Virologu: Numri real i të prekurve në Itali, më i lartë se ai botëror

March 25, 2020 09:12

Virologu: Numri real i të prekurve në Itali, më i lartë se ai botëror

I vetmi numër i saktë në pandeminë e sapo shpërthyer është ai i të vdekurve.

Virologu Andrea Crisanti deklaron për gazetën “Correre della Sera” se numri real i të infektuarve në mbarë Italinë është rreth 450 mijë, ndërkphë që bilanci botëror i të infektuarve është aktualisht është 423,515.

Me rreth 6 820 të vdekur në mbarë vendin, rezulton se mortaliteti i këtij virusi është diku te 1.5%, pra shumë më tepër se gripi sezonal.

Crisanti ka studiuar strategjinë e luftës kundër Co-Vid 19 duke sugjeruar testim edhe për ata që nuk kanë simptoma, duke nisur nga ata që janë më të predispozuarit.

“Dy janë të dhënat që duhen konsideruar: atë të Kinës dhe ato të regjistruara në Vo’Euganeo ku u bë për herë të parë në botë një hetim i plotë epidemiologjik. Këta numra janë të ngjashëm dhe na thonë se shkalla e vdekshmërisë është poshtë 2%, duke marrë parasysh gjithçka arrin në 1.5% dhe se përqindja e asimptomatikëve që infektojnë është shumë e lartë, 40%. Gjë për të cilën Kina ama ka gënjyer, duke shmangur t’i përfshijë në statistika”, thotë Crisanti.

I pyetur nëse virusi që po godet Lombardinë është i ndryshëm, e ndoshta më agresiv sesa ai në Kinë, virologu që drejton Njësinë Diagnostikuese Mikrobiologjike në Padova, thotë se jo, virusi është i njëjti.

Andrea Crisanti

Nuk ka të dhëna se virusi në Lombardi të jetë i ndryshëm nga ai në Veneto.

Pastaj duhet arsyetuar se mbi ç’përqindje.

Dhe fakti se mortaliteti në Veneto(3.4%) është shumë më poshtë sesa ai në Lombardi (13%) shpjegohet me numrin më të madh të tamponeve të bëra që ka sjellë rezultate konkrete

Sipas tij, klasa drejtuese e Italisë dështoi në mbrojtjen e vendit nga pandemia.

ResPublica

j.l./ dita

March 25, 2020 09:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim