Viti 1787, çfarë i tha Gëtes një shqiptar në Romë

Moikom Zeqo December 11, 2015 22:02

Viti 1787, çfarë i tha Gëtes një shqiptar në Romë

Gëtja – nga përfaqësuesit më të mëdhenj të letërsisë përparimtare botërore, në librin e tij “Italiansche Reise” (botuar më 1870) ka shkruar përshtypjet e udhëtimit që bëri në Itali në vitet 1786-1788.

Në libër thuhet se më 13 janar 1787 Gëtja ndodhet në Romë ku “në prani… të një auditori të madh u mbajt një konferencë… pastaj u paraqitën 30 seminaristë dhe deklamuan njëri pas tjetrit poezi të shkurtra, secili në gjuhën e vet amtare”.

Gëtja shënon se poezia e dytë që u deklamua para tij ishte “epirotisht” d.m.th. shqip. Gëtja thekson: “Poezitë m’u dukën të ndërtuara të shumtën në metrikën kombëtare dhe të deklamuara po në mënyrën kombëtare”.

Këtë fakt, për të cilin së pari bën fjalë studiuesi V. Kamsi, duhet ta shohim të lidhur me veprimtaritë kulturore e dëshmitë e poezisë shqipe në shekullin XVIII. Pa dyshim, kjo e dhënë e Gëtes ka rëndësi të veçantë në këtë aspekt.

Jo vetëm tregon interesimin e këtij poeti e shkrimtari të madh për kulturën e popujve të tjerë, për mundësitë e tyre popullore, për mënyrat poetike e prosoditë kombëtare, që u bënë objekt studimi nga vetë Gëtja e kohëtarët e tij evropianë, si J. G. Herderi që kërkonte në poezinë popullore, në folklor “shpirtin e hershëm të popujve”, por edhe njohjen e kulturës shqiptare e jehonat e saj te personalitetet e kulturës evropiane.

 

Këto takime në fakt janë më të hershme.

Mjafton të përmëndim se një shekull para Gëtes një poet arbëresh i quajtur Daniel Korteze në 1638 boton një poezi të shkurtër në shqip kushtuar Klod Nikolla Pereshit, personalitet francez, dijetar, mik i filozofit materialist Gasendi dhe i Galileut, të cilin e mbrojti kur u burgos u persekutua nga inkuizicioni.

Në një libër kushtuar Pereshit me shkrime në gjuhë të ndryshme të Evropës, është në faqen 118 edhe poezia e arbëreshit Daniel Kortezit.

Në shekullin XVIII kemi disa poetë të shqipes, si: Nikollë Brankati, arbëresh; Xhusepe Barkia, Nikollë Filia, Françesk Avati, Nikollë Athanas Suli – gjithashtu të njohur për veprimtarinë poetike në gjuhën amtare.

Në 1762 Jul Variboba boton kryeveprën e tij poetike – veprën më të rëndësishme të poezisë shqipe në shekullin XVIII.

Tani le të bëjmë pyetjen kush ishte poeti i ri që deklamoi përpara Gëtes poezinë e tij? Çfarë përmbajtje kishte kjo poezi? Gëtja shënon karakterin e formën kombëtare. Pra, një poezi e kultivuar, por e frymëzuar nga poetika popullore.

Nuk mund të themi asgjë të saktë dhe më shumë për poetin anonim shqiptar. Ç’u bë me këtë poet i cili në 1787 ishte në moshën e rinisë? A shkroi më tej poezi apo shkrime të tjera shqip?

 

Të mos harrojmë se poetët e mëdhenj të shqipes duken sidomos një shekull më vonë: De Rada, Naimi etj.

Poeti anonim shqiptar i shekullit XVIII është një motiv i traditave tona kulturore, i përpjekjeve të popullit tonë, i afirmimit të vetëdijes së tij kombëtare.

Kërkime më të kujdesshme arkivore lidhur me subjektin e mësipërm mund të nxirrnin në dritë ndoshta një ditë edhe emrin e njeriut që në praninë e Gëtes tha poezinë e tij shqipe. Teksti i mësipërm është shkruar në 1988.

Miku im, përkthyesi dhe studiuesi i njohur Fotaq Andrea, mbasi u njoh me këtë tekst më shkroi: “Në shkrimin tënd të 1988-ës, më tërhoqi vëmendjen shënimi i Gëtes për këngën epirote dhe kërkova në bibliotekën e Strasburgut librin e tij “Udhëtim në Zvicër e në Itali”. Gjeta pikërisht letrën e 13 janarit 1787 shkruar nga Roma, ku flet siç thua ti për këngën epirote (shqiptare) krahas këngëve të tjera. Gëtja në letër fillimisht flet për një statujë të Minervës në pallatin Justiniani, tek e cila ndenji një kohë të mirë duke e admiruar dhe për të cilën iu tha se ka qenë nderuar si shenjtore, aq sa me kohë nga puthjet e shumta të njerëzve te dora e saj, kjo pjesë e statujës qe zbardhur krejt, ndërkohë që pjesa tjetër e statujës ishte e murrme.”
Po ju jap të plotë pjesën ku Gëtja flet ndër të tjera për poezinë epirote, sidomos për një pikë të veçantë ku ia vlen të ndalemi edhe ju edhe unë.
“Ditën e Mbretërve, thotë Gëtja, festa e përshëndetjes që u bëhet Gentilisëve (fisnikëve), ne shkuam te Propaganda Fide. Atje, në prani të tre kardinalëve e të një auditori të gjerë dëgjuam fillimisht një fjalim lidhur me çështjen se në cilin vend Virgjëresha Mari kishte pritur Tre Magët, në stallën e bagëtive, apo gjetiu. Më pas, u lecitën disa poezi latine po për këtë çështje dhe më pas, rreth 30 seminaristë u shfaqën njëri pas tjetri për të lëcitur poemthat e tyre, secili në gjuhen e vendit të vet: malabere, epirote, turke, moldave, helenike, persane, kolkike hebraike, arabe, siriane, kofte, sarracine, armene, madekase, islandeze, boiene, egjiptiane, greke, etiopiane, poezi hartuar sipas prozodisë (metrikës) së vendit dhe recituar sipas deklamacionit kombëtar… Greku u shfaq si një yll mes natës…. Auditori qeshte me zëra nga më të çuditshmit dhe një ekzibicion i tillë u shndërrua kështu në farsë (përfundoi në tallje).”

Pra është fjala për çunakë seminaristë, ndër të cilët edhe një shqipo. Asgjë pra e veçantë. Por ja tani çudia, tek po le Gëten të flasë:
“Ja edhe një historiçkë që tregon se me sa lirshmëri trajtohen gjërat e shenjta në Romën e shenjtë. I ndjeri kardinal Albani, merrte pjesë një ditë në këtë ceremoni. Një nga nxënësit, tek u kthye nga kardinalët, nisi të thotë në gjuhën e vet: “Gnain, gnain!”, që tingëllonte pak a shumë si canaglia (pra ndoshta qerratenj)! Kardinali u përkul drejt njërit prej sivëllezërve të vet e i thotë: “Na njohu!”…
Pra një nxënës shqiptar i është drejtuar Papës së ardhshëm Albanit me fjalët shqipe “Gnain, gnain!”. Unë do thosha se kemi të bëjmë këtu ndoshta me fjalët “Nja nja!” të hundorizuar, në gegërishte, pak a shumë si “qe, qe!” e shqipes së Shqipërisë së Mesme, pra në kuptimin “Ja, ja!”, d.m.th: Ja, ku jeni, ju njoh, gjë që vërtetohet nga vetë përgjigja e kardinal Albanit: “Na njohu!”
Me një fjalë, është shprehur habi dhe admirim nga fëmija shqiptar dhe nuk kemi të bëjmë këtu me sharje, që një nxënës seminarist të fyejë pa shkak eprorët e tij, sidomos bashkëpatrioti i vogël bashkëpatriotin e madh, papa Albanin. Dhe sakaq, asnjë nga auditori nuk e ka kuptuar habinë dhe admirimin e fëmijës shqiptar!

 

***
Kështu them unë, dhe qofsha i gabuar para Gëtes së Madh. Po mendimi juaj?

Moikom Zeqo December 11, 2015 22:02
Komento

8 Komente

  1. d..Alte Testament December 11, 23:15

    Cfardo shkruan Moikom Zeqo , duket se kemi te bejme me nji udhetim te premtuar ne Parajsen e Humbur …e cila si nji art deja-vu , ngacmon pasionet e nji Bote anonime ,te pashprese,te ciles Moikomi e sjell ne jete …

    I trembemi ne harreses ?*
    Apo rifreskojm kujtesen ?*
    Vrapojm kuturu ,drejt asaj qe na mungon ?*
    Sa ndjenj e kendeshme eshte te lundrosh mbi identitet …dhe zbarkosh ne nji kte ishull qe magjeps …

    Goethe ishte ne shpirt nji Italiane edhe pse kte “Sekret” te brendshem te tij e mori me vehte ne varrin ku edhe prehet.
    Ishte si me then ,i fascinuar nga Italia nga stili jetes shoqerise Italiane e natyrishte – Amore -solo Amore.

    Ja, pjesa e fundit e shkrimit te nderuarit e pothuaj nga te vetmit Dijetar Shqiptare te ksaj epoke te censures se trurit ,
    mbi tregimin e seminaristit vs Papes Albani , ne ate shprehje ,duke si nji ekuacion pse jo integral me te panjohur dialketin ,
    me duket pak sa i paqart , nji art filozofik disi komplex ,i asaj se cfar mendimi na kerkohet neve te japim, ne lidhje me cfar ? Te zgjidhim dmth e dialektit ,te reagimit te femijes shqiptare perball Papes Shqiptare ?
    Dhe lidhja me Goethen ktu …hem !

    A mundet t’na afroj dikush ndonji asistenc ,ne lidhje me ate qe kerkohet ,
    ndonji qe sigurishte kupton matematiken e shkrimit filozofik ,sepse Ora ime tik-t nicht richtig kte cast

    Reply to this comment
  2. lato December 11, 23:16

    Kesaj i thone te shtrydhesh pleshtin,per dhjame.Edhe ketu ne forum del nje mark uk nga shpella dhe pellet ne zharrgonin e tij,qe nuk ka te beje as me gjuhen shqipe,as me te folmen e malsoreve.Sakate gjuhesore ka sa te duash! Cyryku Mark uk veten e dyte,numri shumes,koha e tashme te menyres deftore te foljes me thane,e shkruan -thuani,.

    Reply to this comment
  3. Udhetari i drejte December 12, 09:25

    Fjala “gnain”, eshte e dialektit epirot (thesprot), por ndofta duhet pare ne origjinal, sepse duhet te jete e shkruar “glain” dhe jo “gnain”, qe do te thote : glain= ngjajne, jane njilloj.

    Reply to this comment
  4. albanopl December 12, 10:00

    Zoti Moikom! Gnain-eshte nje togfjalesh qe i esht edrejtuar Kardinalit Albani, jo Papes albani. Nga familja Albani nuk ka dale vetem nje Pape por edhe Kardinal. Ne lidhje me GNAIN. Eshte fare e qarte se tagfjaleshi ka te beje me nje pyetje drtjtuar Kardinalit.
    GNAIN-GNA-IN.NGA-IN-I ne shqipen e sotme NGA JENI.

    Reply to this comment
  5. E po kjo pune! December 12, 10:46

    Greqia ka manipuluar histori dhe duhet te zbardhen gjerat por jo me individe sado te shquar qofshin por ne rruge institucionale, akademike, zyrtare etj. Bashkejetesa e mire nuk mbahet me genjeshtra por te verteta dhe hapje dyersh me pas sepse me popullin matane kufirit jugor jemi vellezer, edhe me ata me origjine helene sepse mijra vjet bejne te tyre dhe jemi bashke ne ballkan nga gjeneza. Me ben pershtypje se permendet ne recitime edhe fjala helen, edhe fjala grek!!! dmth benin dallimin mes heleneve dhe grekeve!!!!

    Reply to this comment
  6. R December 12, 22:30

    A ju ben pershtypje nje helenik e nje grek?

    Pse ndahen?

    A mos ndoshta greket ishin ashtu sic ishin maqedonet apo dardanet epirotet etj?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*