Viktima të harruara, fëmijët e grabitur nga nazistët

July 7, 2018 09:39

Viktima të harruara, fëmijët e grabitur nga nazistët

 

Gjatë Luftës II Botërore nazistët rrëmbyen nga Polonia rreth 200.000 fëmijë që i “gjermanizuan”. Sot ata kërkojnë të njihen si viktima.

Monika Sieradzka – DW

Në fillim të vitit 1938, drejtuesi i trupave SS Heinrich Himmler deklaroi: “Unë kam vërtet synimin të shkoj e të marr, të grabis dhe të vjedh gjakun gjermanik kudo që të mundem”.

Si rezultat në vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore të pushtuara nga Gjermania e Hitlerit, trupat naziste rrëmbyen nga prindërit e tyre fëmijë ose i morën nga jetimoret dhe i sollën në Gjermani.

Më pas ata i vendosnin në strehimore që i përkisnin shoqatës së SS “Lebensborn” ku i “gjermanizonin” me metoda brutale. Shoqata “Lebensborn” i ka falsifikuar gjithashtu emrat dhe i ka paraqitur fëmijët e rrëmbyer si “fëmijë lindorë”.

Pra, të vërtetën nuk e dinë as familjet gjermane që i morën në kujdestari këta fëmijë. Ata duhet të kujtonin se ata ishin fëmijë jetimë gjermanësh etnikë nga territoret e pushtuara.

Hermann Lüdekind dhe shoqata “Fëmijët e grabitur – viktima të harruara”

Njëri nga këta është, Hermann Lüdeking, inxhinier në pension nga Bad Dyrrhajmi. Atë e rrëmbyen si fëmijë në vitin 1942 nga Polonia. Ai thotë se nuk e di se cilët janë prindërit e tij. Hermann Lüdeking ngriti padi që të njihet si viktimë e nazizmit duke kërkuar për këtë dëmshpërblim. Ai thotë se nuk e ka hallin te dëmshpërblimi, por që shoqëria të marrë vesh edhe për këtë lloj padrejtësie të nazistëve.

Jo “inferiorë” por “superiorë”

Por Gjykata Administrative e Këlnit e hodhi poshtë këtë kërkesë. Sipas gjyqtarëve paditësi kishte pësuar dëm të madh për shkak të “gjermanizimit” me forcë, por e hodhi poshtë kërkesën e tij, sepse “fëmijët e grabitur” deri tani nuk kanë marrë asnjë lloj dëmshpërblimi dhe gjykata nuk mund ta zgjerojë grupin e viktimave të të padrejtësive të nazizmit.

Gjermania u paguan një lloj pensioni ndihme atyre njerëzve ndaj të cilëve regjimit nazist ka mbajtur qëndrim armiqësor për shkak të sjelljeve të tyre shoqërore, preferencave seksuale apo për shkak të aftësive të kufizuara mendore.

Njerëz të tillë si homoseksualët apo personat me aftësi të kufizuara mendore konsideroheshin prej nazistëve si “material njerëzor me vlerë të ulët” si qenie inferiore dhe përndiqeshin për shkak të këtyre cilëve. Kurse në rastin e fëmijëve të grabitur, ata sipas ideologjisë naziste konsideroheshin si “superiorë” dhe janë grabitur me qëllimin për të forcuar “racën ariane”.

Edhe Ministria Gjermane e Financave si edhe Komisioni për Peticionet pranë Bundestagut e kanë hedhur poshtë njohjen si viktima të fëmijëve të grabitur, sepse e konsiderojnë rastin e tyre si pasojë të fateve të luftës.

Hermann Lüdeking dhe shoqata “Fëmijët e grabitur – viktima të harruara” do të ngrenë padi ndaj vendimit të Gjykatës së Këlnit.

a.s/dita

July 7, 2018 09:39
Komento

1 Koment

  1. Dh. M.Xhoga (Guri Naimit D) July 7, 16:37

    Si te harrosh dhimbiet e se kaluares Nazisto Fashiste?!
    Nje histori e dhimbeshme qe,s’duhet HARRUAR !

    Falenderime znj Monika Sieradzka -D.-qe na sjell kete shkrim te shkurter kujtse,per ato masakra perjetuar thuajse bota,mes tyre dhe ne shqiptaret gjate asaj lufte cnjerezore. Respekt dhe nderim Viktimave …
    *Historia nuk harron.Ajo rigjeneron ndergjegjen njerzore.
    **
    Dua te sjell per kexuesit nje ndodhi te ralle,per nje femije Shqiptar,i shtepise Femijes ne Tirane”Stepia e Varfnoreve”quhej ato vite,(“*8 Nendori”pas clirimit), detyruar rruget e mergimit,fill pas lufte e nje jete kaluar ne Toronto te Kanadase,qe 37 vjet me pare,pasi shkuar ne disa vendet sa Europiane,te Amerikes sa Jugore e Veriore. Ja si ndodhi takimi:
    “Ishte nje takim i ralle ne Toronto,takim me Petrit Telhaj, mbi 75 vjecar,ish jetim i jetimores para lufte,i kthyer ne personazhin e Jaces ne filmin:”Lulekuqet mbi mur..”
    .Mes veres 2013 mos gaboj,) Une mesues pesionist, aktivist dhe veprimtar i shoqates emigranteve ne Toronto, me z.Kastriot Frasheri-kryetar i Komitetit bamires ne shqiperi,ardhur posacerisht per tu takuar e emigrantet,sa Ilir Lena i Tv Pasqyra shqiptare,teksa pinim kafe “pune”, ne nje lokal,na vjen e na pershedet ne gjuhen amtare nje person i pa njohur,me nje gjuhe shipe me mire se ne. Na u prezantua dhe na befasoi sa na tregoi.Nje jete rene botes ane e mbane nga femije me 1944-45 provuar nga Italia,Serbia e deri tej oqeanit ne Brazil,Argjentine vendet e karaibeve sa mbrin ne Toronto te Kanadase, para 37 vitesh,tashme jeton si pesionist i ketij vendi me nje pesion te konsiderueshem,qe e falenderonte shtein kanadez. Fatkeqesisht nje jete beqar…me mallengjim te asaj moshe,mbi nje ore me te e nuk ndaheshim dot. Iliri si Kinooperator,(gaboj qe nuk e fiksoj ne kamera),kishte kontaktuar dhe me pare. Ne u ndame me ate bisede te dhimbeshme.I faleminderit atij, Po nuk ia fal vetes se me pas nuk kam kontaktuar me Te,edhe pse perseritur viziten ne Toronto. Di i lutesha Ilir lenes sa kryesise se shoqates “Shqiptaro Kanadeze”te na informoje per gjendien e tij,keto vite pa kontaktuar.Pacim fat te kontaktojme,nese Ai njeri atdhetar mbi atdhetaret,eshte ne jete ne Toronto.Mos qofte e thene, ndaria e tij nga jeta pa e mare vesh ne te komunitetit shiptar.Duhet gjetur e bere nderimet qe i takojne,ketij Biri nga PERMETi, qe nuk haroonte te na tregonte fotografite e prinderve te tij,deri Motres te atyre viteve pas lufte…Do ju jemi mirenjohes kush do na informoje per fatin e atij JETIMI nje jete jetuar larg atdheut me atdheun.
    Ai Zbatuar ate amanetin prinderor:
    “Bjerini botes ane e mbane/po mos e HARRONI-VAtAnE!”.
    Faleminderi gazetes “Zeri Popullit paqyruar ate takim,sipas nje informacioni timin telefonik…(Me falni per mungesen e dates dhe viti Botimit sa autori,gazetar i nderuar..)
    Pasuesi Veteran 82 vjecari
    Dhiiter Xhoga(Guri Naimit D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*