Kreu i SHISH boton jetëshkrimin. Por media hedh dyshime

October 6, 2016 09:07

Kreu i SHISH boton jetëshkrimin. Por media hedh dyshime

E shkuara e kreut të institucionit kryesor të sekreteve në Shqipëri, Visho Ajazi Lika, është rrethuar gjithnjë me mister.

Dyshimet për të shkuarën e mjegullt të kreut të SHISH, i kanë ngritur vetë anëtarët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, duke nisur që nga roli i paqartë në SHIK-un famëkeq të Bashkim Gazidedes, misionin në Riad të Arabisë Saudite, veprimtarinë në Kanada, në Barcelonë etj.

Por, më në fund, kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, ka thyer heshtjen, duke dhënë një version për të shkuarën e tij.

Në faqen e rikonfiguruar të SHISH, kreu i institucionit të sekreteve, ka botuar jetëshkrimin e tij, duke u dhënë kësisoj një përgjigje zyrtare dyshimeve dhe pikëpyetjeve të ngritura prej katër vitesh rreth të shkuarës së tij shkruan “Shqiptarja.com”.

Në jetëshkrimin e publikuar, Visho Ajazi Lika thotë se në SHIK-un e drejtuar nga Bashkim Gazidede, ka punuar si administrator i sistemit kompjuterik, nga shtatori 1994 deri në korrik të vitit 1997, periudhë në të cilën SHIK akuzohej për rrëmbime, rrahje të kundërshtarëve politik të ish-presidentit Berisha, për reprezalje, dhunë, përndjekje, etj.

Po ashtu, në jetëshkrimin e tij, kreu i SHISH pohon se gjatë periudhës maj 1993 deri në gusht të vitit 1994, ka mbajtur postin e drejtorit të Shërbimit të Jashtëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Por, ka dëshmi dhe deklarata, sipas të cilave Visho Ajazi Lika, në atë kohë, punonte si drejtor i kundërzbulimit të huaj ose si quhej ndryshe drejtoria që ishte e vendosur në katin e katërt të Ministrisë së Jashtme.

Kreu i SHISH, thotë gjithashtu se ka punuar edhe si sekretar i parë në ambasadën shqiptare në Riad, në Arabinë Saudite, por nuk përmend kohën e fillimit të detyrës dhe të largimit nga ky funksion.

Qëndrimi në Kanada 

Në jetëshkrimin e kreu të Shërbimit Informativ Shtetëror nuk thuhet asnjë fjalë për qëndrimin dhe veprimtarinë në Kanada, statusin politik, arsyet e largimit etj. Kreu i SHISH vetëm sqaron se pas vitit 1998 ka punuar si zëvendëspresident për teknologjinë e informacionit, në EQUIFAX (IRMC).

Por, një version tjetër për të shkuarën e tij, jep Visho Ajazi Lika, në formularin e dekriminalizimit, për të vërtetësinë e të dhënave mban përgjegjësi penale.

Në formularin e vetëdeklarimit, kreu i SHISH shkruan se ka jetuar si emigrant në Toronto të Kanadasë, nga data 1.06.1998 deri në 30.11.2009. Po ashtu, kreu i SHISH pranon se ka punuar si emigrant në Greqi, në verën e vitit 1991.

Gjithashtu Lika figuron me dy datëlindje në formularin e vetëdeklarimit.

Roli në SHISH

Visho Ajazi Lika thotë se në SHIK-un e drejtuar nga Bashkim Gazidede, ka punuar si administrator i sistemit kompjuterik, periudhë në të cilën SHIK akuzohej për rrëmbime, rrahje të kundërshtarëve të ish-presidentit Berisha, dhunë, përndjekje, etj.

Nga shkarkimi tek dekorimi

Në fillim të vitit 2014, shumica në pushtet ndërmori një lëvizje për kontrollin e veprimtarisë dhe mundësisht shkarkimin e kreut të SHISH, por dy vjet më vonë Visho Lika ka përfunduar me dy dekorata.

Ndërsa një grup anëtarësh të Komisionit të Sigurisë Kombëtare përgatitën një raport për të gjitha paligjshmërinë në SHISH, që nga përgjimet e paligjshme, emërimet klienteliste etj., kreu i SHISH u dekorua nga kryeministri dhe më pas nga Presidenti i Republikës, me medalje mirënjohje për rezultatet në luftën anti-terror si dhe me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, për forcimin e sigurisë së shtetit.

October 6, 2016 09:07
Komento

Ende pa komente

  1. MH October 6, 13:37

    “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, për forcimin e sigurisë së shtetit,komshi.

    Reply to this comment
  2. Qimi October 6, 18:56

    QEJF O QEJF QE BENE DER VISHI(O) HA RAKI E PI THELA MISHI!

    Reply to this comment
  3. Julius October 6, 21:45

    Kokrra e ….eshte, burri me pabyths nuk ka nder e fe shok e mik ky pleher

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim