Vitet ’90, Liria që nuk e kuptuam dot plotësisht

October 15, 2017 09:22

Vitet ’90, Liria që nuk e kuptuam dot plotësisht

Irina Prokhorova*

Perestrojka  e Mikhail Gorbachev dhe reformat e Boris Yeltsin duken po aq të largëta sa edhe Revolucioni i 1917-ës.

Dekada e viteve ’90 është mitologjizuar, qëllimisht stigmatizuar nga regjimimi Putinit dhe përfaqësuar në mënyrë sipërfaqësore në mediat ndërkombëtare. Dekada  e parë postsovjetike ka reputacionin e përcaktuar si “90-a e egër”, sunduar nga mafia dhe oligarkët, kohë kaosi dhe shkatërrimi në të gjitha sferat e shoqërisë.

Fundi i projektit imperial sovjetik e bëri në fakt jetën shumë të vështirë kur njerëzit u lanë në mëshirën e një të ardhmeje të panjohur në të cilën ata duhet të gjenin strategjintë reja për të mbijetuar. Pati shpërthime dhune, paraliza të përkohshme të të gjitha degëve të industrisë dhe në krizë në sistemin e vlerave. Shumëçka është shkruar tashmë për këtë.

Por pavarësisht kolapsit ekonomik dhe destabilitetit politik, kjo ishte periudha më e lumtur e jetës sime. Për shumë  nga brezi im, vitet ‘op mbeten një territor lirie, liri veprimi, zgjedhjeje, bindjeje dhe shprehjeje. Kjo ishte një dekadë e paprecedentë në historinë e Rusisë, kur njerëzit socialë dhe krijues mund të realizonin aspiratat e tyre.

Irina Prokhorova

Në vitin 2007 realizova një projekt kërkimor për revistën “Vëzhguesi i Letërsisë Ruse” mbi vitin e fundit të Bashkimit Sovjetik: 1990. Doja t’i përgjigjesha pyetjes: A ishte shpërbërja e BS-së e pashmangshme dhe a u provokua ajo nga “një konspiracion nga Lart” apo nga “një revolucion nga poshtë”? Pas një analize të hollësishme të proceseve transformuese në sfera të ndryshme të shoqërisë, është e qartë se ndryshimet e çliruara nga Perestrojka morën jetë nga brenda shoqërisë dhe ishin të pakthyeshme.

Në vitin 1990, famëkeqi neni 6 i Kushtetutës që i jepte Partisë Komuniste monopolin e pushtetit u abrogua nën presionin publik.

Shteti pluralist u zhvillua me hapa gjigandë njësoj si epidemiame konflikteve etnike dhe parada e republikave sovrane.

Ishte viti i fillimeve. I medias së parë të pavarur, shtëpive botuese, galerive private të artit, i mallrave dhe bursës. Blloku i Varshavës u shpërbë dhe Gjermania u ribashkua.  Qytetarët sovjetikë mund të udhëtonin lirisht jashtë. Ekonomia ra tërësisht në kolaps duke shkaktuar deficitebtë rënda. Pas dështimit të grushtit të shtetit revanshist të vitit 1991, proceset modernizuese nisën të përshpejtohen sikur e gjithë energjia krijuese e mbledhur të shpërthente përmes lirisë. Një qeveri e re demokratike u krijua. Kritikët mund të kundërshtojnë dhe të thonë se rendi i ri social ishte i dobët dhe jetëshkurtër, por unë nuk do të isha dakord.

Gjatë 17 viteteve të fundit forcat e reaksionit kanë gjunjëzuar me këmbëngulje dhe agresivitet institucionet demokratike, duke shkelur mbi Kushtetutën, ndrydhur lirinë e shprehjes, persekutuar arsimin dhe kulturën e pavarur. Dhe sërish ata nuk ja kanë dalë dot deri në fund.

Pse nuk mundëm të ruanim dhe mbronim këto arritje? Ndoshta ne nuk e kuptonim plotësisht esencën e lirisë sonë të sapofituar, e cila është me një vlerë të madhe në vetvete dhe se ajo nuk është një monedhë për t’u shpenzuar kur negociohet me autoritetet për stabilitetin dhe përparimin.

Mësimi më i mirë për të ardhmen mund të merret nga historia. Në fillim të shekullit të 18-të, Duka i Savojës donte të përfshinte Gjenevën dhe pjesë të tjera të Zvicrës franceze nën sundimin e tij, duke premtuar standarde më të mira jetese nën mbrojtjen e tij.

Përgjigja e zviceranëve krenarë ishte: Ne preferojmë të jetojmë në varfëri nën çatinë e lirisë sesa të vëmë dhjamë nën sklavëri.

 

****

*Irina Prokhorova është një kritike arti dhe historiane ruse. E sollëm këtë shkrim për shkak se ai kujton një situatë të ngjashme me Shqipërinë e viteve ’90, me shumë probleme të ditës, të ekonomisë, të mbijetesës. Por ato ishin edhe vitet e një shijeje unike të lirisë, të shpërfaqjes së emocioneve dhe aspiratave e patjetër edhe vite të një naiviteti që humbi në “edukim” e sipër me rregullat e një bote të re. Në dritën e përvojës në këtë rend të ri, duket se vëzhgimi i Prokhorovas se ne nuk e kuptuam plotësisht lirinë që fituam, apo na erdhi, përcakton defektin apo fatkeqësinë strategjike si shoqëri. Titulli është i ResPublica. Origjinali në rusisht mund të lexohet duke klikuar KËTU

October 15, 2017 09:22
Komento

10 Komente

  1. ´(`!´)` October 15, 09:56

    Ata popuj qe s’e kan jetuar ate me par e s’njofin ajo tingellon dhe s’kan ndjer asnjiher shijen e saj ,s’kan frymuar asnjiher ajrin e (Lirise) s’mundet ta kuptojne ate .

    Reply to this comment
    • everest October 17, 02:04

      Per cfare i botoni shkrime te tilla pa asnje vlere dhe vertetesi?
      Cfare liriue nuk kuptuan popujt e lindjes,kur kane 27 vjet qe Shqiperia eshte rrenuar totalisht dhe popul;li jetoj si skllav?
      Cfare na duhet liria e llapjes pa kufi,kur nuk te degjon njeri dhe te drejtat e tua gjoja te shkruara “bukur” neper ligje kurre nuk zbatohen per popullin ,por per shtetin dhe cubat e krimit dhe hajdutet?
      Cfare krahasimi ben kjo kalemxhie e kapitalit kur ne Shqiperi arsimi,shendetesia,drejtesia,bujqesia,ushtria,rendi publik,korrupsioni,prostitucioni,krimi i rruges etj kane vene nen kembe te gjithe popullin?
      Cfare shteti u instalua ne Shqiperi e kudo ne lindje,qe u ka krijuar kushte kriminale qe nje grusht hajdutesh e kriminelesh te behen miliardere,ndersa shumica e popullit vuajne per buken e gojes?
      A nuk ishin keta shqiptare qe ne socializem ndertuan qindra vepra madheshtore ne ekonomi,kulture,arsim etj,ndersa tani qenkan pa vlere?
      Boll me mbrockulla se nuk i ha njeri me!
      Keta kalemxhinj i paguan kapitali qe te mburrin krimin,mizerjen,varferine etj!

      Reply to this comment
  2. ´(`!´)` October 15, 09:56

    Ata popuj qe s’e kan jetuar ate me par e s’njofin si ajo tingellon dhe s’kan ndjer asnjiher shijen e saj ,s’kan frymuar asnjiher ajrin e (Lirise) s’mundet ta kuptojne ate .

    Reply to this comment
    • antonio October 17, 02:10

      Ku ishte kjo liria qe nuk e paskemi pare pa le me per ta kuptuar?
      Cfare fituan shumica e shqiptareve nga kjo palo liri,pervec llapjes,kur cdo dite arratisen nga Shqiperia me mijra vete me kuc e me mac?
      Shqiperia tani nuk eshte vendi yne,sepse atre e kane privatizuar politikanet,doganieret,gjyqtaret,prokuroret,mjeket,mafiozet etj,ndersa per shumicen e popullit eshte bere nje hapesire e huaj!
      Do bashkeqeveris me qytetaret,thote Rama,por ben sikur nuk e di se qytetaret nuk i degjon njeri nga administrata per hallet e padrejtesite qe u behen!

      Reply to this comment
  3. intelektuali October 15, 10:28

    SHQYPNIA DEMOKRATIKE NUK KA ASGJE TE PERBASHKET ME RUSINE BOLSHEVIKE TE PUTINIT

    Krahasimi i kryer ne kete shkrim eshte nje tentative groteske per te goditur rrugen qe ka vendosur Shqypnia drejt BE-se dhe Botes Demokratike, nderkohe qe Rusia e Putinit po kerkon te ktheje Kohen e Qepes te Stalinit dhe Brezhnjevit me Luften e tyre te Ftohte ne nje kohe qe Komunizmi si ideollogji dhe praktike eshte diskretituar totalisht kudo ne Bote dhe nuk ka kurfare gjasash qe te rikthehet ne formen e tij te shemtuar, njashtu sic e krijoi Revolucioni Kriminel i Tetorit me nje dhune te papare ne histori.

    PSE SHQYPTARET KANE DESHIRE TE KRAHASOHEN ME RUSINE BOLSHEVIKE?

    Kur Shqypnia para Lufte ishte nje vend totalisht properendimor me struktuara te nje shteti qe respektonte pronen private dhe ishte krejt liberal me biznesin dhe iniciativen e lire? Me te vertet Diktatura e Enverit e beri Shqypnine si nje Kamp Pereqendrimi te tipit stalinist GULAG per 50 vjet me radhe, por shqyptaret nuk mund te krahasohen me muzhiket e Rusise qe ishin shekuj nen feudalizmin mesjetar te regjimeve totalitare te Careve te Rusise dhe nuk kishin asnje te drejte civile, as ate te udhetimit nga nje “guberne” ne tjetren, bile as te shkonin nga nje fshat ne tjetrin pa lejen e feudalit dhe prandaj jane quajtur per shekuj me radhe si KREPOSTNI qe ne shqip do te thote te ngujuar me ligj ne nje vend. Ne Rusi mashtrimi marksist i Leninit dhe me pas i Stalinit gjeti teren dhe u zhvilluar si nje MURTAJE ideollogjike, sepse muzhiket nuk kishin se cfare te humbnin me shume se vargonjte e tyre qe i mbanin lidhur me feudalet per shekuj me radhe dhe prandaj i u bashkuan Revolucionit te Tetorit dhe Vampireve te tij pa menduar shume, nderkohe qe ne Mbreterine Shqyptare kishte kohe qe ishin konsoliduar Institucionet e Shtetit Perendimor, ekzistonte nje Klase Intelektualesh te gjithe te arsmiuar ne Perendim, biznesi dhe tregetia private shenonte rritje nga viti ne vit dhe investimet e huaja e vendosnin para Lufte Shqypnine ne vendin e pare ne Ballkan. Kjo situate e favorshme properendimore u shkaterrua nga Enver Hoxha dhe xhelatet e tij duke imituar me te njejtin skenar reprezaljet e Leninit dhe Stalinit ne Rusi dhe te Hitlerit ne Gjermani para Lufte, por keto masakra nuk munden te shuajne deshiren e lindur te shqyptareve per Liri Demokratike dhe Shtet Liberal te tipit Perendimor, ashtu sic ka ndodhur ne Rusine e Putinit, ku zerat properendimore si keto te Irina Prokhoroves jane si nje pike uje ne shkretetire dhe do te duhen te kalojne mjaft shekuj qe ruset me ne fund te kuptojne mashtrimin me idene komuniste te BOSEVE te tyre.

    PSE ATEHERE NE MEDIAN TONE KOMBETARE BEHEN KRAHASIME TE TILLA ALLOGJIKE QE DUAN TE LARGOJNE SHQYPNINE NGA RRUGA E INTEGRIMIT NE BE?

    Reply to this comment
    • mirel October 15, 17:13

      ja kerma demokrate, vazhdon te binde me filozofine e krimit te vandaleve dhe hajduteve qe moren pushtetin pas 90es.
      burgaxhi do kesh qene, ,shtazarak i dhunshem dhe primitiv. Qenie e felliqur qe ndyn shoqerine njerezore

      Reply to this comment
  4. katarakti October 15, 14:34

    Per mua kjo opinionistja e ka krejtesisht gabim. 100 per qind.Ajo kohe ishte liri per ujqerit. Vertet qe komunizmi u rrezua, por vendin e diktatures e zuri anarshia. Ne krye doli llumi, njerez pa din e iman, qe grabiten, shiten dhe shkaterruan vendin. Gjithçka ishte rremuje dhe gjithçka bazohej te forca. Shteti kishte marre fund. Ne vend te tij sundonin ligjet e xhungles.Kishe frike ta çoje vajzen ne shkolle se ta rrembenin bandat dhe ta degdisnin prostitute ne Itali. Ishte nje kohe e pasigurt. Banditet, imoralet, te korruptuarit etj etj perfituan mire nga ajo gjendje dhe sot i ke milionere. Tranzicionin me te suksesshem nga ekonomia e planifikuar ne ate te tregut, e kreu me sukses vetem Kina. Sepse atje shteti nuk u shkaterrua. Perkundrazi ishte ai nen drejtimin e Ten Hsiao Pin-it qe kreu reformat e nevojshme. Ndersa Rusia e Jelcinit dhe Shqiperia e Berishes ishin krejt e kunderta: Vidh, shkaterro, perveteso, vrit dhe prit, – kjo ishte demokracia e ketyre dy degjeneratave. Por Rusia e mori veten fale Putinit, ndersa Shqiperia lekundet ende si nje varke ne mes te oqeanit.

    Reply to this comment
  5. Lisi October 15, 18:01

    Shtypi ynë , edhe ai që quhet , medemek I majtë , I boton me zell të madh materiale si ky , produkt i një mëndje kretine !
    Kjo zonjë s’ka këllqe të analizojë temën që merr përsipër dhe prandajë edhe flet si e ëma e Zeqos …
    Ngjarjet flagrante janë të shumta e të freskëta , por , zonjëza në fjalë s’i ka parë !
    Bombardimin e Parlamentit me artileri , nuk e bëri diktatori Bonopart , atë e bëri ” demokrati ” Jelcin , 200 vjet më pas !
    DITA , këto analiza plehëra , ia lini Fahriut t’i botojë , ai është koshi i tyre !

    Reply to this comment
  6. Lisi October 16, 13:55

    DITA ,
    S’e njoh moderatorin tuaj , por , bëni mirë të caktoni një tjetër . Arrogancën e këtij zullapi e paguan gazeta .
    Në fund të fundit , ju kini mëndjen tuaj , dhe lexuesi ka mëndjen e tij !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*