Vitamina K, rëndësia dhe ushqimet ku mund ta gjejmë

Redaksia Online June 20, 2013 15:53

Vitamina K, rëndësia dhe ushqimet ku mund ta gjejmë

Vitamina K kryen një sërë funksionesh, të cilat e bëjnë të domosdoshme për organizmin e njeriut. Ajo nuk duhet të mungojë asnjëherë në ushqimet që konsumojmë, pasi ndikon direkt në mbrojtjen e kockave, në koagulimin e gjakut dhe kalcifikimin e enëve të gjakut.

 

Për çfarë është e dobishme

Vitamina K ndikon në procesin e koagulimit të gjakut. Ajo është e domosdoshme në rastet e plagëve në lëkurë, për të parandaluar gjakderdhjen e tepërt. Vitamina K ndihmon në koagulimin e gjakut, duke hyrë në veprim me disa enzima, të cilat bëjnë të mundur trashjen e gjakut dhe ndalimin e hemorragjisë.

Vitamina K mbron kockat nga frakturat. Kush vuan nga mungesa e vitaminës K është i rrezikuar nga fraktura e kockave, veçanërisht gratë në moshën e menopauzës.

Vitamina K bllokon formimin e osteoklateve të tepërta (qeliza kockore), të cilat janë përgjegjëse për demineralizimin e kockës. Ajo fikson proteinat në sistemin kockor dhe  forcon indet.

Kur kalciumi akumulohet në brendësi të arterieve, ato forcohen. Vitamina K është përgjegjëse për stimulimin e proteinës MatrixGLA, e cila pengon formimin e kristaleve në enët e gjakut.

Shumë i rëndësishëm është edhe funksioni antioksidues, sidomos në favor të qelizave nervore. vitamina K ul nivelet e inflamacionit në organizëm dhe mbron trurin dhe sistemin nervor në tërësi. Tek të porsalindurit, vitamina K rekomandohet në rastet e hemorragjisë dhe parandalimit të problemeve që lidhen me traumat gjatë lindjes.

 

Ushqimet e pasura me vitaminë K

Vitamina K prodhohet edhe nga industria farmaceutike në trajtë pikash, të cilat përdoren nga personat që kanë deficit të saj. Megjithatë, mjekët rekomandojnë një dietë ushqimore të pasur me vitaminë K në formën e saj natyrale.

Ndër ushqimet më të pasura me këtë vitaminë njihen perimet me gjethe jeshile, si spinaqi, lakrat, lulelakra, por edhe bizelet dhe shpargujt. Sasi të mjaftueshme mund të gjejmë edhe te fasulet dhe bathët në tërësi. Ushqime si soja, ullinjtë, mishi, drithërat, qumështi dhe derivatet e tij kanë sasi më të vogla, por të rekomandueshme për konsum për ata që vuajnë nga mungesa e kësaj vitamine. / Gazmira Sokoli

 

Redaksia Online June 20, 2013 15:53
Komento

1 Koment

  1. merimuhadri March 3, 15:57

    po simptomat nga mungesa

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*