Vilat, paratë dhe makinat e ambasadorëve nëpër Evropë

August 26, 2017 09:34

Vilat, paratë dhe makinat e ambasadorëve nëpër Evropë

Kryeministri Edi Rama i quajti dy ditë më parë të lodhur, të avashtë dhe të përgjumur, por etiketime të tilla nuk u shkojnë aspak ambasadorëve tanë nëse u referohemi pasurive që disponojnë.

Ndonëse bilanci i tyre në raport me ekonominë e vendit, pra me thithjen e investimeve të huaja është i zymtë, nga ana tjetër, ambasadorët shqiptarë duket se janë mjaft të zhdërvjellët dhe aktivë për shtimin e pasurive të luajtshme dhe llogarive bankare nëpër Evropë.

Shqiptarja.com, duke iu referuar deklaratave të pasurisë ndër vite, publikon pasuritë e paluajtshme të disa prej ambasadorëve shqiptarë në vendet më të rëndësishme të Evropës dhe në Shqipëri.

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, ka në pronësi, bashkë me bashkëshorten, rreth 18 pasuri të paluajtshme, ku përfshihen 8 apartamente në Tiranë dhe Durrës, garazhe, bodrume, njësi ndërtimore, sipërfaqe trualli etj.

Ambasadori Canaj deklaron gjithashtu disa llogari bankare, ku vetëm tek njëra ka 250 mijë euro gjendje, ndërsa posedon edhe një makinë me vlerë 48 mijë euro. Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Floreta Faber, është bashkëpronare e 9 pasurive të paluajtshme.

Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë, Adia Sakiqi, deklaron një shtëpi në Bruksel, me sipërfaqe 240 m2, me vlerë 320 mijë euro si dhe disa llogari bankare.

Apartament në Bruksel, me sipërfaqes 105 m2 dhe në vlerën 295 mijë euro ka blerë edhe ambasadori në Gjermani, Artur Kuko, më parë ambasador në NATO.

Ambasadori shqiptar në Danimarkë, Kastriot Robo, ka në pronësi dy shtëpi banimi në Shqipëri, të cilat i ka dhënë me qira, ndërsa djali i tij, Besart Robo, ka një shtëpi banimi në Angli, blerë me kredi.

Apartamente dhe makina
Ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, ka në pronësi dy apartamente, garazh për dy makina, ullishte në Tiranë me sipërfaqe 6 188 m2, makinë Citroen 24 mijë euro, makinë Fiat 14 mijë euro si dhe ka firmosur një kontratë për dhënien e një trualli për ndërtimin e një objekti.

Ambasadori i Shqipërisë në Çeki, Riza Poda, posedon ambiente tek Shallvaret në Tiranë dhe bodrum, të dhëna gjithashtu me qira. Poda ka shlyer një kredi për blerje banese si dhe ka blerë një makinë tip Audi Q5 në vlerën 24 600 euro.

Në vitin 2014, kur ishte konsull i Përgjithshëm në Selanik, Poda ka deklaruar disa llogari bankare nëpër bankat e Greqisë, në shumat 17 000 euro, 9 000 euro, 9 600 euro, 5 000 euro, 1 935 euro, 1 108 dollarë dhe 60 000 lekë.

Visar Zhiti, i ngarkuari me punë në Vatikan, deklaron tre apartamente, një në Tiranë dhe dy në Durrës, ndërsa ambasadori i Shqipërisë në Katar, Edmond Çaça, deklaron se ka shituar një truall në Tiranë me vlerë 637 mijë euro.

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Ardiana Hobdari, ka në pronësi një makinë tip Mazda, me vlerë 11 000 euro dhe 25% të një apartamenti banimi në Tiranë.

Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo deklaron një apartament 84 m2, blerë me këste nga Enti i Banesave si dhe një llogari investimesh me vlerë 51 mijë euro.

Ambasadori i Shqipërisë në Arabinë Saudite, Sami Shiba, deklaron të ardhura nga dhënia e një apartamenti me qira si dhe pagën rreth 25 mijë euro.

Ambasadorët e tjerë
I ngarkuar me punë në ambasadën shqiptare në Brazil, Nuri Domi ka në pronësi disa apartamente dhe bodrum.

Vetëm nga lëshimi me qira i bodrumit, ambasadori deklaron 12 mijë euro të ardhura brenda një viti kalendarik.

Ambasadori i Shqipërisë në Bullgari, Qirjako Kureta, brenda vitit ka blerë një dyqan me një shumë që nuk përcaktohet në deklaratën e pasurisë si dhe një makinë me vlerë 6 mijë euro.

Si burim për blerjen e këtyre pasurive, ambasadori referon kursimet nga paga e tij dhe paga e vajzës, e cila punon në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Bardhyl Canaj
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, ka në pronësi, bashkë me bashkëshorten, rreth 18 pasuri të paluajtshme, ku përfshihen 8 apartamente në Tiranë dhe Durrës, garazhe, bodrume, njësi ndërtimore, sipërfaqe trualli etj.

Kastriot Robo
Ambasadori shqiptar në Danimarkë, Kastriot Robo, ka në pronësi dy shtëpi banimi në Shqipëri, të cilat i ka dhënë me qira, ndërsa djali i tij, Besart Robo, ka një shtëpi banimi në Angli, blerë me kredi.

August 26, 2017 09:34
Komento

13 Komente

  1. hi hi hi.... August 26, 10:05

    E pastaj ? Ku qendron problemi ketu? Me djersen e ballit I kane bere. Ketyre reklam u behet. Nuk gezoni qe eshte krijuar klasa e pasur e ketij populli te urt ?

    Reply to this comment
  2. korçari August 26, 10:12

    Eshte me urgjente se asnjehere nje reforme e thelle ne trupin tone dipllomatik ,ku vetem meritat,profesionalizmi,ndershmeria dhe rezultatet duhet te jene kriteret per te bere karriere ne dipllomaci,mjaft me me ordinere qe mendojne te mbushin vetem portofolin e tyre ne dem te interesave te bashkekombasve apo te shtetit.Vetingu eshte i mirepritur dhe ne trupin dipllomatik pasi shihet se nuk justifikohet pasuria e mjaft ambasadoreve ne raport me te ardhurat e tyre.

    Reply to this comment
  3. alphade August 26, 11:10

    Ne shenimin qe bera dy dite me pare thosha: diplomatet
    shqiptare jasht nuk punojne per shtetin,per te sjelle ne
    Shqiperi investitore te huaj por punojne per ” xhepat e ty-
    re” dhe tash gazeta ” dita” i nxjerr cullak te gjithe ose
    pothuajse te gjithe, me perjashtim te ndonje punonjesi
    te ri diplomat qe sapo ka filluar karrieren e tij. Megjithate
    edhe keto shifra qe jane dhene ne kete gazete jane ,sic
    thuhet rendom, ” maja e aisbergut” do te jemi deshmitare
    kur te dalin te dhena te reja sepse keto jane vetem filles-
    taret, ashtu sic doli dikur vjedhja e B. SH . qe ne fillim
    Fullhajni bashke me Saliun thane u vodhen 7 milion EURO dhe ne fund te investigimit dole 3 here me shume,
    dmth. 21 milion EURO ! Do te thoni ju,zoterinj ,se c’lidhje
    kane te dy keto shembuj ,po si nuk kane lidhje: fillimi dhe
    fundi i nje investigimi do te nxjerre shifra marramendese
    te pronave dhe parave qe kane bere diplomatet per veten
    e tyre sa qe do ta habisin edhe vete Kministrin e vendit
    i cili do t’i terheqe te gjithe epitetet ndaj ambasadoreve.
    Shkurt do te thote : bre-bre sa te shkathet i paskam pasur
    keta ambasadore e punonjes te ambasadave dhe nuk eshte ashtu sic i kam percaktusr une si te ” pergjumur” ,
    “leshko”, etj.etj. Konkluzioni : te gjithe diplomatet tane
    aktualisht kane punuar eksklusivisht per “xhepin” e tyre
    dhe kete e kane bere ne menyre te shkelqyer ,ndersa
    per shtetin nuk kane punuar asnje ore ne dite.Dhe krye-
    ministri i vendit tim i qan hallin trupes diplomatike per
    ” gjendjen e tyre te mjeruar ekonomike” duke ju premtuar
    ” rritjen e rrogave” per punen e pabere, ndersa per mua si pensionist dhe kur them per mua si pensionist perfshi-
    hen ketu 65 mije te mjeruar qe pensioni,pasi kane paguar
    taksat direkte nuk i mbeten as per 15 dite para per buken
    thate. Kjo eshte e gjitha per sot , zoti K/minister ! Kujdes
    Liken,pash perendine sepse Salen e Vicidolit e di qe e ke
    merak vete. ,!!!
    Nje pyetje nga salla,zoti K/minister, perse po e permendni
    si shume zotin Nano keto musjt e fundit ??? Cfare keni
    ndermend ta beni ? Sepse cuditerisht edhe zoti Nano ju
    ka mbeshtetur fuqimisht kohet e fundit, gje qe duke patur
    parasysh veset dhe prirjet e Nanos per karriere nuk do te
    mbeshteste edhe te jatin po nuk pati gje ne torbe ?! . ……!

    Reply to this comment
  4. alphade August 26, 11:26

    Komenti im,please ?

    Reply to this comment
  5. shqip August 26, 11:40

    Ta lexoje A.Bejtja , qe thote nuk u dalin rrogat per qerasje .

    Reply to this comment
  6. alphade August 26, 12:08

    Korigjim: nuk jane 65 mije pensioniste,por 650 mije
    pensioniste……!!

    Reply to this comment
  7. Ben August 26, 12:21

    Ja pra , ambasadoret e demokracise berishjane qe hodhi themelet ne 1992 kete kohe kane dashur – kur edhe pse ish komunis, ndruan xhaketen – e ju versulen ENVER HOXHES sepse ne kohen e tij, Ai, te nuk linte – te vidhje, te vrisje, te grabisje pasurine e shtetit dhe pronen e shqiptareve !
    Ja pra, ndaj luftuan ne 1992 te zinin keto poste per te grabitur me mire, me lire !
    Koha e ambasadorve, prokuroreve, gjykatesve, hajdut, grabitqar dhe kulak te pa-ngopur koha me e qelbur me skandaloze per historine e shqiptareve ! Dhe shajne diktaturen pastaj ! Keta duhen se paku te qerrohen nga detyra, tu konfiskohet pjesa e vjedhur dhe te futen ne burg !

    Reply to this comment
  8. mjerani popull August 26, 14:08

    Te gjithe ambasadoret tane jane perzgjedhur nga Edi Rama dhe qe nuk i heq, kuptohet se vjedhin bashke, prendaj dhe ata nuk bezajten kur Rama i quajti “Leshko”. Keshtu eshte marreveshja: Ju vidhni, m jepni dhe mua, une do t’u “shaj”, por nuk e kam me gjithe mend.

    Reply to this comment
    • Leta August 26, 16:06

      Loku jane ambadadore qe ne kohe te saliut dhe kane vazhduar ne kohe te Rames. Ata kane hyre ne trupin diplomatik dhe laj thaj ata xhirojne. Ejjjjj Loku blihet shpia ne bruksel me rroga shteti????
      Neqenese nuk kane rezultate te hiqen.
      Jane mbledhe femite e politikaneve ne trup diplomatik, bejne shkolla e punojne ne ambasada. Disa e kane menyre jetese, dua te jetoj jashte me qo ne ambasade.
      Inid Paskall Milo ka 13 vite qe jeton jashte neper ambasada. Mishi me dy sy i babush paskalit jeton me urrejtje ndaj shqiptareve, me perulje ndaj grekerve (me gjyshrit flet greqisht jo shqip), e paafte te beje ndonje pune por jeton me leket e shqiptarve jashte. Kjo eshte diplomacia shqiptate.
      Nese do ta beje ta zgule me.rrenje nga 1 tek i fundi. As mos te ju vije keq se te gjithe diploleshet qe kemi po i hoqe brenda dites asgje nuk ndodh. Ka burime e kapacitete plot shqiperia per ti zevendesuar. Hajt te fala Sules o Ditmir

      Reply to this comment
  9. Prokurori August 26, 15:58

    Nje pjese e diplomateve jane emeruar nga Like Floriri. Thone se sekretarin e ambasades ne Rusi, nje injorant, por qe Likja kishte respekt per gruan e tij, e emeroi Likja. Ai ishte turpi i botes, i dha Shqiperise namin se jemi popull i pashkolle, njerez pulli. Mirpo c’ti besh, Likja skishte si t’ja shperblente respektin per gruan e tij te bulkur e te kolme.

    Reply to this comment
  10. vasili August 26, 16:17

    Eh,me ne fund,pame ne faqet e kesaj gazete,nje shkrim,qe bije ere gazetari investigative,larg nuskave te shkruara nga bedrirat,xhotrat etj,me postiqe te ngjitura mbas mullaqeve.

    Reply to this comment
  11. SS August 26, 18:34

    Dhe thote do beje shtet !! por c’fare shtet do besh o i uruar ketu pervec diktatures s’ka burre nene ta drejtoj shqiptarin ne udhen e zotit Te mendosh te futesh ne burge kurr spaguan driten nderkoh hienat shqyejne kufomat ne parlamente

    Reply to this comment
  12. Lisi August 26, 21:29

    Vetingu është një përallë e bukur për budallenjtë .
    Këtë shoqëri të kalbur , s’ka zot ta shërojë .
    Edi Rama fitoi me të drejtë por , mos prisni shumë prej tij . Shqipëria don një dorë të fortë , Rama s’është nga ai mall . Për të na nanurisur është I talentuar por , mos gënjeni veten .
    Ata që vranë dhe vodhën s’ ka për ti gjetur gjë .
    Edi Rama është frikacak .
    Historinë e bëjnë popujt dhe ne s’kemi pse qahemi , as për të djeshmen , as për të sotmen .
    Ne kaq meritojmë . Mjerë ne për trutë që kemi !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*