Cliff: Vilat dhe veturat luksoze, turpi i politikanëve

November 30, 2013 10:52

Cliff: Vilat dhe veturat luksoze, turpi i politikanëve

“Është jashtëzakonisht është e turpshme nëse politikanët kosovarë ndërtojnë vila dhe ngasin vetura luksoze, ndonëse është e qartë se këto shpenzime nuk mund t’i përballojnë nga të ardhurat legjitime”. Kështu shprehet gjatë një interviste për “Zërin” ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, duke shtuar se një nivel i caktuar i korrupsionit është duke u toleruar, ndonëse kjo nuk është pritur të ndodhë në Kosovë.
Absurditeti, sipas tij, është se politikanët që zyrtarisht marrin vetëm një pagë dhe janë bërë milionerë brenda natës, arsyetohen se të hollat për këtë jetë luksoze ua ka dërguar një kushëri që jeton në Zvicër!

Duke folur për raundin e parë të zgjedhjeve më 3 nëntor, Cliff thotë se ishin zgjedhje të lira dhe demokratike, përderisa,siç thotë ai, ka shumë rëndësi që në rundin e dytë të zgjedhjeve, më 1 dhjetor, liderët politikë të bëjnë të qartë për njerëzit e tyre në terren se manipulimi është plotësisht i papranueshëm.

Ai paralajmëron se vëzhguesit diplomatikë do t’i monitorojnë disa pika në Gjakovë, ndoshta ndonjë në Pejë dhe në Graçanicë, në mënyrë që standardet e përcaktuara mos të rrëshqasin nga duart.

 

November 30, 2013 10:52
Komento

3 Komente

  1. Babai i vertete i Dardanit November 30, 11:34

    Olldashi yne nuk e gezoi makinen lluksoze.

    Reply to this comment
  2. Miri November 30, 13:11

    Turp dhe harram u qofte(mos i gezofshin), atyre qe shfrytezuan poste per pasurim me vjedhje dhe po i nxijne jeten ketij populli, si ne Shqiperi dhe ne Kosove.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin