“Bashkia i garantoi që shtëpia ishte OK”. Flasin fqinjët e familjes Lala

December 3, 2019 13:01

“Bashkia i garantoi që shtëpia ishte OK”. Flasin fqinjët e familjes Lala

Kishte vetëm pak orë që kishte marrë e marta e 26 nëntorit.

Ngjitur me vilën katër katëshe të familjes së madhe Lala jetonte edhe ajo e Feim Imerajt, që tregoi se ishte për ta një fqinj i mirë në gëzime e hidhërime.

Feimi jetonte përballë tyre me gruan Bukurien dhe fëmijët, aty në zonën e Kënetës në Durrës.

Ora shënonte rreth 2 e 50 minuta të mëngjesit kur dridhja e parë e tokës i zgjoi ata nga gjumi.

Të alarmuar Feimi dhe Bukuria rrëmbyen të përgjumur fëmijët dhe dolën jashtë shtëpisë për të shpëtuar.

U kujtuan edhe për Marjetën të cilën e thirrën nga jashtë për ta ndihmuar.

Ata sot janë të shokuar, e kanë të vështirë të flasin por nga mendja nuk e zhdukin dot atë që panë e dëgjuan në ato orë tragjike, të cilat Bukurie Imeraj i rrëfen hap pas hapi për gazetaren Klodjana Lala.

“E dëgjuam tërmetin e parë dhe dolëm, doli edhe Marjeta. I thirrëm edhe asaj doli edhe ajo. Më pas u kthyem të gjithë në banesa”.

Me katër fëmijët e saj Marjeta u rikthye në banesë, nuk u ngjit më në katin e katërt por mbështolli fëmijët me krahë dhe qëndroi dy më poshtë bashkë me vjehrrën, kunatin e paralizuar dhe dy fëmijët e kunatit tjetër, për t’u ndjerë më e sigurt.

Nuk vonoi shumë dhe toka u drodh sërish në orën 3:55 minuta.

Në ato sekonda fatale Feimi zbriti nxitimthi për t’i ndihmuar edhe njëherë, por nga brenda përgjigjet ishin të pakta.

‘Kur u bë dridhja e dytë unë u mora me fëmijët e mi ndërsa burri shkoi tek ata për t’i ndihmuar. I thamë të të ndihmojmë për kalamajtë t’i zbresim. Ajo tha po i marr fëmijët po i bashkoj bashkë. I kishte nëpër gjumë.’

Pasi toka pushoi së zhurmuari e lëkunduri dhe mori atë që deshi, aty nuk pipëntinte më asgjë.

‘Nuk kishe ç’të shihje, mjegull e krisje, çdo gjë u bë rrafsh dy katet humbën fare, porta ishte e mbyllur dhe nuk dëgjohej më asgjë..’

Feimi ka thirrur sërish dhe prej andej ka dëgjuar vetëm 17 vjecarin Reme Lala të cilit arriti t’i dërgonte ujë përmes një tubi, e më pas lajmëroi policinë.

E vetëm teksa dita po zbardhte u pa se vila katër katëshe e familjes Lala brenda së cilës banonin tre kurora, dukej si një pemë me degët e thyera pas një stuhie nuk mbajti më duke u shkulur me rrënjë..

‘Pas gjashtë orësh u shemb komplet banesa por atëherë kishte mbaruar cdo gjë”

Djaloshi 17 vjeçar Rame Lala qëndroi aty poshtë rrënojave për orë të tëra duke luftuar me jetën dhe fatmirësisht ia doli, zjarrfikësit arritën ta nxirrnin prej andej të gjallë.

Fillimisht ai nuk e dinte që poshtë të afërmit e tij ishin shuar përgjithmonë.

Bukuria dhe bashkëshorti i saj efektivi i policisë Feim Imeraj nuk i braktisën fqinjtë edhe të vdekur.

Ata hapën dyert e mortit për t’i përcjellë me dinjitet 8 anëtarët e familjes Lala në banesën e tyre të fundit.

Bukuria tregon me nostalgji kohën kur ishin njohur me Lalajt rreth dy dekada më pare.

‘Njihemi që prej 18 vitesh kur hidhnim themelet e shtëpisë në të njëjtën kohë.. Ata e mbaruan më vonë ndërtimin.. Vetëm dy vite kishin që kishin ardhur nga Peshkopia ishin tre kurora bashkë..’

Ndërsa shtëpia e Imerajve u rezistoi lëkundjeve të tokës, e kundërta ndodhi me vilën katër katëshe përballë tyre.

Fqinjët Lala i kishin treguar Bukuries se shtëpia kishte pasur problem me shkallët që në tërmetin e parë, atë të 21 shtatorit, por kjo ishte vlerësuar si jo problematike nga inspektorët e bashkisë.

‘Problem me shkallët kishte që në tërmetin e 21 shtatorit, shkallët u krisën që atëherë, erdhën e panë por u thanë që kaq krisje nuk ka problem.’

Sahadete Lala, i biri Iliri dhe mbesa e saj Griselda, Marjeta Lala dhe fëmijët e saj Amelia, Emilio, binjakët dy vjecarë Dionis e Dionisa u rikthyen në atë shtëpi të ndërtuar me sakrifica pa e ditur se aty do të jetonin vetëm dy muaj të tjerë deri më 26 nëntor.

 

o.j. /dita

December 3, 2019 13:01
Komento

2 Komente

  1. Adih December 3, 17:47

    TMERR .Pasqyre e shtetit kriminal ..Eh more VANGJUSH DAKO ,per keto viktima te shkrete kush e mban pergjegjesine .Paskemi paguar kot me taksat tona policine ndertimore ne Durres , qe jane ne mbikqyrjen tende ,te kryetarit te bashkise .Ti mund te thuash o Dako , se erdhen ne toke te xanum , i la Sali Largqofti ne ate kohe , ku bene barake , por ne kohen tende u bene kater kate , pergjigju o DAKO injorant mafjozi , pse i le ,cfare pret prokuroria ?? ,Dako eshte kriminel ??,por ky Rama i jot me Lame Lamashin i beri legalizimet me letra higjenike , pamvaresisht kondra ligjit e kushtetutes kurse ti i vrave personalisht o VANGJUSH Dako , , shume e dhimbeshme ,ka mare poshte renojave edhe engjuj te vegjel ,te pa fajshem , .Cfare ben prokuroria e korruptuar ,fillojeni punen per kete vrasje shteterore , e per fajin e te gjitheve paleve nga te gjitha anet me ty ne krye o Vangjush Dako mos harroni edhe Drejtorin e Urbanistikes ,per keto krime monstruhoze …

    Reply to this comment
  2. dritan December 3, 21:10

    kush do te mbaje pergjegjesi ?
    A do te vije dita kur dikush te pergjigjet per kete KRIM?
    Le te behet mesim qe te mos perseritet me ketej e turje
    Ministri Lleshaj te mbaje pozicionin e tij si gjeneral dhe te lere specialistet te flasin , ku e gjen guximin ky njeri ? A do te vije koha ku sejcili te beje punen e tij ?
    Boll me tipin e udheheqesit qe i di te gjitha

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim