Virusi i Pasigurisë

March 11, 2020 00:36

Virusi i Pasigurisë

Nga Skerdilajd Zaimi

 

Njoftimi i ministrit turk të Shëndetësisë se një shtetase amerikane që udhëtonte nga Tirana më 3 mars u diagnostikua me koronavirus në Stamboll konfirmon një thashethem të hershëm se në Shqipëri virusi ka hyrë me kohë.

Është një njoftim të cilin ministri Koça e bën nga interesi i sigurisë së vendit të tij dhe tërthorazi na njofton edhe neve, delet e vërteta të Republikës “Bagëti e Bujqësi”.

Është një njoftim për të cilin institucionet e shëndetit publik duhet të sqarojnë diçka sepse shumëkush prej nesh që këto dy muajt e fundit ka kaluar simptoma të gripit sezonal, nis e bën analizën e simptomave, i vendos ato në relacion me simptomat e CoVid 19 dhe befas dyshon se ka qenë i prekur prej tij.

Dyshimi është në natyrën e njeriut, por në raste si ky yni, ai është pjesë ushqyese e mosbesimit ndaj institucioneve publike, të cilat sot gjenden në kurthin e një hendeku të madh mes propagandës së një shëndetësie të rilindur dhe faktit konkret se situata mund të bëhet e pamenaxhueshme.

Kryeministri nxitoi të mbyllë shkollat dhe koshtet, pube dhe lokale në ditën e dytë të konstatimit zyrtar të virusit. Përvoja e Italisë dhe frika që i lexohej dje shumë qartë në mbledhjen e qeverisë, kanë shtyrë një vendim që herët apo vonë do të merrej.

Puna është si do të dalim nga kjo spirale e cila ka edhe një patologji kritike përtej sëmundshmërisë: ajo vë në krizë sistemin shëndetësor të çdo vendi përderisa mjekësia dhe shëndetësia vetë është e orientuar për nga tregu dhe kërkesat e tij dhe më pak nga planifikimi i emergjencave.

Në media të ndryshme po dalin në dritë punime gjithfarëshe të viteve më parë për skenarë të tillë të porositur nga qeveri të ndryshme; plane daljeje për ekonominë që goditet shumë rëndë.

Për momentin ky problem nuk duket në sfond në Shqipëri, sepse ekonomia këtu kontrollohet nga paligjshmëria. Problemi ynë është shëndeti dhe trajtimi i sëmundjes që ka një adresë: spitalet publike.

Edhe pse kriza nisi në muajin dhjetor në Kinë, qeveria jonë nuk duket se bëri ndonjë përgatitje. Dikush mund të thotë se edhe Italia u kap në befasi. Por ja që ne patëm më shumë kohë se vendi fqinj. Nga ana tjetër megjigtë defektet, karantina në Itali bashkë me informimin kanë vënë në jetë një proces organizativ real. Duket se qeveria jonë nxjerr urdhëra, direktiva, miraton plane, por që nuk gjejnë zbatim në terren.

Jemi gati për sfidën, kjo është deklarata që dëgjon më shpesh. Por si? Sa është kapaciteti, sa është parashikimi zyrtar për infektimin, sa përballon logjistika ekzistuese dhe sa mund të durojë sistemi ynë në këtë kuadër?

Ne duhet të pranojmë se më shumë sesa vetë virusi, presionin e rrit informimi në kohë reale për të, trajtimet dhe nevojat për të sëmurët që duhen futur në terapi intensive.

Ne të gjithë dimë të pyesim sesa përballon spitali ynë në shtretër, në maska oksigjeni, në staf etj… Mundet të jenë pyetje naive, kryeministri mund të thotë edhe që këto pyetje i bën kazani mediatik, por duhet të mbajë parasysh mirë se po bëhet fjalë për Jetën.

Z.Rama dje shpalli gjendje lufte dhe në emër të kësaj lufte kërkoi mobilizimin e të gjithëve. Është i pavërtetë edhe në këtë aspekt. Jo për keqdashje, por për frikë. Frikën nga vetëdija se nuk është gati për këtë luftë, se reformat e shumë-trumbetuara nuk përputhen me pritmëritë, se edhe në nivel organizativ nuk ka stafet e trajnuara për sfida të tilla. Institucionet tona po kopjojnë protokollet e gatshme të OBSh-së dhe me to mbrohen duke thënë se i bëmë të gjitha.

Mirëpo ky apel është në fakt thirrje për solidaritet me një qeveri që u kap në befasi po aq sa edhe vetë shoqëria. Kjo nuk është përgjegjësi e vogël. Sikundër nuk është përgjegjësi e vogël të mos japësh informacion.

Dje zyrtarët e ISHP-së u shfaqën edhe vetë të pasigurtë duke u treguar të paaftë të ndajnë njohuritë e mjekut nga detyrimet e menaxherit.

Kjo është një situatë të cilën herët apo vonë vendi do ta kalojë. Por me çfarë kostoje është pyetja? Dhe çfarë do nxirret si mësim.

Kemi parë kryeministrin të thotë pas çdo fatkeqësie natyrore se për atë apo për këtë gjë do duhet paguar sigurimi. Pra duke bërë një transferim përgjegjësish dhe kërkim për zgjidhje te sektori privat. Shëndeti publik nuk mund të trajtohet kështu.

Do të shohim gjetjen e radhës, por që tani mund të themi me bindje nisur nga përvoja e këtyre viteve: janë gërma në letër dhe para në tendera. Asgjë nuk do të ndryshojë nga një politikë që preferon prej kohësh virtualen para reales.

Ndaj pyetjen duhet t’ia bëjmë vetes: Çfarë duhet të bëjmë dhe sa më shpejt. Sepse nëse coronavirusi është epidemi, qeverisjen e kemi infeksion endemik.

 

*****

Skerdilajd Zaimi është redaktor i faqes online ResPublica

March 11, 2020 00:36
Komento

16 Komente

  1. . March 11, 00:40

    nje shok i joni ka pas kontakt shum te afert me ato qe jan shtru ne karantin me virus dhe asht me temperatur 40.
    Ka gjith diten qe merr 127 per ti shkuar me i marr analizat dhe nuk shkon asnje njeri per ta ndihmuar, adresa e kti personi eshte rruga Artan Lenja pallati 8 hyrja nr 18 tirane fusha e aviacionit, me shprese te ju qe mund ta ndihmoni, se asht shum i stresum dhe i braktisem se kto po i bejne analizat me mik ,anonim te lutem se e kupton vete ti situaten… Po deshe ta jap edhe emrin e personit dhe verifikohet lehte sa her ka marre 127 respekte

    Reply to this comment
    • Moisi Golemi March 11, 08:25

      Ik mor zagar!! Na thoke edhe “anonim të lutem”!!! Njëlloj si Qytetari Dixhital i Salehut. Ju 10-fsha mu në mesazhe juve morrave të Nisma Thurje, JOQ, Lolita, etj.

      Reply to this comment
  2. Florida March 11, 04:38

    Vetem Shqiperia eshte vendi i cudirave, ne vend qe te gjithe te solidarizohen ne situata te tilla si gjithe bota , ne vendin tone opozitaret dhe mediat e tyre ne opzite me Qeverine mezi i presin keto situata per ti perdorur ne interes politik duke u bere te gjithe experta , specialiste te mbaruar,organizatore me pervoje ne te tilla situata duke nxire cdo pune qe ben Qeveria me expertet , specialistet , mjeket e specializuar te cilet jane heronjte e vertete , le te plase kazani asgje nuk do te ndodhe , situata po menexhohet me protokolle bashkekohore dhe shume shpejt do qetesohet.

    Reply to this comment
    • Bravo Dita! March 11, 12:48

      Ik ore loqe
      Në fund të ditës secili do bëjë punën e vet. Mediat nuk janë agjenci për transmetimin e buletinit zyrtar. Do thuhen edhe problemet, edhe kritikat, sikundër shumë shpejt do të dalin edhe materiale video që provojnë se institucionet shpesh gënjejnë dhe nuk janë gati. Po gënjejnë sepse aq dinë, kanë vjedhur he nuk kanë planifikuar

      Reply to this comment
    • mirel March 11, 15:52

      Kush eshte kjo care femer qe paska hallin e opozites? NJerezit po vdesin kjo ka hall cdo thote opozita.
      Ik moj qelbesire e mbaruar.
      Bete biznes me jetet e shqiptareve, shtet kriminel. Ne vend te ndalonit fluturimet dhe tragetet nga Italia, i vazhduat se do ju priteshin fitimet.
      Fajin e paska opozita.
      More qelbesira qe duheni futur ne karantine me virusin te gjithe sa jeni si Rilindje.

      Reply to this comment
  3. Besniku March 11, 05:18

    Qe kur shkruesi na quan Republike “ Bageti e Bujqesi” , hoqi vizen ç’eshte shkruajtur ne brendesi.
    E ka me qeverine, u pa puna!
    Po mire mor kritizere, te pakten ne kete pike mbyllni gojen, se masat I morri menjehere, brenda 2 diteve nga paraqitja e rastiteve te para.
    Spanja e permendi Ramen per reagim te menjehershem , ne nje kohe kur ata nuk po vivin akoma ujin ne zjarr, edhe pas dhjetrave te semureve.
    Duhet te shkruajme me optimizem dhe jo te tromaksim njeri tjetrin ne kete kohe te veshtire.
    Boll kemi liken e perbindeshin

    Reply to this comment
    • Lili March 11, 13:21

      Besnik , kur ke nje million qytetare te tu ne itali , mendojsh para se me te ardhur virus se mundet me te ardhe e merr masat mbrotjese parandaluese! Kur ke 20 dite qe virusi shetit neper vend, eshte vone, teper vone se sperndahet ne menyre exponentiale! Tash sicili te kete kujdes per veti e per rethin familjar se ne e dime se nuk kemi mundesi reanimacioni e do vdesin te gjithe ato me semundje pulmonare hypocemiante.

      Reply to this comment
  4. eddental March 11, 07:29

    te pij lengun e 10 limonave dhe po ashtu me sa mundet te thithi pak me hund. virusi esht shum agresiv. ne rastin tim pata rrjedhje te hundes apo qurre si uj ama nuk me linte te merja frym edhe pak ethe,,, nuk e bera te gjat gjith naten kam thithur leng limoni nga hunda. dhe ne mengjes heret shtrytha 10 limona piva lengun dhe po ashtu thitha pak leng me hund… normal do te dalin pak lot po ama tashti jam mir. nuk kam me qyrra e as ethe. sbera analiza se me prit nga kta palo doktora ke mar fund

    Reply to this comment
    • Niku March 11, 16:48

      Te kishte zene dhe ty koronavirusi dhe e luftove me leng limoni e? Pa bere analizat, po e kuptove vete qe ishte koronavirus, njesh je. Po pse s’te mori, po te la te vegjetosh neper faqe internet mor kokederr, na beke dhe doktorin edhe epidemiologun, edhe doctor Arqile Botin qe e lufton virusin me limon. Duhen ca epidemi si koj, te pastrohet popullsia nga loqet dhe idiotet.

      Reply to this comment
  5. Ethem Lalaj March 11, 08:48

    DITA:Ka edhe idiot kunder Qeverise,qe çorodisin miletin,ne vend qe te jene dakort me masat qe po merr Ajo,Ministria dhe gjithe stafi mjeksor i cili duhet pergezuare deri tashme.
    -Ne duhet te zbatojme sesben vendimet e Qeverise nje me nje.
    -Dihet qe opozita e ka inatin me KRYEMINISTRIN qe u ka zene QOSHENE.Por ajo nuk duhet te infektoi me lajme shpifse me keq se VIRUSI.
    -Dje perfaqsuesi OBSH ne Tirane-Gonzales i ftuar ne news24 te S.Balla doli kunder LULHOLLANDEZIT per 1.2 mil.maskat Danezo-Amerikane gjoja te skaduara te cilat Luli i quajti KRIM..krim.Ketij njeriu i ka ngelur fjala KRIM ne goje,pasi eshte ai qe ka bere krim ne 21 janar 2011,etj.
    -Krijimi TAKS-FORCES se PD ishte nje karshillek kunder Qeverise.Por falinderojme Presidentin qe u vet-korigjua.
    -DITA te afishoi njerz kopetent ne ndihme te qytetarise Shqipetare,pasi mentaliteti yne i mendjemadhesise nuk lejon zbatimin e vendimeve e udhezimeve Qeveritare duke u nisur nga parimi “i dim te gjitha”
    -Zoti na ruajr nga mediokrit.

    Reply to this comment
  6. Robert March 11, 09:29

    Lexova dhe kerkova dicka shume rendesishme qe ky shkrim duhet ta permbante, ate qe qendroni sa me shume ne shtepijat tuajja, se keshtu oerhapet edhe me pak ky virus. Kete apel bente nje drejtues spitali ne Itali,ku u lutej qytetareve t’i ndihmonin mjeket, duke qendruar sa me shume te izoluar je shtepite e tyre, se keshtu kufizohej perhapja. Italia e beri gabimin dhe po e paguan, duke lene bizneset e hapura, shkolllat dhe levizjen e lire, deri sa epidemia mori keto permasa.
    Por edhe izolimi nuk do kishte efekt, nese te ardhurit nga nje vend shume i prekur nuk deklarohen para organeve te shendetesise. Keta persona duhet te izolohen nga shendetesia, madje jo vetem keta por edhe familjaret. Te ardhurit nga nje zone e prekur jane edhe perhapesit me te medhenj te vatrave te infektimit.

    Reply to this comment
  7. Arber March 11, 10:49

    Polici, dhe ushtria duhen perfshire, nese urdherat nuk zbatohen.
    Si po e mund Kina shume miliardeshe? VETEM ME DETYRIM IZOLIM. Dhe kur ato familje te infektuara me virusin vdekje prures KANE KUNDERSHTUAR te qendronin brenda, ne menyre ekstreme i kane salduar deren e shtepise.
    https://www.lbc.co.uk/news/coronavirus-residents-welded-inside-their-own-home/
    Kaq i rendesishem ishte per ta vete izolimi i DETYRUESHEM dhe ja ku jemi, masat ekstreme u kane dhene rezultat.
    Policia deren mos ua saldoje, por ato familje te INFEKTUARA qe rebelohen, t’i mbledhe ne nje hotel dhe t’i izoloje me ushtare me arme te dera.

    Reply to this comment
  8. Jimi March 11, 12:37

    Nuk shterrin kukuvajkat ne kete vend, qofshin keto edhe redaktore!? Mire mizat qe na ngordhen, po nuk te le rehat as gomari!?

    Reply to this comment
    • Kok Katrorat e Idiotkracisë March 11, 16:09

      Mizat e ngordhura kerkoja qeverise se ate paguajme me leket tona, mediat jane private. Shko degjo ERTV.
      Sa per gomerët, gomar je ti dhe gjithe militantat e te sy krahve.
      Mjeranë që ata sipër pasurohen me.gjakun tuaj dhe ndrrojnë karriget, ju keni 30 vite si mortje pa pasuri e pa dinjitet.

      Reply to this comment
  9. Kadri Gaxho March 11, 16:44

    Kade Dushku
    Poshte “Korona Virusat”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim