Vit i bardhë, apo vit i zi?!

December 27, 2017 13:35

Vit i bardhë, apo vit i zi?!

Pak e nga pak ky vit po soset,
po vjen mes ftomës Vit i Ri,
po nuk e dimë si do vuloset,
qe vit i bardhë-a vit i zi?!

Të ndryshëm do të jenë variantet,
edhe bilancet padyshim,
sherrin shumë shpejt do nisin kampet,
dhe sherri prapë s’do ketë mbarim!.

Them se ka qënë eveniment,
nga Edi Rama një dhuratë,
zgjedhja e Metës president,
dhe sherr’ i tija në fushatë!

Në mes fushatës u zgjodh Likja,
kur LSI-së ju bënë lëshime,
kur përsëri Demokratikja,
u bë copë-copë edhe thërrime!

Çadra në mes të atij sheshi,
mbylli pa bujë misionë e saj,
kur Luli mori dhe çfarë s’deshi,
nga Rama në Tetëmbëdhjet’ Maj!

Ju dha mbi gjysmë e qeverisë,
ndaj u ndez flakë si meteori,
pjesën e dytë të historisë,
do mbyllte ai fund-Qershori!.

S’dolën gjëkund parashikimet,
u shembën ëndrrat e urithëve,
se Rama i fitoi votimet,
i vetëm kundër që të gjithëve!

Lulashi që qe ndezur flakë,
siç thamë më lart-si meteori,
s’kish ngrënë kurrë të tillë shuplakë,
që hëngri atë ditë Qershori!

Në zgjedhje u’a kaloi të gjithëve,
në shtim të votës LSI-ja,
por goxha shqelm hëngri pas bythëve,
dhe fluturoi nga qeveria!

Një ditë të tërë nuk u duk fare,
s’tha asnjë fjalë mortja Lulash,
por hapi shpejt atë kamare:
“I bletë votat me hashash!”

Dhe lindi kjo legjendë urbane,
me autor mortjen Lulash,
pastaj gjithë gjindja sharlatane,
thoshte hashash dhe veç hashash!

Mirë që PD-ja u dërrmua,
po LSI-ja që u rrit,
ende s’e dimë pse u shfazua,
zonja Monikë-shoku Petrit?!

E sigurt-mori LSI-ja,
me mijëra vota nga Qendrorja,
po pse e kapi histeria,
ende pa ikur nga llogorja?!

Është një çudi me të vërtetë,
kur kthehen njerzit në robota,
po në Tiranë-Idrizi i shkretë,
u dogj i tëri për dhjetë vota!

Vazhdoi kënga e hashashit,
si nga zgjyrakët dhe nga zgjyrat,
dhe Shtatë teknikët e Lulashit,
për kijamet s’iknin nga zyrat!

Dhe jo s’e ishin ca kokfort’,
dhe vapën s’kishin ku ta shkonin,
po do të bënin një raport,
ku Ramën do ta shpartallonin!

Vijon nesër

Arben Duka

December 27, 2017 13:35
Komento

6 Komente

  1. anticensurë25642654 December 27, 14:10

    vit i zi beno vit i zi!!
    varre dhe pasaportë!!
    këto mjaftojnë për ta nxirë çdo gjë tjetër!!
    sikur të ishte e bardhë!!
    për fat të keq!?
    vetëm bardhësi nuk pati deri para këtyre dy mynxyrave!!
    ps:beno nuk jemi në stadium,benooooo!!
    zgjohu dhe ti!!

    Reply to this comment
  2. Mili Tanti December 27, 16:00

    Vit katran më zi nuk bëhet,
    Bejtexhi, o kokëshpullë,
    Droga, kurvat dhe spiunët,
    Na kanë mbirë porsi kërpudhë !

    Nuk m’i paske sitë në ballë,
    Bejtexhi, o delenxhi,
    Të shikosh se si ashashin ?
    “Asgjeson” cdo qeveri ?

    Nuk m’i paske sitë në ballë,
    Bejtexhi, o copë miopi,
    Të shikosh se si çdo rënxë,
    Ulërin dhe shqepet gopi ?

    Nuk m’i paske sitë në ballë,
    Bejtexhi o hipokrit,
    Të shikosh se si “partia”,
    Sumën grekut ja ka shit ?

    Reply to this comment
  3. Populli December 27, 18:07

    ‘Na ishte nje here…Perendimi”
    (film i madh i Sergio Leones)
    “Na ishte nje here…Shperblimi”
    (turpi i madh i Ram Cogliones)
    Ka qene dikur Shperblimi i Vitit Ri,
    c’do qeveri e jepte ne Shqiperi,
    por…sa erdhi Rama ne pushtet,
    Shperblimi u zhduk, u tret,
    “5mije lek Shperblim qesharak jep Saliu”
    ulerinin ne opozite Rama e Brace-miu,
    por kur vete erdhen ne qeveri,
    shperblim per pensionistet e ben…3 mije,
    buxhetoret e Shqiperise kane 4 vjet,
    qe Shperblimin qeveria ja ka bere lanet,
    ti pyesesh buxhetor e pensioniste sot,
    per Shperblim, vallahi lodhesh kot,
    po ty Duke qe per Ramen vjersheron,
    a te kujtohet Shperblimi jon?
    A thua dot lavde per Ramen sot,
    kur as nje Shperblim nuk jep dot?
    pra me pak fjale nuk ka vit Bardhe e Zi,
    por ka vetem vit Zi e Gri,
    e bardha ka kohe qe eshte harruar,
    nga kjo qeveri ne ekonomi deshtuar.

    Reply to this comment
  4. intelektuali December 27, 18:45

    VIT I BARDHE DO TE VIJE KUR TE IKE SAJME QORRI BASHKE ME RILINDJEN E DROGES DHE EDI HORRI
    KUR SHQYPTARET MOS T’I FALEN ME ENVERIT
    DHE MOS T’I KENDOJNE ME DJAJVE TE FERRIT
    KUR KRIMI DO NDESHKOHET NGA DREJTESIA
    KUR FULLANI DHE LIKJA S’DO JENE ME PARIA
    KUR SALIU S’DO MASHTROJE ME SHQYPTARET
    KUR LULI TE FLEJE NE BURG ME MEKATARET
    KUR EKONOMIA TE MOS VARET NGA PARTIA
    POR NGA BIZNESI I LIRE DHE VET SHOQERIA

    Reply to this comment
  5. Kris 1 December 28, 00:57

    Vit mashtrimi ku e zeza fshihet pas mavise.Ku gjithe baterite e medias jane ngritur e salutojne shejtanin ne pushtet.,e po na cojne nga fitoria ne fitore duke na helmuar trute dhe zbrazur xhepat.
    Vit qe na dha nje qeveri tepsie me vu!lnetin e 24% te shqiptareve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*