Viktimat e 21 Janarit, qeveria jep edhe 970 mijë Euro për 4 familjet

December 17, 2017 20:30

Viktimat e 21 Janarit, qeveria jep edhe 970 mijë Euro për 4 familjet

Një muaj përpara 21 janarit qeveria i ka akorduar 970 mijë euro shtesë familjeve të katër viktimave.

Ky është dëmshpërblimi i dytë pas atij të 18 janarit të këtij viti, që e çon shifrën në një total mbi 2 milionë euro.

Qeveria argumenton se detyrimi për dëmshpërblim rrjedh nga vendimet e gjykatës së Tiranës. Gjykata ka vlerësuar se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia dhe ka dënuar ish-komandantin e gardës, Andrea Prendi me 1 vit burg dhe gardistin Agim Llupo me 3 vjet.

Gjatë kohës që ishte në opozitë, Partia Socialiste e quajti vrasjen e protestuesve një krim shtetëror, duke akuzuar drejtpërdrejt ish-kryeministrin Sali Berisha si përgjegjësin kryesor dhe madje duke premtuar dhënien e drejtësisë.

Me këtë këst të dytë dëmshpërblimi dhe 2.1 milionë euro në total, socialistët i kanë vënë premtimit të tyre për drejtësi një çmim financiar prej 525 mijë euro për çdo të vrarë nga Garda e Republikës.

Por pas këstit të parë në fillim të vitit, xhaxhai i njërës prej viktimave, Aleks Nika, u shpreh për Top Channel se drejtësia për familjarët nuk ka marrë fund, pasi çështja, në aspektin civil të saj, është në Gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg.

Më 21 janar 2011, gjatë protestës përpara kryeministrisë humbën jetën Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

December 17, 2017 20:30
Komento

10 Komente

  1. Lisi December 17, 22:01

    E neveritëshme !
    Shqipëtarët paguajnë më para në dorë burracakërinë e Edi Ramës . Poshterim mbarëkombetar – paguajmë krimet e Berishës dhe mashtrimin e Ramës !
    Socialistë !
    Kryetari juaj po iu çon drejt humnerës , më keq se Nanua . Kur të kërkoni prapë Tepsinë e Timonin shqipëtarët një qeni do ia japin , por jo juve !

    Reply to this comment
  2. Adih December 17, 23:20

    Qe kur Rama , me katapult e me shpejtesine e driites beri LIKEN ,President, mos prisni as edhe nje gje nga RAMA ..Ai neser te henen do zgjedhi ELEZIN KRYEPROKUROR ;Do tme kujtoni .Me gjithe se eshte neser ne Bruksel ,ja ka lene ushtareve te bindur te tije,porosine per ke do zgjedhin …Shpresa e vetme ,ku te flene te qete viktimat ,dhe te shkoje e drejta ne vend ,eshte vetem e vetem ,tek BE dhe Amerika .??!!!!

    Reply to this comment
  3. Kris 1 December 18, 01:28

    21 janari u mbyll me para.Rrofte skizofreni i rilindjes qe na shpetoi Saliun

    Reply to this comment
  4. MH December 18, 01:39

    Kjo “bamiresi” nuk asht zgjidhja.
    Familjaret presin drejtesi ne ndeshkimin e fajtorve kriminel qe i muaren jeten te pafajshemve te cilet protestonin ne parmin ligjshmerise e te drejtave te njeriut.

    Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 December 18, 10:22

    pushti i tiranës ose palloshi që pretendon të këthehet në mbret,dhe kësaj rradhe godet rëndë!!
    “Qeveria argumenton se detyrimi për dëmshpërblim rrjedh nga vendimet e gjykatës së Tiranës. Gjykata ka vlerësuar se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia dhe ka dënuar ish-komandantin e gardës, Andrea Prendi me 1 vit burg dhe gardistin Agim Llupo me 3 vjet.”pra të marrësh shënjë dikë dhe ti zbrazësh trutë në kalldrëm qënka pakujdesi!!
    ky qën,me të gjithë qënëtë që ka përrreth shiti jo vetëm gjakun e njerzve që demostruan për një shtet të të drejtës por po shet dhe shqipërinë!!
    “Qeveria vendos ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë”-ky lajm është më i tmerrshmi që mund të jepet!!ky qën i ndyrë po pregatit realizimin e oreksit të gërkut!!
    ky kërkon ta çojë kufirin në shkumbin!!
    ky po planifikon që varret e lebërve të mbeten në teritor të gërkut të ndyrë!!

    Reply to this comment
  6. Alban Dega December 18, 11:21

    FATKEQESIA KOMBETARE

    – Me gjuhen e fakteve

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    – Si Berisha !

    …. Jane nje shpure qyqesh qe krijojne nje kor sa injorant aq edhe fatkeq… Tamam nje kor qyqesh qe jane gati te japin edhe jeten per “nenen parti” . E heqin veten te djathte pa pasur asgje ne xhep pervec dashurise per “liderin e pavdekshem” dhe milionave te siguruara me korrupsionin dhe tenderat e Padrinos ne kembim te besnikerise dhe servilizmit te tyre pa kushte.
    Kane vetem emra te ndryshem: Lulezim Basha, Flamur Noka, Arben Ristani, Fatmir Mediu, Oerd Bylykbashi, Edi Paloka, Fatri Balliu, Aleksander Frangaj, Blendi Fevziu, …” Klan”, “ Gazeta 55” , “ABC” … Gjithcka tjeter eshte pike per pike si Berisha.
    Flasin si Berisha. Kercenojne si Berisha. Shajne si Berisha, Cirren si Berisha. Per te menduar nuk behet fjale. Kane vetem mendte, me mire te themi mendesine enveriste te Berishes
    Lehin dite e nate per antikomunizem duke harruar shprehjen lapidare te disidentit te sprovuar Vaclav Havel se “nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist”.

    Haraci i mercenarit

    Me nje mentalitet tipik komunist japin mesime morali kur imoraliteti eshte “virtyti” me i larte i tyre… Flasin per demokraci kur shpirti i tyre eshte prangosur pas nje partie dhe lideri qe pervec emrit asgje nuk kane te perbashket me demokracine…
    Perbetohen per liri kur pervec servilit, sherbetorit dhe skllavit politik nuk dijne te bejne pune tjeter. Clironi shpirtin dhe mendjen tuaj nga prangat o fatkeqesi e vetvetes dhe e Berishes, qe po e demaskoni edhe me keq me genjeshtrat tuaja. Nuk e kuptoj si Berisha pranon te paguaje mercenare te tille qe po ia marrin krejt fytyren… ( !? )
    Nese jeni “vullnetare me zor ” te 97-es coni perpara akrepat e ores edhe plot 13 vjet se nuk u shpeton dot as Berisha. Genjeshtrat tuaja i kane kembet edhe me te shkurtera se mendja juaj xhuxhe o “Skuadronet e Vdekjes” se Ajatollah Ruhollah Gazidedes me emrin e vetem real “Fatkeqesia Kombetare….”
    Genjeshtrat e tyre i kane kembet shume me te shkurtera se rrenat e tyre dhe te padronit te tyre qe u kthen permbys jo vetem shikimin e botes por edhe te vertetat! A e keni informuar akoma Berishen se ku ndodhet Gerdeci !? Po se ku ndodhet Vicidoli!? Ka shume e shume vite pa e shkelur…. Po ….. Po… Nuk kane faj te gjoret. Nuk dine se cfare bejne. Eshte haraci i mercenarit

    Shifrat enigmatike dhe
    pasojat tragjike….

    Cfare kuptimi ka shifra e UDB, e KGB-se dhe sherbimit sekret francez XY, qe ia permendi ish- deputeti Spartak Braho ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit Popullor!?
    Si dhe pse e spiunoi tek Beogradi Xhelil Gjonin, te vetmin qe nuk e arrestoi dot bashke me bllokmenet e tjere !? Cili e rekrutoi i pari dhe sa u shit tek tjetri!? Jane pyetjet e tij jo te miat.
    Jane bere gati kater vjet nga deklarata e deputetit Braho ne nje forum ligjor te Kuvendit Popullor dhe as Kryeministri e asnje zedhenes i tij nuk ka hedhur ose pergenjeshtruar akuzat shume te renda te tij ndaj Berishes. Nje akuze gjithnje quhet e vertete persa kohe ajo nuk eshte pergenjeshtruar me fakte apo nuk eshte provuar e kunderta e saj ne gjykaten e drejtesise …..!
    Me shqetesojne seriozisht keto pyetje !? Nuk behet fjale per nje hafije a spiun ordiner a kaskete 80 lekeshe te ish- Sigurimit te Shtetit komunist. Behet fjale per nje udheheqes partie politike ne pushtet dhe per Kryeministrin e Republikes se Shqiperise qe ka ne dore fatet e vendit ! E di pse?!
    Se pari, sa here lexoj lajme nga Shqiperia sot me kujtohen mallkimet e nenes sime te viteve 70 per ” Qoftelargun e asaj kohe qe “eshte ka e drejton vendin sikur t’ia kete inat popullit te vet”
    Se dyti, as UDB serbe, as KGB-ja ruse nuk do ta drejtonin kaq mbrapsht Shqiperine si qeveria e korruptuar e sotme …
    Se treti, emerimi i Bashkim Gazidedes, nipit te shefit te UDB-se per Kosoven ne ate kohe, si kryetar i sherbimit sekret shqiptar – SHIK, te cilin lideri dhe heroi i demokracise Z. Azem Hajdari e ka akuzuar mese njehere per shitjen e te gjitha dosjeve teper sekrete te paraardhesve te tij UDB-es serbe…

    Zi e me zi per Shqiptari

    Se katerti, kontrabanda e naftes dhe hapja e rubinetave te saj per makinen serbe te luftes dhe terrorit ne Bosnje, Kosove, cka perben nje shkelje flagrante jo vetem te ligjeve shqiptare, por edhe te atyre nderkombetare dhe te Kartes se OKB-se!?
    Se pesti, ftohja dhe acarimi i marredhenieve me ish- Kryetarin e LDK-se dhe te Kosoves njekohesisht , Zotin Ibrahim Rugova ne vitet 1993- 1997, kur ai asnjehere nuk e vizitoi Tiranen.
    Se gjashti, arrestimi i kryeheroit te Kosoves Adem Jashari dhe liderve te tjere te rezistences ilegale ne Kosove ne vitet 94-96 ndersa takohej me Milloshevicin
    Se shtati , rrembimi , torturimi, ekzekutimi ne tortura dhe zhdukja e kufomes se atdhetarit kosovar Remzi Hoxha nga SHIK-ui i Gazidedes dhe mbrojtja me te gjitha mjetet e rrembyesve dhe torturuesve te tyre Sefgjini e kompani nga drejtesia shqiptare nen pretekstin me absurd te mundshem ” per te mos paguar demshperblime per denim te gabuar” duke i dhene vetes edhe rolin e krye-Kryegjykatesit te Shqiperise e duke penguar organin e akuzes shqiptare me emerimin e tij ne poste te larta ku ndodhen burimet kryesore te te ardhurave te shtetit shqiptar

    Nga katrahura ne katrahure

    Se teti, akuzat e befta dhe te pabesa kunder UCK-se dhe rezistences se armatosur ne kohe si “organizate terroriste…. marksiste- leniniste…. si dore e zgjatur e Beogradit” ne kulmin e saj per te dekurajuar luftetaret e lirise.
    Se nenti, organizimi i katrahures 97 qe shkaktoi mbi 10 000 viktima, mbi 4 miliarde dollare deme ekonomike e financiare popullit dhe e shkermoqi krejt shtetin shqiptar duke e futur ne trazira vdekjeprurese e rrenim deri ne zhberje…
    Se dhjeti, organizimi i grushtit klasik te shtetit te 14 shtatorit 1998. Ai shkeli jo vetem kodin e jetes, por edhe kodin e vdekjes. U keqperdor ne menyren me makaber deri edhe arkivoli me kufomen e heroit te dmeorkacise Azem Hajdari per te shqyer dyert e Kryeministrise, per cka ka protestuar mese njehere edhe vete bashkeshortja e Azemit te ndjere. Po te mos ishin paralajmerimet e Uashingtonit, do ta kishte futur Shqiperine ne nje katrahure te re… duke perdorur edhe mercenare te UDB-se serbe ne castet me vendimtare per Luften Clirimtare te Kosoves,
    Se 11-ti, rekomandimet e mbrapshta per Delegacionin e Kosoves ne Konferencen e Rrambujese per te mos nenshkruar ate marreveshje, cka i solli fitim kohe dhe i sherbeu vetem Beogradit dhe Milloshevicit…

    Nga dhuna ne terror

    Se 12, tragjedia e Gerdecit e 15 marsit 2008 shkaktoi mbi 500 viktima, midis te cileve 26 shqiptare te pafajshem te vdekur , fakira qe punonin si skllever pa asnje sigurim shoqeror e pa asnje mase sigurie teknike e jetesore ne fabriken e vdekjes se qevezise Berisha. “ Kjo Mafia ka dale krejt jashte kontrollit” shkroi gazeta me e madhe ne Botes “ The New York Times”
    Perparimi i regjimit te Berishes eshte i dukshem: nga “Qeveri e gangstereve” ne 97-en kalon ne nje “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” !!!
    Se 13-ti, zullumi antikombetar i Berishes dhe qevezise me te korruptuar ne historine e Shqiperise po ashtu shenon lartesi te reja. Ne prag te zgjedhjeve te reja parlamentare ata miratojne marreveshjen atdheshitese te Otrantos me Athinen, e cila akoma mban ne fuqi me ligj gjendjen e luftes me Shqiperine, tashme nje vend aleat e e anetar i NATO-s.
    Po te mos ishte kushtrimi atdhetar i Kolonelit te flakur nga detyra Myslim Pashai dhe vendimi i Gjykates Kushtetuese, Shqiperia do te kishte sot rreth 350 kilometra katrore me pak ose dhjete Shen Nauma me shume ne nje pellg ku flitet per nje det prej triliona fuci nafte e biliona tone metrik gazi natyror. Secili prej bashkepunetoreve te Berishes ne kete akt tradhetie kombetare gradohen ne majat e diplomacise, ushtrise. Spikat emerimi i“ Kolonelit te Asfalise greke me tre gishta” Arben Imami ne krye te Ministrise se Mbrotjes se Shqiperise!

    Nga vjedhja e pasurive dhe votave tek …

    Se 14-ti Berisha dhe qeveria e tij e korruptuar e atdheshitese nuk lene mjet pa perdorur per ta kaluar sa me shpejt kete akt atdheshitjeje Greqise para zgjedhjeve. Po ashtu ministrat e tij dhe krejt peshkaqenet e korrupsionit hidhen ne gare per te shperblyer mercenaret e Berishes
    me tendera pa fund. Brenda 30 diteve te fundit te mandatit te pare te Berishes dhurohen mbi 50 tendera hidrocentralesh, rrugesh… me vlere prej rreth gjysem miliardi euro vetem per klanin e korruptuar rreth Berishes.
    Se 15-ti, vjedhja masive e mundit e djerses, pasurive te taksapaguesve shqiptare, pasohet nga vjedhja masive votave te tyre ne zgjedhjet e 28 qershorit te vitit 2009.
    “ Votat u numeruan keq ose shume keq ne 30 per qind te tyre” thekson raporti i vezhguesve te Evropes dhe Amerikes demokratike. Per cudi a per leverdi reciproke ata i japin note kaluese kesaj demokracie ala Ahmedinaxhad ne zemer te Evropes e Berisha qeveris me me pak vota popullore dhe me pak se nje te dhjeten e votave te trukuara e sakatuara edhe nga modeli Hollandezo- Spanjoll i Kastriot Islamit!

    Qevezia e hajnave

    Se 16-ti,si rezultat i ketyre vjedhjeve krijohet edhe qeveria e hajnave me ne krye Padrinon Sali Berisha. Ish- ministri i Transportit dhe i Puneve te Jashteme Lulezim Basha i akuzuar jo vetem nga opozita, por edhe nga Prokuroria e Pergjithshme per vjedhje qindra milioneshe ne autostraden kombit emerohet ne krye te Ministrise se Brendshme. Nje i akuzuar per shkelje rendi e ligji emerohet ne krye te forcave te rendit e ligjit!!!
    Ish- Ministri Mbrojtjes Fatmir Mediu ne kohen e tragjedise Gerdeci, i akuzuar ligjerisht per korrupsion, shperdorim detyre dhe vrasje massive te shqiptareve … emerohet si Minister Mjedisi ne vend te dergohet per stazh drejtesie ne birucat e Bences !

    Fjalet plumba dhe ….

    Se 17-ti dhunes fizike te Berishes dhe regjimit te tij ndaj shqiptareve i shtohet edhe dhuna verbale, sharjet prej rrugaci, kercenimet dhe shperthimet skizofrenike kunder opozites shqiptare dhe liderit te saj Edvin Rama, kunder cilitdo qe i kundervihet paranojes diktatoriale te Sali Berishes, qe eshte kthyer ashiqare ne Luigjin e 14-te te Shqiperise “Ligji jam une” dhe klani im. Te tjeret jane “shiftaret e njerkes”!
    Se 18-ti, shkelja flagrante e barazise se shtetasve shqiptare para ligjit , duke i ndare ne shqiptaret e Sales dhe ne shiftaret e njerkes eshte dhunimi me i madh jo vetem i Kushtetutes shqiptare, qe askush si Sali Berisha nuk e ka kthyer ne nje pacavure pa kurrfare vlere. Eshte po ashtu edhe shkelja me flagrante e Konventave Nderkombetare per te Drejtat dhe Lirite Njerezore. Eshte edhe ushqimi me dru i zjarrit te revoltes popullore.
    Se 19-ti, kjo shkelje e flagrante e barazise se shtetasve shqiptare para Kushtetues dhe Konventave te te drejtave e Lirive Themelor te Njeriut shoqerohet me vete zvetnimin njerezor te kryeministrit shqiptar dhe qevezise se tij perballe greves se urise se dhjetra deputeteve te opozites para selise se tij. Bashke me kete degjenerim te cdo ndjenje njerezore vdes edhe iluzioni se ne shpritin e mendjen e kryeminsitri shqiptar ka mbetur qofte edhe nje gjurme e Betimit te Hipokratit, si ish- mjek.

    Parzmorja e hekurt e diktatorit ne vend te bluzes se bardhe te doktorit

    Se 20-ti, ne vend te bluzes se bardhe te mjekut, qe pat premtuar se do ta rivishte sapo ta kerkonin interesat e demokracise dhe subjektit kryesor te saj demosit, popullit shqiptar. Tashme ai imazh ka vdekur pergjithnje. E vetmja gje qe ka mbetur gjalle dhe e fuqishme ne shpirtin mendjen dhe praktiken e Sali Berishes eshte shpirti fanatik komunist, enverist, stalinist i tij.
    “ Une do te qendroj ne pushtet edhe 30 a 35 vjet… aq sa te me jape ymer ai lart” deklaron Kim Jong Ili i Shqiperise. Komentet jane te teperta. Sali Berisha do te shfaqej keshtu me parzmoren e hekurt te nje diktatori komunist pranojak qe ashtu si babai i tij shpirteror ekzekutoi publikisht kater shtetas te pafajshem , qe shikon kudo armiq, puciste, bastuna, stilolapsa revolvere, pilula me helme.
    Tragjedia e 21 janarit 2011 hoqi edhe iluzionin e fundit lidhur me antikomunistin 24 karat komunist Sali Berisha.
    Perfundimisht ai doli para popullit dhe para Botes sic eshte ne te vertete, si ekzekutor publik i qytetareve te vete te lire, faji i vetem i te cileve ishte se kerkonin liri e demokraci, nje jete me te mire per veten, per femijet dhe femijet e femijeve te vet.

    Si ta nxjerrim vdekjen nga politika shqiptare !?

    Duke vrare kater prej nesh, ai na ka vrare secilin e te gjithe ne. Secili prej nesh mund te ishte ate dite aty ku ishin ata, ne betejen per liri e demokraci sipas modelit me te te perparuar e me te sprovuar ne Bote, asaj amerikane.
    Bashke me plumbat e urdheruar te zbrazen mbi kater prej nesh, ne politiken e Sali Berishes ka hyre vete vdekja.
    E vetmja gje qe e nxjerr vdekjen nga politika, thote Nobelisti Gabriel Garcia Markez , eshte denimi me vdekje i politikes se vdekjes.
    Po aq ne mos edhe me sakte e tha edhe mendimtari kombetar shqiptar Akademiku Rexhep Qosja, dikur miku e perkrahesi me i vendosur i Berishes: Kush perdor dhunen ne politike nga dhuna do te vdese!
    E tha hapur e teper njerezisht edhe diplomati i larte amerikan Countryman i cili e filloi konferencen e shtypit sot ne Ambasaden amerikane ne Tirane me ” trishtimin” per vrasjen e 4 shqiptareve me 21 janar 2011.
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne! Ato po bien cdo dite e me fort!

    SHENIM : KY ARTIKULL ESHTE SHKRUAR NE FILLIM TE VITIT 2008. PERDITESUAR ME 27 MAJ 2011. RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 December 18, 13:37

      “SHENIM : KY ARTIKULL ESHTE SHKRUAR NE FILLIM TE VITIT 2008. PERDITESUAR ME 27 MAJ 2011. RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM.”
      e pastaj o euforik i pjerdhur??
      të plasin sytë a stë funksionon truri që nuk i hyn në punë askujt më saliu??
      harron mor i mbetur në autoreversë se ky palloshi që duket mbas rreshtave të parë,e ligjëroi krimin shtetror!!e quajti vrasje nga pakujdesia!!e bëri të njëjtë me një aksident rrugor???
      nuk i lexon artikujt për varrezat që ju ka dhënë grekëve??ndryshe nga saliu që dha 4,ky nuk ka vënë limit!?
      or ti i mbetur në të shkuarën,a të kujtohet se ky mut,ky mut i madh,ky mut 2.2 m i lartë i quante ato 4 vorrezat gërke si tradhëti ndaj shqipërisë??
      lëreni ujkun se ka ngordhur,ky çakalli po bën kërdinë!!

      Reply to this comment
  7. perkthyesi December 18, 12:06

    Per familjaret duhet te paguajne deri me nje ata qe e shkaktuan tragjedine, dhe jo te kompensohen nga buxheti i shtetit, domethene prej taksave tona! Vetem kjo eshte drejtesi, e jo duke mbrojtur katilet dhe zorzopet qe krijuan ate menxyre!

    Reply to this comment
  8. anticensurë25642654 December 18, 12:13

    “SHENIM : KY ARTIKULL ESHTE SHKRUAR NE FILLIM TE VITIT 2008. PERDITESUAR ME 27 MAJ 2011. RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM.”
    e pastaj o euforik i pjerdhur??
    të plasin sytë a stë funksionon truri që nuk i hyn në punë askujt më saliu??
    harron mor i mbetur në autoreversë se ky palloshi që duket mbas rreshtave të parë,e ligjëroi krimin shtetror!!e quajti vrasje nga pakujdesia!!e bëri të njëjtë me një aksident rrugor???
    nuk i lexon artikujt për varrezat që ju ka dhënë grekëve??ndryshe nga saliu që dha 4,ky nuk ka vënë limit!?
    or ti i mbetur në të shkuarën,a të kujtohet se ky mut,ky mut i madh,ky mut 2.2 m i lartë i quante ato 4 vorrezat gërke si tradhëti ndaj shqipërisë??
    lëreni ujkun se ka ngordhur,ky çakalli po bën kërdinë!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*