Vinin për në Shqipëri, dogana greke nuk lejon kalimin e kamionit me 10 mijë maska mbrojtëse

March 26, 2020 10:29

Vinin për në Shqipëri, dogana greke nuk lejon kalimin e kamionit me 10 mijë maska mbrojtëse

Autoriteti doganor grek ndaloi ditën e djeshme dhe në vazhdim sekuestroi një sasi prej më shumë se 10.000 maska mbrojtëse kundër Covid-19 me destinacion Shqipërinë.

Sipas TCH, sasia e  maskave ishte ngarkuar në një kompani greke( Sarantis Eebe) dhe sapo kamioni u paraqit në doganën e Pireut, për të kryer procedurat doganore, kjo e fundit, njoftoi kompaninë  eksportuese  greke , se me urdhër të veçantë është ndaluar eksporti i maskave dhe dizifektantëve, me destinacion vendet e treta.

Për më tepër, drejtuesit e  kompanisë greke, u shokuan kur dogana i njoftoi se kjo sasi, por edhe sasi të tjera që mund të ndodhen në depot e saj, do të bllokohen në magazinë dhe rekuizohen për llogari të shtetit grek.

Dogana sqaroi se rekuizimi parashikon bllokim ,dhe kalimin e sasisë në favor të ministrisë  së emergjencave civile,e cila do t’i shpërndajë ato nëpër spitale, farmaci ose kudo nevojiten, kundrejt pagesës, plus fitimin e parashikuar nga ligji i përfitimeve për kompanitë prodhuese, (3-7%).

Skandali shtohet edhe më tepër, mbas denoncimit të shumë kompanive që importojnë maska dhe dizifektantë, të cilët denoncojnë sekuestrim të menjëhershëm në doganë, të 30%të sasisë së këtyre materialeve,sapo ato hyjnë në territorin grek, çka ka sjellë shumë ankesa për këtë sjellje të autoriteteve doganore greke.

j.l./ dita

March 26, 2020 10:29
Komento

4 Komente

  1. Lala March 26, 12:36

    Po të ishte drogë të kish kalar oa u nar vesh gjëkundi.

    Reply to this comment
  2. Hosteni March 26, 12:41

    Pyeteni nje here liderin global c´mendim ka ?

    Reply to this comment
  3. ilir hoxha March 26, 14:56

    greket plehrat e tokes

    Reply to this comment
  4. Aleksander Thana March 26, 16:00

    Ska rruge te tjera per t’i sjelle ne Shqiperi, pa kaluar neper vrromaren korofillaqi !?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank