Vijon spastrimi në Turqi, pezullohen nga detyra rreth 8 mijë policë

July 18, 2016 11:58

Vijon spastrimi në Turqi, pezullohen nga detyra rreth 8 mijë policë

Autoritetet në Turqi kanë pezulluar nga detyra rreth 8 mijë oficerë policie në të gjithë vendin, përfshirë Stamboll dhe Ankara, pas dyshimeve për lidhje me grushtin e dështuar të shtetit.

Lajmi u bë i ditur nga një zyrtar turk mbi sigurinë për Agjencinë e Lajmeve Reuters.

Ndërkohë numri i të arrestuarve ka shkuar në 6 mijë. Ata janë anëtarë të sistemit gjyqësor dhe ushtarak, përshirë gjeneralë, të akuzuar si pjesë e grushtit të shtetit.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan u zotua se do të pastrojë organet shtetërore nga “virusi” që shkaktoi revoltën.

Qeveria turke pretendon se pas plotit për të rrëzuar qeverinë qëndron kleriku Fethullah Gulen.

Ky i fundit i ka mohuar me forcë këto akuza.

arreste

Televizioni Shtetëror raportoi ditën e sotme se më shumë se 100 gjeneralë dhe admiralë janë arrestuar në operacione të shtrira nëpër gjithë vendin.

Ndërkohë, 8 ushtarakët që u arratisën me helikopter drejt Greqisë pritet që të dalin para gjykatës, ku do të përballen me akuzën e futjes në mënyrë të jashtligjshme në territorin e helen.

Duke folur para turmës së mbështetësve gjatë ditës së dielën, Presidenti Erdogan tha se do të merrte në konsideratë rikthimin e dënimit me vdekje.

Dënimi kapital hoq në 2004, si pjesë e përpjekjeve të Turqisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.  Në vend nuk është ekzekutuar asnjë njeri që prej 1984 – ës.

July 18, 2016 11:58
Komento

3 Komente

  1. Arben July 18, 12:13

    POLICIA E USHTRIA PER NJE RAST TE TILLE NEVOJITEN.

    KUSH NUK KA KRYER DETYREN DUHET TE PERGJIGJET PERPARA LIGJIT.

    Reply to this comment
  2. maks July 18, 12:16

    tani do e mbush ushtrin e policin me xhihadista

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*