Virusi ndal edhe Rusinë, Putin: Mbylluni në shtëpi për 1 javë!

March 25, 2020 16:46

Virusi ndal edhe Rusinë, Putin: Mbylluni në shtëpi për 1 javë!

Rusia ka arritur të përmbajë koronavirusin deri më tani, por vendi nuk është në gjendje të bllokojë plotësisht kërcënimin. Kështu u shpreh Presidenti Vladimir Putin duke theksuar se tani është e domosdoshme të respektohen indikacionet e autoriteteve.

Për të përmirësuar epideminë, ai njoftoi një javë ndalesë të aktiviteteve jo thelbësore, nga 28 mars deri në 5 prill. “Qëndroni në shtëpi”, tha Putin.

“Tani është jashtëzakonisht e rëndësishme për të parandaluar kërcënimin e përhapjes së shpejtë të sëmundjes, kështu që java e ardhshme do të jetë një javë pushim, shtoi ai. Dhe pastaj tha: Të gjitha rekomandimet domosdoshmërisht duhet të ndiqen. Më besoni, gjëja më e sigurt për momentin është të qëndroni në shtëpi.

Presidenti rus saktësoi se ndalesa nuk do të zbatohet për disa sektorë kryesorë të vendit, siç janë punonjësit e shëndetit, transporti, bankat dhe disa degë të administratës publike.

Në 24 orët e fundit, në Rusi ka patur 163 raste të reja të infektuar nga koronavirusi për një total prej 658 personash.

Sipas autoriteteve, rritja ditore e numrit të pacientëve pothuajse është trefishuar megjithatë ato këmbëngulin se “në Rusi situata nuk është aq serioze sa në vendet e tjera”.

 

l.h/ dita

March 25, 2020 16:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim