Vijon puna për Unazën e Madhe, shkon në mbi 20 numri i ndërtimeve pa leje të prishura

December 6, 2018 18:14

Vijon puna për Unazën e Madhe, shkon në mbi 20 numri i ndërtimeve pa leje të prishura

Mëngjesin e sotëm, kryebashkiaku Veliaj konsumoi një kafe me komunitetin e banoreve të ardhur nga Tepelena, Skrapari dhe Korça, të cilet i premtuan se do t’i boshatisin dhe prishin vete objektet qe kanë ndertuar pa leje të zona e “Astirit”. Banoret i shprehen mbështetjen e tyre kryebashkiakut, ndërsa ai e cilësoi si të rëndësishem konsensusin e arritur.

Pas kësaj, banoret e kanë mbajtur fjalën e dhënë për Veliajn, e ashtu siç veproi Uke Çelkolaj nga Tropoja disa dite me parë, nisen pasdreken e sotme prishjen e ndërtimeve pa leje.

Deri tani, numri i objekteve pa leje që janë prishur në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana për t’i hapur rrugë projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe ka shkuar ne mbi 20, nderkohe qe priten te prishen edhe mbi 10 objekte te tjera. Vetëm gjatë ditës së sotme Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë se Tiranës, ka prishur 4 ndërtime të tjera pa leje, ndërsa më pas ka bërë edhe zhvendosjen e mbetjeve inerte.

Edhe prishjet e sotme janë bërë me mirëkuptimin e poseduesve të tyre, të cilët kanë bërë zhvendosjen e orendive dhe pajisjeve eletroshtëpiake, për t’i krijuar më pas mundësi makinerive të IMT-së që të vazhdojnë me shembjen e objektit.

 

v.l/ Dita

December 6, 2018 18:14
Komento

4 Komente

  1. Neki December 6, 18:38

    20 jan prishur dhe duket sikur merre ajer gjithe zona aty ! Vazhdoni punen edhe per ndertimin e rruges me keto ritme !

    Reply to this comment
  2. Boli December 6, 18:39

    Jepini drejtim puneve ! Lali vazhdo para merri radhe dhe beje at unaze se cdo dite mallkojm veten trafik

    Reply to this comment
  3. Albi December 6, 19:11

    Shuqyr qe po marrin forme punimet aty
    Edhe ndertojeni sa me shpejt unazen e re .

    Reply to this comment
  4. Eri December 6, 19:15

    Opo te prishen te gjitha jo mbi 20 te gjitha e te mos vonohet as 1 minut ndertimi inrruges se unazes se re .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*