Vishaj: Kryeprokurorja Marku as mund të emërojë, as të shkarkojë

December 25, 2017 16:29

Vishaj: Kryeprokurorja Marku as mund të emërojë, as të shkarkojë

 

“Kryeprokurorja Arta Marku nuk mund të emërojë apo shkarkojë, por mund të komandojë në drejtimin e çdo lloj prokurorie të rrethit gjyqësor çdo prokuror me integritet moral dhe profesional”. Kështu shprehet kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj gjatë një deklarate për Report Tv lidhur me lëvizjet e mundshme në prokuroritë e rretheve me firmë të Arta Markut.

Vishaj sqaron se sipas ligjit të ri për Prokurorinë, Kryeprokurori i Përgjithshëm edhe pse me mandat të përkohshëm nuk ka rol urdhërues për hetimet apo shfuqizimin e vendimeve, pasi një gjë e tillë i ka kaluar gjykatës.

Sipas tij, Arta Marku në krye të organit të akuzës nuk mund të krijojë institucione të tjera pa u ngritur më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

“Kjo Kryeprokurore edhe pse me mandat të përkohshëm nuk mund të emërojë apo shkarkojë, por mund të komandojë në drejtimin e çdo lloj prokurorie të rrethit gjyqësor çdo prokuror me integritet moral dhe profesional. Me ligjin e ri të organizimit të Prokurorisë, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme është thjesht një administrator dhe nuk ka një rol urdhërues për hetimet apo shfuqizimin e vendimeve, pasi atë e vendos gjykatësi. Por, mandati i Kryeprokurores është procedural, më shumë është një administrator i mirë, sesa një proceduralist i mirë që do të thotë të urdhërojë hetimin apo pushimin e një çështje. Nuk urdhëron prokurorët e sektorëve që të kryejë një veprim të padëshiruar nga prokurori i sektorit”, u shpreh Vishaj.

Sa i përket drejtuesve të prokurorëve me mandat të përkohshëm, sqaroi ai, është në atributet e kryeprokurorit të përgjithshëm, por ai ngriti shqetësimin se në drejtimin e prokurorive sot ka prokurorë të cilët kanë humbur funksionet të komanduarit.

“Mandati i këtyre drejtuesve të përkohshëm nuk duhet të kalonte më shumë se 6 muaj, aktualisht kemi drejtues me mandat 2-3 vjeçar që kanë humbur tërësisht funksionet e një të komanduari. Nëse kemi mbi 6 muaj ata duhet të jenë të emëruar. Sot institucioni i emërtesës që është KLP, mungon”.

Pengesë në ngritjen e institucioneve të reja të prokurorisë sipas Vishajt është bërë bllokimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

“Drejtuesja e Prokurorisë së Përgjithshme nuk mund të krijojë institucione të tjera pa u ngritur KLP. Kjo mungesë bën që të kemi vakuum në punën e Prokurorisë. Roli i Prokurores së Përgjithshme duhet të jetë zgjedhja e prokurorëve më të mirë, janë 6 prokurorë të cilët pasi të kalojnë Vettingun do jenë pjesë e KLP, bashkë me pesë anëtarët që do vijnë nga Kuvendi. Brenda janar-shkurt duhet të ngrihet KLP, pasi është një ngërç tërësisht i madh. Duhet paralelisht me ligjin e ri procedural të kemi edhe institucionet e reja. Vetëm një dakordësi e subjekteve politike do bëjë të mundur që brenda pranverës të kemi institucionet e reja”, tha më tej kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj.

December 25, 2017 16:29
Komento

1 Koment

  1. Adih December 25, 17:32

    Zoti Vishaj , ,,,Po i jepni oksigjen edhe 6 muaj ,bandes mafjoze komuniste .Por prap ne by……e kane ::??????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*