Viktor Malaj: Për “filozofët” bishtpërpjetë që nuk i lidh asgjë me të vërtetën dhe as me interesat e popullit

August 13, 2020 10:56

Viktor Malaj: Për “filozofët” bishtpërpjetë që nuk i lidh asgjë me të vërtetën dhe as me interesat e popullit

Viktor Malaj   

Disa “filozofë” bishtpërpjetë që kanë tridhjetë vjet që na japin leksione mbi demokracinë, por që kanë po kaq vjet që na kanë provuar në praktikë se me demokracinë nuk i lidh asgjë, përsërisin herë pas here se “nga opozita nuk i vjen asnjë e keqe vendit”, prandaj ata që kritikojnë opozitën janë thjesht në shërbim të pushtetit dhe antidemokratë. Pohimet e këtyre ideologëve mjaullitës për pushtet nuk i lidh asgjë me të vërtetën dhe as me interesat e popullit.

Është krejtësisht e vërtetë që dylbitë e mendjes duhen përqendruar tek pushteti dhe pushtetarët, por është po kaq e vërtetë se ata që presin mbas derës për të ardhur në pushtet duhen kaluar në aparatin e radiografisë mendore e morale përpara se të konsiderohen alternativë e pushtetit. Të mos flasësh dhe analizosh ata është njëlloj sikur të ndahesh me bashkëshortin/en dhe të martohesh me një tjetër pa e njohur dhe pa u interesuar fare për personalitetin e tij/saj.

Të kërkosh zëvendësimin e qeverisjes aktuale (duke përfshirë edhe kryeministrin Rama) me një tjetër më të mirë dhe më të denjë është detyrim moral dhe intelektual ndaj vendit dhe popullit, por të thuash, siç pohonte një ish-ministër (tani pjesë e opozitës), se opozita duhet sjellë në pushtet, edhe në mos qoftë më e mirë, thjesht për rrotacion, kjo do të thotë se opozita duhet sjellë në pushtet sepse mua nuk më rrihet kaq gjatë në opozitë.

Ashtu si pushtetarët, edhe opozita analizohet dhe vlerësohet lidhur me personalitetin e figurave kryesore të saj, me sjelljen e saj në opozitë dhe me programet që paraqet. Kur figurat kryesore opozitare janë të panjohura dhe, sidomos, të pasprovuara në pushtet, atëherë kriteri i parë nuk duhet konsideruar fort pasi “praktika është kriteri i së vërtetës”.

Mirëpo, kur ke të bësh me të njëjtat figura, të njëjtën mendësi, moral dhe me njerëz që janë provuar disa herë në pushtet dhe po aq herë kanë dështuar, që aq herë sa kanë qeverisur po aq shpesh kanë kryer faje e krime, puna ndryshon rrënjësisht. Të gabosh apo të mos mbash premtimet e bëra është e pranueshme sepse janë shumë faktorë që përcaktojnë produktin e qeverisjes, por që, me vetëdije, të kesh kryer krime që cenojnë parimet themelore të shtetit që pretendon se ti e përfaqson dhe e drejton më mirë se kundërshtari dhe të mos ndiesh dhe as pranosh kurrfarë përgjegjësie historike, politike dhe as juridike, kjo do të thotë se je i padenjë për të qeverisur dhe se edhe njëqind herë të vihesh në krye po aq herë do t’i përsërisësh gabimet dhe fajet e mëparshme. Të risjellësh në krye të vendit ata që kanë gabuar dhjetëra herë, nuk janë penduar asnjëherë, megjithëse kanë pasur mjaft kohë për t’u ndrequr, do të thotë të bësh vetëvrasje individuale dhe kolektive.

Prandaj “filozofët” e moskritikës ndaj opozitës do të bënin më mirë, për vendin dhe opozitën, që të nxisin dhe punojnë për ndreqjen morale dhe politike të drejtuesve kryesorë të opozitës dhe zëvendësimin e tyre në mënyrë që të kenë të drejtën morale për ta rithirrur në pushtet.

Derrat e Kënaqur 

Derrat e kënaqur nuk kanë parime dhe as skrupuj. Ata i thërret kënaqësia e barkut dhe i lumturon mbushja e xhepave. Të varfërin e përçmojnë dhe kohën me ngjarjet e saj e vlerësojnë në raport me peshën e atyre që kanë në xhepat e vet. Atdheu i tyre është banka dhe shtëpitë e tyre janë llogaritë bankare që ata zotërojnë. Kur llogaritë e tyre bankare shtohen, banka vetë iu përngjan me parajsën apo shtëpinë e Zotit, edhe nëse aty vjen era kalbësirë morale dhe çnjerëzim.

Një nga parvenytë* e kohës, një shok dhe zëvendësministër i z. Rama, Artan Shkreli kishte botuar në rrjetet sociale një fotografi të para 50 viteve që paraqiste disa gra fshatare në stërvitje ushtarake dhe këtë e bënte për të ironizuar kohën dhe sistemin e atëhershëm. Jo vetëm Shkrelit por edhe disa Artanëve të tjerë që janë satelitë të Kryeministrit aktual iu duket krenari tallja me shumë fenomene të dikurshme, fenomene që s’ishin karakteristike vetëm për Shqipërinë dhe për shqiptarët, por edhe për shumicën e vendeve të botës perëndimore dhe lindore dhe që ishin të imponuara nga rrethanat ndërkombëtare.

Kritikave të disa ndjekësve të tij në Facebook, ai iu përgjigj: “Keni helmin e monizmit në gjak”. Të gjithë prodhuesve të marrëzive intelektuale dhe të gogësimave morale të sotme, nëse iu kundërvihesh, iu vjen në ndihmë referimi ndaj monizmit si justifikim dhe “provë” se ata kanë të drejtë. Unë kam njohur njerëz që janë helmuar, sëmurur dhe lënguar edhe duke ngrënë mjaltë, pasi kishin ngrënë më shumë se ç’i takonte stomakut të tyre. Përgatitja për mbrojtje dhe stërvitjet ushtarake kanë qenë dhe janë pjesë e veprimtarisë së çdo shteti dhe populli serioz. Në kushtet e ekzistencës së Luftës së Ftohtë, kur vende të tjera si Korea, Vietnami, Kamboxhia, Hungaria, Çekosllovakia etj. sulmoheshin, pushtoheshin, vriteshin e digjeshin me napalm me pretekste e mashtrime nga të fuqishmit e globit, kur këta të fuqishëm përgatisnin e hidhnin nga ajri dhe toka qindra terroristë e vegla mjerane të sundimit rajonal e global, përgatitja e ushtrisë dhe e popullit për një luftë të mundshme ka qenë ndër gjërat më të arsyeshme dhe të dhimbshme. Unë nuk besoj se shtete të tillë si Zvicra, Suedia, Izraeli, Korea e Jugut etj. që zhvillojnë stërvitje ushtarake dhe fortifikime, edhe sot, të jenë të infektuar nga “helmi i monizmit”.

Ka qenë dhe mbetet më e arsyeshme, e ndershme dhe atdhetare të stërvitesh për mbrojtjen e vendit tënd sesa të shkosh si mercenar dhe të lësh kokën nëpër shkretëtirat e Azisë për t’iu shërbyer interesave të oligarkisë finaciare dhe industriale botërore, siç ndodh sot me jo pak shqiptarë. Janë kjo skotë intelektualësh “iluministë” që para pak vitesh shpreheshin se “Do ta kisha pasur për nder të isha ministër në qeveritë kolaboracioniste gjatë Luftës së Dytë Botërore” ose “Si ata që luftuan pushtuesit nazifashistë, ashtu edhe ata që bashkëpunuan me ta, i kanë shërbyer Atdheut në mënyra të ndryshme”. Derrave të kënaqur për shkak të privilegjeve dhe përfitimeve të dyshimta të siguruara nëpërmjet lidhjeve qeveritare iu duket e ulët, e padobishme, e panevojshme dhe e turpshme të bëje stërvitje dy-javore për të mbrojtur vendin në rast sulmi të mundshëm, por këtyre lloj filozofësh të barkut nuk iu bën përshtypje ose e konsiderojnë normale që mijëra vajza shqiptare kanë mbushur rrugët me drita të kuqe të Perëndimit dhe përdoren si vegla të mjera dhe qënie pa dinjitet në “biznesin” e prostitucionit, që qindra femra të tjera shqiptare merren në punë në vendin e tyre për të bërë kamerieren apo “balerinën” dhe shfrytëzohen nga “bosët e suksesshëm” të kapitalizmit si prostituta, që dhjetëra mijëra shqiptarë kanë mbushur burgjet e vendit dhe ato të Perëndimit të joshur nga trafikimet e drogës, që dhjetëra mijëra të rinj dhe të reja janë të papunë apo sillen të droguar shesheve të qyteteve tona.

E përse t’iu bëjnë përshtypje këto dhe korrupsioni alarmant e dëshpërues i qeverisjeve të radhës kur punët e tyre iu shkojnë si s’ka më mirë, kur ata mund të fitojnë me një tender apo konçesion aq sa marrin ndihmë sociale të gjitha familjet shqiptare së bashku për një vit, ndihmë që s’iu mjafton as për të blerë bukën thatë?! Prandaj derrat e kënaqur stërvitjen ushtarake për të “siguruar stabilitetin” në Azi, ku të parët tanë nuk na kanë lënë asnjë lloj pasurie apo trashëgimie, e konsiderojnë “detyrim demokratik”, ndërsa përgatitjen e djeshme për vendin e vet e përqeshin dhe e quajnë “helm të monizmit”. Nuk kanë faj!

Tregtarët e Atdhetarizmit 

Para disa ditësh në doganën shqiptare u ndalua për verifikim një shqiptar i Kosovës sepse emri i tij figuronte në sistemin elektronik ndërkombëtar të personave në kërkim. Pas verifikimeve, qytetari kosovar u la i lirë të hynte në Shqipëri. Menjëherë pas këtij “incidenti” reagoi z. Hysni Guxati, Kryetar i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së duke deklaruar: “Shteti i Shqipërisë duhet ta lirojë sa më parë Murtez Kastratin dhe të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguara në Interpol nga Serbia…”. 

Në kohën kur Guxati bënte deklaratën emocionale dhe naive, shtetasi kosovar M. Kastrati ishte duke udhëtuar i lirë drejt plazheve të Shqipërisë. Duke e konsideruar deklaratën e tij si të tillë dhe të prejardhur nga mosdija, duhen vënë në dukje disa gjëra që Guxati dhe kushdo tjetër duhet t’i dijë. Veteranët e UÇK-së nuk e kanë të shkruar në ballë anëtarësinë dhe kontributin e tyre. Serbia shpall në kërkim persona që ndiqen penalisht për vepra kriminale ordinere, por, midis tyre, edhe persona që ai shtet i ndjek politikisht. Shteti shqiptar, ashtu si shumica e shteteve të botës, ka nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare dhe është shtet anëtar i institucioneve ndërkombëtare që e detyrojnë të respektojë legjislacionin ndërkombëtar edhe lidhur me personat në kërkim. Ndalimi në kufi i personave, emrat e të cilëve figurojnë në sistemin ndërkombëtar përkatës si njerëz në kërkim, është detyrim të cilit asnjë shtet nuk i shmanget dot. Pastaj, pas verifikimeve të nevojshme dhe procedurave përkatëse ligjore, vendoset statusi i personit të ndaluar. Kështu që, thirrja e Guxatit për të mos konsideruar asnjë emër të shpallur në kërkim nga shteti serb është e gabuar.

Nëse thirrjen e z. Guxati mund ta konsiderojmë emocionale dhe naive, qëndrimin e një torollaku shqiptar me emrin Kreshnik Çollaku, të cilin, për shkak të nivelit të mjerë të intelektit dhe karakterit të shtrembër, PD-ja e ka zgjedhur në forumet më të lartë politikë të saj, mund ta konsiderojmë një lajthitje tregtarësh të atdhetarizmit.

Ja çfarë deklarate të padenjë bëri ai në emër të partisë së tij: “Sipas burimeve të sigurta, sot nga policia shqiptare është ndaluar Myrtez Kastrati nga Lipjani, ish-luftëtar i UÇK-së… Ky është një tjetër skandal në nivelin e një turpi kombëtar. Arrestimi i luftëtarëve të UÇK-së nga Tirana zyrtare, për shkak të kërkesave të Serbisë, është një thikë pas shpine Kosovës dhe luftës së saj për çlirim. Tirana zyrtare po kthehet në shërbëtore të rëndomtë të Beogradit “.

Në deklaratën e këtij njeriu qesharak shfaqen sa budallallëku dhe mjerimi moral, aq edhe fodullëku, hipokrizia dhe djallëzia. Çollaku beson se njerëzit që kalojnë në pikat kufitare me Shqipërinë janë si autobotet e naftës në vitet ’90 të cilat ndaloheshin për kontroll, me përjashtim të atyre të Firmës “Shqiponja” të PD-së të cilat kishin shenjën dalluese për t’i bërë të paprekshme.

Dëshira e tij dhe e partisë që përfaqson për t’u shfaqur si atdhetarë të rremë i shndërron në matrapazë të atdhetarizmit. Është kjo arsyeja që kapen pas një rasti të pavërtetë dhe e interpretojnë ndalimin disa minutësh për verifikim si një “arrestim”.  Ata që, kur UÇK-ja ishte në ilegalitet apo kur përleshej me pushtuesit serbë, ia burgosnin drejtuesit dhe komandantët e saj në Tiranë, e shpallnin “organizatë terroriste” dhe përcillnin çdo ditë dhjetëra kamionë me naftë drejt shtetit serbo-malazez, tani bëhen “avokatë” të saj, e quajnë ndalimin për verifikim si arrestim, skandal, thikë pas shpine Kosovës, turp kombëtar dhe shërbim ndaj Beogradit.

Këta njerëz të zhveshur nga çdo skrupull moral, qytetarisht të papërgjegjshëm, kombëtarisht të pavlefshëm dhe politikisht të dëmshëm e të pandreqshëm meritojnë vetëm përbuzje. Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk iu nevojiten tregtarët e atdhetarizmit por atdhetarët konsekuentë e dinjitozë, nuk iu nevojiten njerëz që atdhetarizmin e rremë e përdorin si parullë mashtruese dhe joshëse për pushtet, por iu duhen njerëz të cilët pushtetin e përdorin për forcimin e atdheut dhe të kombëtarizmit.

* Parvenu ( fr. ): Një person i cili, shpejt dhe papritur, ka siguruar pasuri dhe arritur pozita të larta shoqërore e politike por që nuk zotëron sjelljen dhe sqimën e duhur.

 

 

 

 

 

 

August 13, 2020 10:56
Komento

24 Komente

  1. Ca te thuash per kete rrace August 13, 11:17

    Keta demagog komunist sharlatan servil te tipit sali fahri e co me dhjerokracine i lidh vetem vjedhja shkatrrimi,trushplarja,perca sundo,vidh prit e shto pasurine.
    Te gjithe servilet e djeshem qe perfituan duke duartrokitur e mburrur me biografine,sot na u bene milioner e na hiqen antikomunist dhe te persekutuar..
    Qenkan rraca me e ndyre hipokrite.

    Reply to this comment
    • Fisniku August 13, 18:00

      Se kush jane e sa vlere kane sot te gjithe ata qe na hiqen si “filozofe”,”profesore”,”doktore” etj,mjafton vetem ky vit, kur cakenjte e politikes,pergjegjes per rrenimin e plote te Shqiperise coptuan demokracine,u tallen tragjikisht me shqiptaret,moren mbeshtetje te hapur nga nderkombetaret,jo per interesat e popullit shqiptar,por per llokmat e pushtetit te ardhshem dhe te gjithe keta palo filozofe HESHTEN dhe nuk thane asnje fjale se po dhunohej SOVRANI popull!
      Doemos qe keshtu do ndodhte se sot shqiptaret nuk jane as popull,as shoqeri e zhvilluar,bile as turme,por nje grumbull ” delesh”,qe cobani i ka drejtuar vetem me nje qen stani!
      U ndryshua Kushtetuta ne 2008 nga Berisha dhe Rama,qe ishte miratuar me referendum,por populli heshti dhe pasojat dihen!
      Edhe kete radhe,duke e ditur se shqiptaret jane “dele: te njejten gje bene:E ndryshuan Kushtetuten dhe te gjithe heshten!
      Kjo verteton ate se ne shqiptyaret jo vetem jemi “dele” si shoqeri njerezore,por as kemi qofte edhe nje njeri te vetem,qe te na rrefeje rrugen e drejte ku “DY DUAR TE MBROJNE NJE KOKE”!
      Dhe kjo u duk ne tere shtypin tone ku mbushen faqet me historite e diktatures,Zogollit,politiken boterore,si u bene SHBA fuqi globale,si u be Kina kjo qe eshte etj,duke ua larguar vemendjen popullit nga realiteti!
      Ujqerit e politikes po e shqyenin DEMOKRACINE,por i shkreti popull nuk kishte sensore qe t’i tregonin atij gjemen qe po pregatitnin keta cakenj edhe per 30 vitet e ardhshme!
      Sipas kesaj llogjike,them se ne Shqiperi akoma nuk ka lindur nje burre shteti,si Enver Hoxha,qe te marre ne dore fatet e vendit,jo per te vendosur socializmin,por kapitalizmin e vertete,ate kapitalizem qe e kane SHBA-te aktualisht!Deri atehere ne do na servirin histori me dashnoret e Enverit,spiunlliqet e Koliqit e Camajt,tradhetite e Zogollit,demokracine e dhjere te satrapit,qe kishte per dashnore te njohura jo vetem prostitutat e huaja,por edhe motrat e tij beqaresha!

      Reply to this comment
  2. tom August 13, 11:21

    na thuaj cfar do bejme pervec votes se pavlefshme te tjerat i dime.

    Reply to this comment
  3. z August 13, 12:10

    E sakte Z. Malaj! Edhe Kreshnik edhe Collak! Shqiptar me gjak te paster shqiptari me emrin Sabah Turku, ben thirrje per Cameria Republike por, nuk di te shkruaje shqip! Nuk e di se sa shqiptar eshte nje njeri me emer e mbiemer turk? Saliu jo vetem na vrau dhe na shiti por na solli prapambetjen,analfabeizmin!

    Reply to this comment
  4. katarakti August 13, 12:27

    Viktor Malaj nuk te zhgenjen asnjehere. I drejte dhe llogjik ne ato qe shkruan. Opozita e sotme eshte katastrofa e djeshme. E provuar dhe sterprovuar ne pushtet ajo vetem gjema i ka sjell ketij vendi. Rama eshte e mira me e vogel, por te tjeret as qe llogariten fare.

    Reply to this comment
  5. Jimi August 13, 13:00

    Viktor! Te lumte, bjeri drejt se ka lehtesira. Mire te tera, e tera, po ky Shkreli c’pati me uren xhanem!?

    Reply to this comment
  6. Bertrand August 13, 13:05

    Zoti Malaj,a e dini ju se kush jane interesat e popullit sot?
    Po t’i them une disa prej tyre:
    1-Duam nje pushtet vendor,qe te beje pritje populli,cdo dite per zyrtaret e thjeshte dhe te pakten nje here ne jave per kryetaret e bashkive etj!
    Per cdo ankese qe qytetaret kane ndaj padrejtesive te rrogtareve te administrates,te kene te drejte t’i drejtohen brenda dites eprorit te tyre,qe t’i zgjidhe konfliktet,por edhe te ndeshkoje rrogtarin fajtor!
    Keshtu zhduken padrejtesite dhe rrogtaret e administrates te pa afte ose te korruptuar, vihen nen mengenene e qytetareve!
    Slogani i “Bashkeqeverisjes me qytetaret”,per deri sa e le qytetarin nen meshiren e rrogtarit te korruptuar,eshte vetem nje mashtrim i madhg!
    2-Duam nje shtet e bashki,qe te mos vendose taksa,se u mungojne parate e duhura,por t’i beje transparente veprimet e saj dhe te marre mendimet e qytetareve!
    Se sot bashkia e Tiranes ka shtuar taksat e pastrim gjelberimit,por as pastrim e as gjelberim nuk ben!
    Se pastrim nuk quhet zbrazja e kazaneve te plehrave,por pastrimi i te gjithe mjedisit ku jetojne qytetaret qe kane paguar keto taksa!
    Duam nje bashki qe te kerkoje pastrimin e qytetit NATEN ,qe qytetet te gdhihen te pastert,si dikur ne diktaturen komuniste,me kriminalen ne gjithe lindjen,qe rruget te mos fshihen me fshesa zhuke si ne vitin 1945,por me makina speciale qe te pastrojne dhe te lajne rruget me uje e dizinfektant!
    3-Duam nje bashki,qe te mos na mashtroje me faturat e ujit,qe deklaron se po na furnizon me uje te pijshem,kur ai eshte i PA PIJSHEM dhe per me teper me nje cmim 8 here me te larte se ai i energjise elektrike!
    4-Ne se nje qytetar ngre nje problem duhet qe bashkia ta studioje seriozisht,te jape pergjigje dhe te marre masat e nevojshme per zgjidhjen e saj,e jo ta hedhi ne koshin e plehrave sic ka bere edhe me mua disa here kryebashkiaku Veliaj!

    Reply to this comment
  7. Dajti August 13, 13:26

    Kemi shperdoruar 30 vitet me te mira te jetes tone dhe te femijve tane,duke pritur,qe jeta jone te behej me e mire se sa e kishim ne kohen e diktatures komuniste,por tani jemi te zhgenjyer te gjithe pa perjashtim!
    Ndodhemi ne majen e MALIT TE MJERIMIT,por askush deri me sot nuk ka dale e te na hape syte e kokes e te mendjes,se cfare duhet bere per ta shporrur mjerimin qe na ka pushtuar!
    Mbi te gjitha akoma nuk duket drite ne fund te tunelit te ketij mjerimi,qe te shpresojme dicka!
    Ne cdo kohe Shqiperise i kane dale trima,qe kane udhehequr popullin per hallet e tij,ndersa keto 30 vjet kemi pare vetem SHARLATANE FILOZOFE qe na tregojne gjera qe ne i kemi provuar mbi kurriz!
    Duam njerez qe te na ngejne ne kembe duke na treguar se si mund te dalim nga ky qorrsokat kriminal!
    Per 2 muaj i mbushi mendjen dikur Berlusconi italianeve dhe mori pushtetin,pavaresaisht se cfare beri!
    Por ketu deri me sot nuk ka dale asnje njeri,qe t’i thote shqiptareve se “Ja si mund ta shporrim kete klase sundimtaresgh,qe ta kthejme popullin ne vendin e vet si sovran!
    Media mund te luaje nje rol te madh,por deri me sot i ka treguar popullit perralla qe ai vete i di me pare se sa i di media!
    Mjaft me gogolin,por duam zgjidhje!
    CFARE DUHET BERE QE TE NDRYSHOJE SITUATA?
    Keto parti qe jane sot kurre nuk mund te gjejne zgjidhje,se jane ato qe e cuan popullin ne kete mjerim!

    Reply to this comment
  8. Bureto August 13, 13:47

    PD si udheheqese e opozites, qe ne zgjedhjet e ardhshme do te synoje pushtetin ne rradhe te pare duhet t’i tregoje elektoratit qe nuk eshte me ajo e djeshmja dhe as e sotmja e udhehequr nga Berisha si individ dhe si fryme. E di qe nuk e pranojne kete as establishmenti i saj, por as dhe analistet, opinionistet dhe ‘filozofet” rreth saj, ose ne sherbim te saj, qe me teper se duan PD, urrejne Ramen. Por vleresimin ne kete sens me mire le t’ia lene verdiktit te elektoratit.
    PD nuk ka shanse te vije ne pushtet, nese pjesa me e shendoshe dhe me e eluminuar brenda saj te kete guximin ta shohe te verteten ne sy, gje qe nuk e ka bere nder vite, ndaj dhe eshte katandisur ne kete derexhe. Me ballinj, salianje, kaçer te zinj, ndokë e nokë, dhe se fundi, duke varur shpresen tek xhaketat e vjetra qe i jashteqiti, po vete qysh nga 1992 e deri ne 2017, dhe qe i perdori e keqperdori, po pa sukses, zor se do t’ia arrije qellimit final te saj ta sjelle Lulen, qe ka mbi tre vjet sheh enderra me kryeminister. Se per kete nuk duhen vetem ca njerez pa emer (te rinj) apo ca xhaketa te vjetra qe e kane ndritur me pare, (jo per pasurim se per ate kane qene mjeshtra), perkundrazi duhet fryme dhe bashke me te nje program qe sjell besim. Keshtu pra ajo pjese e shendoshe qe nder vite nuk pati guximin ta shohe te verteten ne sy e ka sot kete mundesi. Ka ende shume kohe deri ne zgjedhjet e ardhshme. Mire apo keq procesi i filluar per nje ‘reformim”, se paku ne establishment, ua krijon kete mundesi. Po si mund te kesh shprese per elektoratin gri, kur akoma brenda saj diskutohet do jete apo s’do jete më Berisha deputet apo ndryshe aktiv ne politike edhe më? A e kuptojne se çfare i bejne vetes? Kaq i ka kastruar mendjet e tyre ky njeri? Si nuk e kuptojne qe sa here kane humbur faktori numer nje ka qene ai, sepse Berisha fiton vetem votat e militanteve rreth tij, por kursessi vota qe ta sjelle PD ne pushtet. Kaq e veshtire eshte xhanem ta kuptojne kete? Le te shikojne sondazhet dhe mjafton qe te binden mbi “dashurine” e njerezve te thjeshte per te. Por nuk mjaftonjne njerezit, qe aty nga shtatori, do zgjedhin ne fund te procesit, por me shume duhet te çlirohen nga fryma qe e ka atrofizuar ate, jo e Berishes si individ, varmihesin e saj, sesa nga “berishizmi”, fryma e tij, qe ka qene dhe mbetet ne fakt nder vite, enzima e fermentimit te saj te ngadalshem, por pa ndalim, I filluar ky fermentim, qysh ne vitin 1994, kur deshtoj referendumi i tij per Kushtetuten, qe do ta shpallte kuazi “mbret”, por njeherazi dhe per te arritur ate qe eshte dhe thelbi i berishizmit si fenomen, pushtetin absolut, ne pushtet apo ne opozite. Berisha eshte i obsesuar pas tij, qysh prej fillimit. Per ta arritur ate, por me shume kur eshte dashur per ta mbajtur, mbasi e ka arritur, e ka çuar ate ne rruge kriminale, si vjedhje votash, korrupsion gjigand deri dhe vrasje e hedhje ne ere fshatrash si ne rastin e Gerdecit djegje redaksi gazetash dhe jo pak here edhe ne cenimin e interesave kombetare. Te gjitha keto te kryera para hundes se shumices se establishmentit kryesor rreth tij,por dhe strukturave te PD, ne qender dhe ne baze, ne kryesi, keshill kombetar dhe ne grup seksonesh. Pra PD, degradimi i saj, nuk ka vetem nje pergjegjes dhe keshtu, meqe bashkefajesia nuk ndeshkohet dot, me mire nje fund me dhimbje se nje lengim i pafundme. Dmth distancimi pa ekuivok nga Berisha, per te miren e saj, por me shume per te miren e demokracise. PD eshte e vetmja alternative sot per sot qeverisese, por ama jo kjo PD. Edhe PS dhe militantet e saj e kishin Nanon idhudh, ishte lideri historik i saj dhe po ashtu karizmatik. Po ç’u be me te? PS kur ai u largua, u forcua apo u dobesua? Pati varg te njëpasnjeshem deshtimesh elektorale apo e kunderta? Une kam besim qe edhe Rama do te largohet, në mos nga partia, do ike vete, mbasi ta permbushe ambicjen e tij, qe nuk ehste e njejte me ate te Berishes apo Metes, por Rama nuk do te ike se duan keta. Qofsh i gabuar, koha do ta tregoje. Populli thote që “vetem uji qe rrjedh eshte i pijshem”, perkundrazi pra “i ndenjuri eshte kenete”, strehe per gjithfarlloj reptilesh e zvarranikesh, qe keneten kane per strehe te tyre, sepse aty ushqehen dhe aty shumohen. Ndaj po vazhduan keshtu me shpresen e votave te LSI se Ilir Metes, per te cilin vete nuk kane lene gje pa thene, do vleje ajo shprehja se “mesa duken bathet te vona jane pashket”, dhe me tej po po sa thote populli, po vazhduan keshtu, “do t’i shohin majen e veshit”, fitores se shume pritur dhe qe aspirata per te, u ka shkaktuar gjate rruges shume dhimbje. Gjithasesi zgjidhjen do ta mundesoje vete koha qe mesa duket ka ardhur.

    Reply to this comment
  9. Adih August 13, 14:35

    Dihet nga te gjithe ne , z i nderuar Viktor.Nuk ka rendesi kush vjen ne pushtet .LSI apo PD apo PS .Eshte e njejta bajge ,qe eshte ndare ne disa pjese .Shkruni i nderuar Viktor ,per ke te votojne ne 21 shqiptaret .Keta pardesy bardhet rrugace brutale te Ramiz Alise duhet te pirdhen .

    Ka ardhur koha dhe jemi shume te vonuar ,duhet te marin fatet e vatanit ,forca komplet te reja politike ,me principe ,atdhetare ,largpames dhe mbi te gjitha te jene shume rigoroze te zbatimit te kushtetutes ,zbatimit te ligjit dhe ransparencen e ligjit ,qe eshte shume e domosdoshme . Ne te kunderten shqiperia do boshatiset dhe te rrine vetem banditet hajdute ne shqiperi .

    Kurse sa i perket serbeve qe ,si ne kohe te diktatures dhe sot ne kete tranzicion post komunist ,politikanet mbare i jane qurravitur SERBEVE nen stop.Do ju jap nje shembull qe e kam perjetuar vete ne kufirin serbo shqiptar ne fillim te dhjetorit 90 . Doja te shkoja drejt veriut te europes .Isha me mjetin tim peronal. Oficeri i kufirit shqiptar me lutet ne qofte, se une kishja ndonje shishe konjak ose fernet .Mos ma mer per ters me tha i qete ,por dyqani i jone eshte komplet bosh ,dhe presim miq dhe skemi se me cfare ti qerasim .Nuk genjeu oficeri , i dhashe nje shishe konjak ,ma kishin falur ne Tirane .Nderkohe nga kufri serb drejt kufirit shqiptar ndalon te kembet tona nje fugon shume i ri .Zbresin nja 7 a 8 Serbe te veshur ushtarake .Nder to ishte dhe nje ushtar shqiptar ,i aratisur , pa rrip e pa kapele dhe serbet ja dorezuan “vellezerve” te dashur shqiptare .Ushtari shqiptar ishte shume i dobet ,i pa ushqyer . Serbet nuk kishin vene dore mbi ushtarin tone .Ai skishte as edhe nje shenje dhune ne fytyre ,por frika e kishte perpire .Ne kete moment ne sy te Serbeve nje oficer i postes shqiptare i gjuan me grusht ne stomak ushtarit .Ai ishte i pa pergatitur dhe bie per toke .Dhe ne cast ju versulen me shqelma edhe te tjere oficere shqiptare ,duke i gjuajtur , sa fuqi qe kishin drejt stomakut me shqelma ..Ne fillim renkonte ,por me vone ai ra ne gjendje kome ,pashe gjakun e ushtarit tone , i dilte nga goja si lume ..Besoj se e lane te vdekur .Ai nuk reagoi me . Serbet e shikonin kete skene dhe qeshnin . Mua me erdhen zorret ne fyt ,skishja force ta ndihmoja e te nderhyja per ta mbrojtur ushtarin e aratisur nga sjellja brutale dhe e jashte ligjeshme e oficereve shqiptare ,bile ne syte serbeve e vdiqen ushtarin . Me konjakun tim oficeret shqiptare , do pinin se bashku me serbet ??? Mbasi e hoqen zvare trupin e ushtarit nga aty .Me beri pershtypje te madhe karakteri i nje ushtari shqiptar, i zgjuar me karakter dhe trim ,ku komandanti e theriti ,te lante gjakun ,dhe ky ushtari tjeter i kthehu fjalen dhe i tha .Ti e vdiqe kete djalin e ri shqiptar dhe une nuk e pastroj gjakun, pastroje vete. .Filloi sherri e tj e tj .Nuk kam nerva dhe kohe te shkruaj ketu ne tastjere ,por desha ti them z Viktor ,keto jemi ne shqiptaret ,bythe e breke me Serbet .Eshte e pa konceptueshme per mua ,por fatkeqesisht Serbet bejne ligjin ne shqiperi ,peshqesh nga politikanet e shitur shqiptare .Ku kjo eshte qe nga 45 e deri me sot e vazhdon nen rogoz vellazeria e madhe ??.Turp e fatkeqesi dhe maskarallek te gjitha se bashku. .

    Reply to this comment
    • Fernando August 13, 17:33

      Adi8h,kafshoje gjuhen prej gjarpri,se ish jugosllavet nuk kane pipetire ne Shqiperi pas vitit 1948,se Enver Hoxha u tregoi vendin dhe kurre nuk guxuan ata dhe greket te na sulmojne!
      Se cfare te vlojne ne tru ty nuk me intereson,por une,qe kam qene ushtarak ne veri te Shqiperise e di fort mire se ne rast agresioni ne kishim te planifikuar e te gatshem te mbulonim me ZJARR artilerie tokesore te gjithe siperfaqen deri ne Titograd (sot Podgorice)!
      Historine qe tregon si te vertete ti e ke mashtrim se ti je antishqiptar ne gene e nuk te behet vone te nxjerresh serbet me njerezore se shqiptaret!
      Je rrace,…muti,o Adih,prandaj i tille do mbetesh deri ne varr!
      Dhe kerkon pastaj pse ju pusdhkatonte e internonte Enveri!
      Po ju as pas 30 vjetesh kapitalizem akoma keni ne shpirt helmin antishqiptar!
      Ju kurre nuk do beheni vellezer te nje gjaku me shumicen e shqiptareve te tjere se do t’i quani sllavo komuniste,ndersa vete ndonese jeni fashiste,nuk thoni gje!
      Prandaj kurre nuk do kete pajtim midis nesh!
      Ne rast se vjen nje situate e vecante te jesh i sigurte qe do ju hame me dhembe o maskarenj,se edhe jeni shfaqur hapur ne lagje,fshat,qytet,medie etj!
      Gjeni vend ku te futeni,se ne do jemi gjithmone shumica asahtu sic bene prinderit tane me ata kelyshet tuaj bashkepuntore me pushtuesit!

      Reply to this comment
    • Agroni August 15, 08:33

      O Adih katunari

      Ti do te jesh ndonje thashethemexhi kalibri. Qe je genjeshtar dhe injorant kjo duket nga menyra se si shkruan. Duket qarte qe edhe shqip nuk di. Di ate tepelencen a mallakastriotcen e paperpunuar qe degjoje nga fshatunaret kur digjnin bajga per tu ngrohur.
      Nese kjo ngjarje do te ishte e vertete dhe do te behej edhe veprimi me i vogel kundrejt ushtarit te kthyer, te gjithe ata qe do te merrnin pjese do te shkonin ne burg. Aq me teper ne nje marredhenie me jugosllavet ku zbatohej protokolli i takimit me detaje. Ne ate kohe te pelqen apo jo kishte shtet, kishte protokoll, dhe nuk kishte asnje mundesi te shtroheshin me serbet e te pinin konjak. Por edhe me pas kur gjerat ndryshuan dhe ti u bere me makine personale, pra ne kohen e pushtetit te Sali qelbesires, ngjarje te tilla ne keto permasa nuk kane ndodhur. Je nje tregimtar dhe mashtrues kaq i dobet sa te vjen ndot te te lexosh. Por duhet te njohim realitetin dhe te kuptojme qe ne Shqiperi ka edhe deficente, mashtrues, keqdashes e keqberes si puna jote.

      Reply to this comment
  10. Dash August 13, 16:44

    “Bertrand”… OK..

    Reply to this comment
  11. PRoShi August 13, 16:59

    Nje thike kirurgjikale e tipit Viktor Malaj, qe vecse operon aty ku plaga ka filluar te maiset. E kam pare dhe rastin e Shkrelit per vajzat e fshatit qe sterviteshin ushtarakisht. Ka mangesi sociologjike, pak fanatizem si mirditor, nderkohe ka diapazone te tejkaluara si arqitekt dhe restaurues i objekteve me vlera historike dhe arkeologjike.

    Reply to this comment
  12. ?!! August 13, 18:27

    Unë do të votoj për PD në qoftë se i nerumi Luli të tregoj publikisht të vërtetën për miljonat e rrugës së kombit duke na bindur që është i pafajshëm. Nuk dua t’më qeveris një kryeministër që ka vjedhur miljonat pa ju dridhur dora dhe buçet me hipokrizi duke denoncuar për vjedhje miljonash kryeministrin aktual që e quan haptazi kusar Të tregoj rolin e tij si ministër i brëndshëm në vrasjen e pashpirtë në protestën e 21 janarit të 4 protestuesve të pafajshëm që është një vrasje kriminale që vetëm një njeri i papërgjegjshëm mund ta bëj, një njeri si Çekiçi që theri nënën e tij dhe vari kokën e saj tek dera e shtëpisë. Kurrë nuk do të pranoj një kryeministër që ka lyer duart me gjakun e njerëzve të pafajshëm pa as një shkak tamam si i papërgjegjëshmi Çekiçi. Njerëz, u vranë 4 veta pa asnjë shkak për tu vrarë dhe Lul Basha ka qën ministri që ka qënë direkt komandant i vrasësve dhe pa urdhërin e tij nuk mund të hapej zjarr. Njerëz, a mund të qeverisemi nga Çekiçët që vrasin pa shkak se ashtu u thotë papërgjegjshmëria e tyre?Ju gazetarë mos bëni artikuj filozofikë por njeriut që po synon të na qeverisë duhet ti bëni radioskopinë në qoftë se jeni kurajozë ashtu si janë se mbase janë Çekiçë si kurse është evidente që është Sali Berisha që pohon me ngjyra të gjalla se si do të vriste një njeri publikisht që mund ta bëj një njeri që është Çekiç i vërtetë nga trutë. Po na qeverisin dhe pretendojnë të na qeverisin kriminelët me sëmundje mendore të rrezikëshme ku më kryesore është sëmundja mendore e kleptomanisë krahas deformimeve të tjera psiqike që duken qartë kur ata në publik nuk kontrollojnë vehte duke artikuluar shkarje psiqike të sëmundjeve të qarta mendore.

    Reply to this comment
  13. Adih August 13, 19:39

    Fernando @………. ……. Kapterr i diktatures se Enverit !!
    Nuk ja vlen te meresh ,me enveristet ,se eshte humbje kohe . Por , mesoje nga une o kapter . qe nga viti 46 e deri sa jetoi diktatori Enver ,shteti shqiptar 95 % te tregetise se pegjithshme me jashte ,i bente me Titon ,Jugosllavine .I ke te dhenat ne arshiva o drite shkurter ,shikoi , se jane te vertata keto shifra , bile edhe ne rastin e ushtarit e kam pare me syte e mij dhe skam interes te genjej . Ti je ritur maleve dhe i ke gezuar grosheve ,qe te ipte ushtria , o i mjere .Dukesh qe je kafshe i dashuruar mbas diktatures ,me akrohesh je tamam si Dulla i jot ,si edhe ti o kapter kufiri ,qe keni vrare djem nenash te rinj ,ne kufi ,bile i keni shetitur te vdekur mbrapa traktoreve te lidhur me zinxhire te vdekur ,pe te trembur popullin skllav tjeter ,shumicen .apo edhe kete po genjej .Mesoje ore arbut diktator budalla ,pervec se vetem zotit ,nuk ka te drejte njeri tjeter ta mari jeten ..Sa te pelqen ore bastart diktatura ,shko te KIMI ne korene e veriut o kapter diktator ,qe te kenaqesh .Kurse sa per ate qe thua kapitalizmi i ketyre 30 viteve te fundit ,o injorant i pa gdhendur ,nuk eshte kapitalizem ,por eshte diktature ,anarshi dhe hajdutellik e dreqi me te bire .Me keqeardhje ka plot si ti ne shqiperi injorante ,qe kane debulese per komunizmin ,prandaj jemi ne ketu ku jemi , me keqeardhje ne mizerabilitet ?? .

    Reply to this comment
    • Fernando August 13, 20:12

      Adih gomari!
      Qe te bente tregeti me Jugosllavine mos e quan gabim ti o plehre?
      Po e gjithe bota qe ben tregeti me Kinen komuniste,mos valle i qenkan nenshtruar Kines?
      Ti nuk e kupton sa i trashe je nga trute dhe perdor si argument citatet e lal krosit e jo llogjiken njerezore!
      Me njerez si ty,gezohen vetem gomeret ndaj ben mire te zhdukesh nga ketu,se nuk meriton te lexohesh.
      E ke mbushur shpirtin me urrejtje,se nuk ke marre pronat,por harroje se djemte e komunisteve ne pushtet nuk kane per t’i dhene sa te jesh gjalle!
      Hyyyy plehre e ndyre!

      Reply to this comment
    • Fernando August 13, 23:52

      Te lumte Adih,se qenke nje krric i kategorise superiore!
      Je aq idiot sa volumin e tregetise me nje vend e quan nenshtrim!
      Por si do ta quash ti,kur SHBA-te volumin e tregetise me boten me shume e ka me Kinen komuniste?
      Bile jo vetem SHBA-te,por e gjithe bota!
      Sipas rradakes tende te dhjere i bie qe Kina paska pushtuar boten!Me Jugosllavine Shqiperia i mbylli hesapet qe ne 1948,ndersa tregetine pas 1960-tes e ka patur shumicen me Kinen ne menyre absolute!
      Por ti aq tru ke dhe aq gjykon,se je idiot funksional!
      Harroji pronat,qe kerkon te marresh,se djemte e komunisteve ne pushtet do te japin….mune!

      Reply to this comment
  14. Gezimi August 14, 11:06

    Shkrimi i Viktor Malajt per filozofet bishtperpjete qe nuk i lidh asgje me te verteten as me interesat e popullit ku lejohen vetem komente nga filozofet bishtperpjete qe i lidh interesi i pushtetit, te tjeret jane te censuruar.

    Reply to this comment
  15. Valentini August 14, 11:12

    Viktor Malaj nje pene efuqishme e gazetarise shqiptare.
    Nje bravo e forte per te vertetat dhe analizat e pashoqe qe sjell.
    Nje nder punet epahijeshme dhe besprera te Edi Rames eshte perzgjedhja e disa anonimeve dhe e njerezve qe nuk meritojne te jene ne qeverisjen e majte.
    Shkreli perfaqeson ate grupim matrapazesh qe kane 30 vjet qe grryejne shoqerine shqiptare vetem per te xhvatur nga djersa dhe gjaku i te varferve shqiptar.
    E njohim mire kete kokerr mashtruesi, kete njeri te pamoralshem,, intrigant dhe qe jeton vetem me mashtrime. E njejte eshte dhe e shoqja.
    Eshte revoltuese qe ne funksione te tilla Rama ka vene pushta te tille qe nuk e lidhe asgje me Partine Socialiste, ne nje kohe qe jane mbajtur larg njerez me integritet moral dhe aftesi intelektuale qe mund ti benin nder kesaj force politike.
    Eshte e dhimshme qe ky palaco, menivel te ulet shkencor te penetroje ne nivele te tilla qeverisjne dhe krahas kesaj punon pareshtur, hapur dhe pa asnje droje per te shkatrruar te majten shqiptare derine ate mase sa te vihet ne dyshim ardhmeria e kesaj force politike.
    Rama jo per ato qe nuk ka arritur te beje, por per devijimin nga rruga e majte e PS nepermjet njerezve te degjeneruar e hajdute te kallepit Shkreli, shume shpejt do shperbehet, do fraksionohet dhe do te detyrojne te majtet e vertete ti thojne STOP ketij degjenerimi te pa merituar kesaj force politike qe eshte uzurpuar nga bandite si Shkreli e shume te tjere.
    Shkreli ushqehet rendshemnga PS por ne fakt njihet boterisht se eshte nje klysh i ndyre i Berishes.Me e rende eshte seRama i di te gjitha keto dhe as nuk e can koken per kete rrokopuje ku po e con PS-ne.

    Me mire eshte qe PS te dals ne opozite. Ta marre qeverisjen partia e Shkrelit-PD ja dhe PS ta shporri Ramen me gjthe kete shpure vagabondesh dhe te pastrohet njehere e mire, duke u a besuar Partine njerezve te denje.
    Ky paska qene fati i hidhur i PS qe cdohere eshte prere ne bese nga njerez te derguar apostafat per ta shkatrruar ate.
    Sa per Shkrelin do i citoja ate fjalen e gruas se Hasan Pordhes tek komedia e njohur “Pordha e Hasanit” ku i thuhet qe ne se nuk eshte ne gjendje ta punoje token e vet t ua japi te tjereve ta punoje.

    Reply to this comment
  16. Adih August 14, 11:44

    Fernando @…
    Cpune kane pronat ketu ne kete teme ,o besniku i PPSH dhe i PD ,LSI dhe PS..Ore budalla si nuk mendon per femijte e tu ??A e di ti qe rinia dita dites po largohet nga shqiperia .Papunesia e ka mbytur prespektiven .Sa per dijeni qe nga 2013 as edhe nje firme seroioze e huaj nuk ka investuar ne shqiperi ?Apo po genjej .Une jam ndryshe nga ty ,zotit faleminderit .Por me dhimbset shqiperia qe ka dekraduar me keq se ne kohen e diktatorit Dulles tend tend te dashur .ah more zot , ,pse na ke puq me nje tufe budallenjsh qe duan akoma diktaturen .E tmereshme dhe e pa besueshme ,keta rufjane sduan as femijte e tyre ,e jo me te mendojne per shoqerine .

    Reply to this comment
    • Fernando August 14, 13:51

      Bre Adih!
      Une kam menduar per femijet e mij se i kam cuar atje ku jetojne me mire se ketu!
      Te dhjefsha diktaturen o tru thare,qe nuk e kupton se diktature eshte kjo qe rri e duron ti e jo ajo qe ishte!
      Ne se paske njohuri per diktaturat,pse ke 30 vjet qe duron te te shtypin shfrytezojne deri ne palce ish komunistet dhe bijte e tyre vetem se shajne Enverin?
      Ndersa mua me shan se po te tregoj te verteten!
      Kjo qe jeton ti sot e 30 vjet eshte DIKTATURE FASHISTE e jo kapitalizem!
      Ne se do te njihesh se si funksionon kapitalizmi dhe demokracia,shko rri ca muaj ne SHBA dhe do kuptosh si ti je nje dru me pre qe ul kurrizin qe te shfrytezojne ca bandite,qe te mashtrojne me antikomunizmin mashtrues dhe ti e ha!
      Nuk merresh me ata qe kane pushtetin,por ha mut me mua!

      Reply to this comment
  17. Velo August 14, 14:00

    Bravo Viktor, shkrim i saktë dhe logjikë të ftohtë. Kush ka mend e kupton.

    Reply to this comment
  18. Adih August 14, 17:01

    Fernando @…
    Ne mendimet e tua ,brenda tre oreve je me tre mendime te ndryshme ,por ska rendesi ,por rendesi ka , qe e paske kuptuar se ne shqiperi nuk ka kapitalizem ,.Me kupto drejte nuk eshte ironi dhe sinqerisht kjo me gezon .
    Dhe here tjeter mos vidh vrer ,ndaj te tjereve ,mos ofendo ,qenke ne moshe te pjekur me femije te ritur ne Amerike , ,sidomos kur kane te drejte , si ne rastin tim ne fjale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim