Epidemia e gripit, mjekja: Nuk ka rast vdekje nga “gripi i derrit”

February 3, 2019 17:35

Epidemia e gripit, mjekja: Nuk ka rast vdekje nga “gripi i derrit”

Shefja e reanimacionit, njëherësh mjekja Alma Cani ka folur për situatën gripale që ka mbërthyer vendin.

Ajo komentoi arsyet pse njëri nga pacientët humbi jetën, duke përjashtuar mundësinë që ai të jetë prekur nga gripi AH1N1, i njohur ndryshe edhe si “gripi i derrit”.

Pacienti vuante nga një patologji kronike. Ishte në reanimacion dhe nuk mundi të mbijetonte. Sa i përket gripit ne nuk kemi konfirmim për raste me grip derri, por janë të prekur nga gripi sezonal, kryesisht pacientë që vuajnë edhe nga sëmundje të tjera, përfshi këtu moshat e treta që janë më pak rezistente ndaj këtyre virozëve. Këshilloj të bëhet vaksinimi paraprak dhe duhet të jenë në kontakt me mjekët e familjes dhe mjekët specialistë”,- tha shefja e reanimacionit.

Mjekja Cani sqaroi më tej të gjitha simptomat që ka gripi i sivjetshëm, masat që duhet të marrin të prekurit dhe kush janë më të rrezikuarit prej tij. Ajo shtoi se: “Agresiviteti i virozës së sivjetshme nuk është edhe aq i madh sa vitet paraprake”.

Te Sanatoriumi janë të shtruar edhe tetë persona të tjerë të prekur nga gripi, gjendja e të cilëve raportohet se është e stabilizuar. Megjithatë, pavarësisht rastit të vdekjes së 48-vjeçarit dhe të shtruarve të tjerë mjekja thotë se nuk ka vend për alarm pasi bëhet fjalë për grip sezonal.

Pak ditë më parë mjekët infeksionist pranë QSUT, deklaruan pse mesatarisht 130 persona në ditë të prekur nga gripi, paraqiten në Shërbimin Infektiv në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.

Spitali Universitar Shefqet Ndroqi, Sanatoriumi – Tiranë

Simtomat

Gripi fillon me temperatura të larta, me kollë, me sekrecione, dhimbje koke dhe kyçesh. Të gjitha këto janë simptomat paraprake. Nëse nuk trajtohet mund të kalojë edhe në komplikacione si pneumoni sidomos tek qytetarët që kanë probleme kronike. Ritheksoj duhet të jenë të kujdesshëm dhe të bëjnë vaksinim.

Masat që duhen marrë

“Në rast se qytetarët kanë këto simptoma duhet të marrin simtomatkëve, qoftë për temperaturën, qoftë për kollën. Nëse për dy tre ditë gjendja nuk përmirësohet duhet t’ju drejtohen mjekëve”

Kategoritë më të rrezikuara

“Unë e përmenda edhe më herët. Janë mosha e tretë, pacientët që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive, të veshkave, të heparit me probleme hematologjike, kronike”.

 

v.l/ Dita

February 3, 2019 17:35
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*