

    Ne se vertetohet se per sulmin e armatosur kane qene mbi 15 adoleshente te fshatit te cilet kane me se dy muaj qe pregatiten atehere:
    – Ku eshte Shik-u I Vishos, aq me teper ne zona teper te nxehta sic Lazarati?
    – Po Shik-u i Policise se Shtetit ne c’gjum ka rene?
    – Po Komuna , kreu I saj si edhe kryeplaku I Lazaratit? Mos Valle kane qene te droguar dhe nuk shihnin “grupin e zjarrit” qe stervitej para hundes se tyre.
    – A e kane hak te gjithe kreret e mesiperm te shporren nga detyra? – personalisht mendoj se Po.
    Po Ju, qe lexoni kete koment, cfare pergjigje do te kishit?
    Mendoj se duhet te behet nje qilizme e thelle ne keto organe per te parandaluar ndodhjen e ngjarrjeve te renda, per te mos lejuar ndotjen e brezit te ri me botekuptime kriminale, vrastare dhe aspak te tradites shqiptare.

    Reply to this comment
  4. Ilir June 27, 17:25

    humbje dhe bllof per renea ndigjoni ju qe jepni urdhera kush e paguan ate qe iku?
    dhe mos kujtoni se lepri kapet me qerre? Iku ajo kohe qe nje pordhe te beje trembet lagjia
    kundershtarin ta quani me te forte se vetja po deshet fitore keshtu thonte qoft largu
    po mir mer jahun si nuk zune mend keta katundaret tane (eproret)perseme mos iku koshi me gjith fiq qe su bo qometi e o nastradina ju qe komandoni renea mos je noj mik politike apo
    ke ngel qysh ne kohen e dulles e

    Reply to this comment
  5. Ilir June 27, 17:29

    humbje dhe bllof per renea ndigjoni ju qe jepni urdhera kush e paguan ate qe iku?
    dhe mos kujtoni se lepri kapet me qerre? Iku ajo kohe qe nje pordhe te beje trembet lagjia
    kundershtarin ta quani me te forte se vetja po deshet fitore keshtu thonte qoft largu
    po mir mer jahun si nuk zune mend keta katundaret tane (eprore)perseme mos iku koshi me gjith fiq qe su bo qometi e o nastradina ju qe komandoni renea mos je noj mik politike apo
    ke ngel qysh ne kohen e dulles e turp dhe respekt per ate qe iku

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim