Vit i bardhë, apo vit i zi?!

December 28, 2017 12:40

Vit i bardhë, apo vit i zi?!

(vijon nga nr. i kaluar)

Opozita nxiste Metën,
mos firmoste qeverinë,
se Rama do kish- i vetëm,
dhe timonin-dhe tepsinë!.

Domosdo që do firmoste,
se për të kish sosur lufta,
dhe me bllofin dot nuk lozte,
se s’e linte Kushtetuta!.

Krejt jeshile u ndez drita,
nisi punën Rama-Dy,
u shtua tek opozita,
edhe Zonja LSI!

Në themelet e programit,
do të qe vazhdimësia,
nga kjo anë e istikamit,
më s’do ishte LSI-ja!.

Dulja-Shehi dhe Mediu,
me fare i shkrinë partitë,
dhe Ndokës s’ju sos qiriu,
por mbeti në opozitë!.

Lulit shumë i dolën tepër,
bëri punë karabushi,
shfarosi gardën e vjetër,
listat me fëmijë i mbushi!.

Shfarosi gardën e vjetër,
listat me fëmijë i mbushi,
po të qe një sistem tjetër,
deputet do ishte Blushi!.

Dhe kështu u mbyllën zgjedhjet,
në mënyrë spektakolare,
Luli fliste veç për vjedhjet,
po fakte nuk kishte fare!.

BE-ja na përkëdheli,
tha-kjo është rruga e duhur,
po Lulashi-nga Brukseli,
Shqipërinë e bëri pluhur!.

BE-ja dot s’e besonte,
ligjërimin e Lulashit,
që dhe në Bruksel këndonte,
vetëm këngën e hashashit!.

Në Bruksel dhe këtë herë,
them i dogjëm prapë etapat,
se Lulushi kërkoi prerë:
“Të mos hapen negociatat!”

Dhe foli grigja e huaj,
që i ka punët me nge:
“Kur ju s’doni vendin tuaj,
përse do t’ju duam ne?!”

Dhe kështu në të dy faqet,
na puthën buzët e hallës,
dhe ende s’qenë parë shfaqet,
e zëvendësimit të Llallës!.

Një seancë e paparë,
që nga lindja e Republikës,
jashtë e brenda u ndez zjarr,
plus tërbimi i Monikës!

Ende s’e kemi kuptuar,
pse u tërbuan si demi,
veç një javë ka kaluar,
dhe Llallën-harruar kemi!

Si ç’i harruam përmbytjet,
që prapë vendi përballoi,
por ende s’kemi përshtypjet,
e këtij viti-që shkoi!

Do të kemi dy variante,
si për çdo punë shqiptarësh,
një me gjuhë elegante,
një me gjuhë telendarësh!

Do jetë kapitull më vete,
vota “kundër” Amerikës,
këtu u ngritën rrëmete,
për nguljen në shpinë të thikës!

Për punë të Amerikës,
këtu u bë bolori,
sipas Lulit dhe Monikës,
ky do quhet Vit’ i Zi!

Sipas Ramës që festoi,
ditëlindjen e Zotit Krisht,
quhet viti që kaloi,
i bardhë-absolutisht!

Arben Duka

December 28, 2017 12:40
Komento

12 Komente

  1. intelektuali December 28, 16:45

    vijon nga nr. i kaluar:

    NE BRUKSEL NUK SHKOHET ME SAJME QORRIN
    AS ME KANABIS E DROGE E ME EDVIN HORRIN
    PALLAVRAT ME SALI E LULASH THUAJI GJETKE
    SE NA PLASE BARKUN ME LLOGJE SHTERPE

    Reply to this comment
  2. Kris 1 December 28, 17:49

    ishte viti i reformave
    Qe na cojne ne europe
    para ecim fitimtae
    Mbyll nje grop e hap nje grope
    mos e nxini gjithe punen
    Se te mirat vine rradhe
    Mijera te vrare greke
    U dhame toke i beme shqiptare
    Ne ndimuam edhe NATOn
    Kemi bere goxha pune
    Qe ti veje puna mbare
    I derguam nje spiun
    Ishte vit me bereqer
    Kanabis dimer behar
    Po krenohet Janullatos
    Oh sa mire me qene shqiptar

    Reply to this comment
  3. info analitike December 28, 18:10

    Presim reagimin ngazellyes te radhes te shokut Neti. Kushedi me ke do te na e krahasoje keter radhe bejtexhiun, me ndonje Dante, Virgjil apo Safo duke pasur parasysh dashurine e pakufishme per kriepsikopatin.
    O bejtexhi i ke pietur ato naftetaret se cfare viti ishte ki qe kaloi e cfare parashikohet te jete ai ne vijim? Te kemi partine me shendet pa te tjerat rregullohen.

    Reply to this comment
    • Neti pe verteti December 28, 21:07

      Yyyy edepsezer qe s’ju vjen pike turpi, s’ju vjen… Po si more guxoni t’ja permendni partine Netit? Po ai eshte dhe militaruc 24 kar-atesh more? A e dini ju qe partia s’ben dot nje hap perpara pa taksixhinj dhe bejtexhinj, apo s’e dini?

      Reply to this comment
    • N.VJOSA December 28, 22:29

      @infua i xha Saliut,
      Nuk ka nevoje Arben Duka per lavderimet e mija!…ashtu siç nuk kane nevoje per deshmi komentet e tua pro Kryepsikopatit Sali, te cilin gjenia e Driteroit e ka portretizuar ne vargjet lapidare:

      Në vendin tim,
      Në vendin tënd
      Një i çmendur
      Të gjithë i çmend!..

      Por te qendrojme te Duka, qe ti na i qan hallin dhe na e quan bejtexhi…(si dhelpra per rrusht, që kur si arrinte dot, thoshë, janë aguridhe….)
      Poezia politike qytetare e tij, ne gjurmet e poetve me te mire shqiptare qe kane lëvruar kete lloj poezie, flet vet, eshte e shkruar, e zezë mbi te bardhe, e vleresojne shqiptaret, te cilet jane te shumte, qe vargjet e tij i dine permendesh!
      Nuk ja ulin vleren keti Vigani liberator ca info bythko qe flasim si militant te xha Sali Tano Karridit, pa çka se akuzoje te tjeret si militant partie!…
      Mund ta them me plot gojen se ca qorra si puna jote nuk jane aspak orgjinale kur quajne Kryeministrin aktual kryepsikopat…,sepse Kryepsikopat me fjale e me vepra shqiptaret njohin xha Saliun!
      Info , ti je nje kopjac i peshtire!
      Si lëçitës qe na hiqesh , lexo ne internet Psikiatrin gjerman Karl Jaspers dhe do shohesh diagnozen e Mashtrusit mitoman, xha Saliut Kryepsikopat h i s t e r i k !…
      Info, ji orgjinal, se nuk ngjit si Mashtrus i vogel i mashtrusit te madh!…
      Info, mua nuk me leviz fare qerpiku syrit per interesa partiake ne Shqiperi, se kam Austrine, ku po kaloj gjysmen e jetes,une shkruaj ketu ne kete blog se jam ushtar i vjeter i se Vërtetes dhe kam deshiren, qe Atdheu im i origjines, Albania, te hyje ne Familjen e madhe europiane, Edi Rama po lufton forte per kete mision, por i jeni turrur ju militantet e Anarshise se Mafjes, qe kerkoni me çdo kusht pushtetin e humbur dhe shani, kur kokar me te medha te politikes europiane lavdërojnë…
      E te tjera e te tjera, siç thote Duka…se do kemi rast prap te debatojme, se do vazhdosh prape ti te denigrosh ata qe luftojne me mish e me shpirt per Shqiperine!
      Kaq per sot info “analitiku”,
      qe ke rënë nga fiku…

      Reply to this comment
    • N.VJOSA December 28, 22:33

      @infua i xha Saliut,
      Nuk ka nevoje Arben Duka per lavderimet e mija!…ashtu siç nuk kane nevoje per deshmi komentet e tua pro Kryepsikopatit Sali, te cilin gjenia e Driteroit e ka portretizuar ne vargjet lapidare:

      Në vendin tim,
      Në vendin tënd
      Një i çmendur
      Të gjithë i çmend!..

      Por te qendrojme te Duka, qe ti na i qan hallin dhe na e quan bejtexhi…(si dhelpra per rrusht, që kur si arrinte dot, thoshë, janë aguridhe….)
      Poezia politike qytetare e tij, ne gjurmet e poetve me te mire shqiptare qe kane lëvruar kete lloj poezie, flet vet, eshte e shkruar, e zezë mbi te bardhe, e vleresojne shqiptaret, te cilet jane te shumte, qe vargjet e tij i dine permendesh!
      Nuk ja ulin vleren keti Vigani liberator ca info bythko qe flasim si militant te xha Sali Tano Karridit, pa çka se akuzoje te tjeret si militant partie!…
      Mund ta them me plot gojen se ca qorra si puna jote nuk jane aspak orgjinale kur quajne Kryeministrin aktual kryepsikopat…,sepse Kryepsikopat me fjale e me vepra shqiptaret njohin xha Saliun!
      Info , ti je nje kopjac i peshtire!
      Si lëçitës qe na hiqesh , lexo ne internet Psikiatrin gjerman Karl Jaspers dhe do shohesh diagnozen e Mashtrusit mitoman, xha Saliut Kryepsikopat h i s t e r i k !…
      Info, ji orgjinal, se nuk ngjit si Mashtrus i vogel i mashtrusit te madh!…
      Info, mua nuk me leviz fare qerpiku syrit per interesa partiake ne Shqiperi, se kam Austrine, ku po kaloj gjysmen e jetes,une shkruaj ketu ne kete blog se jam ushtar i vjeter i se Vërtetes dhe kam deshiren, qe Atdheu im i origjines, Albania, te hyje ne Familjen e madhe europiane, Edi Rama po lufton forte per kete mision, por i jeni turrur ju militantet e Anarshise se Mafjes, qe kerkoni me çdo kusht pushtetin e humbur dhe shani, kur kokat me te medha te politikes europiane e lavdërojnë…
      E te tjera e te tjera, siç thote Duka…se do kemi rast prap te debatojme, se do vazhdosh prape ti te denigrosh ata qe luftojne me mish e me shpirt per Shqiperine!
      Kaq per sot info “analitiku”,
      qe ke rënë nga fiku…

      Reply to this comment
  4. T. Topi December 28, 20:13

    vazhdim…

    Oh sa bukuri ka tufa,
    Kur e ngop me barsaleta,
    Vit i bardhë, apo i zi,
    Këtë e dëshmon vetë jeta !

    Transparenca s’është për ty,
    Bejtexhi o pykë në diell,
    Neutral ti s’gjykon dot,
    Se lyen këmbën me miell !

    Lëri dënglat bejtexhi,
    Se ato s’i ha as “rrota”,
    Vit i bardhë, apo i zi,
    Lëre ta vendosi bota !

    Hiq syzetë, bejtexhi,
    E trasha të mëngjërashit,
    Të shikosh si pingul bien,
    Kacatorrat e hashashit !

    Hap qitapin, bejtexhi,
    Atë të ekonomisë,
    Të kuptosh se 8 miljardë,
    I shkoi borxhi hajdutërisë !

    Hap qitapin, shkruaj troç,
    Se financat shkojnë për lesh,
    Janë bërë si leckë laviresh,
    Nga t’i kapësh, nga t’i zesh !

    Reply to this comment
  5. . December 28, 23:17

    .

    Reply to this comment
  6. . December 29, 09:51

    O Dita,
    Ne se nuk doni mendimin e komentuesve, mos kerkoni qe lexuesit te humbasin kohe kot.

    Reply to this comment
  7. Populli December 29, 11:58

    Duka porsi Rama flet per timon-tepsi,
    flisni or derdimene nje her per Ekonomi,
    aty ku fukaralleku kudo ja ben Muuu,
    se qeverine e drejton nje Rame kercu,
    qe nga Ekonomia eshte komplet analfabet,
    si papagall ca shifra, flet perrall me mbret,
    mashtron dit e nat per rritje ekonomike,
    kur kudo ekonomia eshte ne gjendje kritike,
    naftetaret rrogat e veta nuk marrin dot,
    Rama ben premtime, derr-derr futja kot
    sivjet qe flasim, Rama 4 vjet pushtet,
    Shperblimin e buxhetoreve e ka ber lanet,
    taksa plot miletit i shtohen ne janar,
    Rama shpreson qe ky popull te haje bar,
    prandaj Duka dot per Ekonomi nuk flet,
    e di mire qe Rama eshte i dhjere komplet.

    Reply to this comment
  8. T. Topi December 29, 13:05

    vazhdon…

    (Replike me @Populli)

    Ç’ne or taj m’i dëfton Dukës,
    Hallet e ekonomisë,
    Kur në ëndërr veç i dalin,
    Militantët e partisë !

    Dulet, shehërit dhe medinjtë,
    Kanë për Dukën përparësi,
    Ç’do gjë tjetër përveç tyre,
    Për ata nuk ka rëndësi !

    Metët, ramët edhe blushët,
    Janë për Dukën “feja vet”,
    Borxhet, taksat edhe gjobat,
    Janë për ta pa bereqet !

    Lulkat, ndokat edhe llallët,
    Janë ushqimi poetik,
    Gruri, misri, edhe buka,
    Sak kapsllëk ekonomik !

    Reply to this comment
    • Populli December 30, 12:13

      Hesht, Herr Topi, se Duka ka hak,
      ti bej duva Rames, atij kok-sapllak,
      se kur Duk poeti u semur ne Shqiperi,
      kjo qeveri e Rames e coi ne Itali,
      atje i bene Dukes remont kapital,
      te ishte per ketu, do ishte ne kanal,
      te “Shendetesia falas” e Ram palloshit,
      nuk kish besim Duka, kokrra kodoshit,
      packa se qeverin e Rames shum e lavderon,
      kur semuret vete, me vrap ne Itali shkon,
      tani Herr Topi, besoj se mire e kupton,
      pse shoku Duka, per Ramen ligjeron,
      se pari, me fonde te qeveris ne Itali ate e sheron,
      se dyti, Duka ka gjith jeten qe komunisteve i kendon.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*