Viti ‘96 – i pakrahasueshëm me 2015-n

May 16, 2015 15:23

Viti ‘96 – i pakrahasueshëm me 2015-n

Arben Duka

 

Është një fakt i pamohueshëm,
se ka krizë në Shqipëri,
po prapë është fakt se tani,
ka më shumë demokraci.

Gjithë fushata po zhvillohet,
në një klimë demokratike,
po aty-këtu dëgjohet,
dhe një tjetër lloj muzike!

Flitet për manipulime,
për presionet dhe për vjedhjet,
“si në nëntëdhjetë e gjashtën,
E Majta do vjedhë zgjedhjet!”

Kam qenë dëshmitar në ngjarje,
dhe e di mirë të vërtetën,
se ai vit s’krahasohet,
me dymijë e pesëmbëdhjetën!

Ai qe viti i terrorit,
mbushur me ankth e me tmerr,
dhe fiks në ditën e zgjedhjes,
unë kam qenë komisioner!

Gjithë shpellarët e Saliut,
me xhupa të zinj-të pistë,
ushtruan dhunë e terror,
përmbi mijëra socialistë!

E kam thënë dhe tjetër herë,
dhe s’do lodhem duke thënë,
atë ditë pistoletën,
kërmat në kokë ma kanë vënë!

Ju që nuk e kini parë,
atë ditë s’mund ta kuptoni,
më vunë pistoletë në kokë,
mos ikja nga komisioni!

Kur Qoftëlargu e kuptoi,
se po i humbiste zgjedhjet,
zagarët e tij urdhëroi,
që urgjent të nisnin vjedhjet!

Në çdo cep të Shqipërisë,
fusnin fleta-ulërisnin,
po s’kishin parashikuar,
që ne zgjedhjet do braktisnim!

Faqezinjtë që mbetën vetëm,
fletët vetë i numëruan,
dhe qelbësirat e Salës,
me njëqind përqind fituan!

Po të tregojmë me radhë,
do shumë kohë për të mbaruar,
por ai vit – me të sotmin,
s’ka e s’ka të krahasuar!

Po shashkat e krahasimit,
gjithandej në rrjete hidhen,
po nuk ka asnjë arsye,
që këto zgjedhje të vidhen!

Jam i sigurt se në zgjedhje,
S’do bëhet asnjë zarar,
se e majta realisht,
sot nuk ka një kundërshtar!

Shashka do hidhen paprerë,
të besojë ndonjë idiot,
po në zgjedhje kurdoherë,
vjedh ai që s’fiton dot!

Dy muaj përpara zgjedhjes,
ky quhet një alarm kot,
po ky dhe mijëra gënjeshtra,
Lulin s’e ndihmojnë dot.

May 16, 2015 15:23
Komento

8 Komente

  1. EHT May 16, 15:58

    nderime o Duka i Laboves

    Fillimisht nje falenderim te madh per keto poezi qe flasin me shume se shume gazeta dhe libra historie.

    Kam nje kerkese apo sugjerim qe te beni ndonje poezi per dy probleme:

    1-a e di zoti Lu dhe ato qe jane pas tij se Basha dhe Berisha jane kriminele .

    2- a ka mundsi te na besh nje poezi per halene e gjyshit te halimit ne kavaje qe paska shpetuar popullin kavajes.

    pershendetje VN

    Reply to this comment
    • LOVE May 16, 16:50

      Duka prej Labove [ ish oficeri Duka ]
      me gjithe simpatine time 😛 ,per “poezite ” e tua , kesaj here ja ke fut kot
      ne prokurori duhet ti tregosh keto , ne prokurori .
      tani ke partine ne pushtet …dhe drejtesi do behet ,a i dhate 1 mil vota pikerisht per drejtesine ??? Ne fakt kryevizatimori tha qe Saliun do ta leme ne shtepi te jete gjysh me kohe te plote , nuk tha asnjeher qe do e denoj …
      po juve brohorisni ..po ai nuk eshte as gjykates as prokuror ,
      kryevizatimor eshte …rastesisht dhe gabimisht kryeminister

      nejse , une doja te beja pak replike me VN , e para se me duket si
      ar mik i vjeter 🙂
      e dyta sepse nuk dua qe te presi spjegimet e tua
      shoku VN , Berisha eshte nje burre shteti , dhe Basha eshte nje yll ne ngjitje
      pervec ketyre , amerikanet klasen politike te shtepia e tyre ,e vendosin vete
      keshtuqe ketu e vendosim ne , [kokepalaret vendosin ]
      qe ti je majtist ,me shume se i majte kjo duket ,por ama ,ti mund te permendje dhe ndonje tjeter , mund te thoshje psh sa kriminele numeron Amerikani ne radhet tuaja , jo se qe te dilte hapur dhe te pershendeste perjashtimin e Doshit,
      nuk kishte ndodhur ndonjeher …epo Doshi nuk erdhi vetem aty
      dhe nuk po dua te zgjatem se do perfundoj te Andis Harasani …..dhe te disa dhjetra multimiliar derra ne radhet tuaja .Nuk besoj se i keni gjithe keto lek me pensionin e mamit ,as fiq nuk besoj se keni shitur te gjithe
      dhe pastaj te spjegoj dhe gjyshin e H.Kosoves
      ateher Halimi eshte te 60 vjec , dhe po flet per gjyshin .pra minimalisht i bie koha e mbretit Zog ….apo jo ???
      me ndje qe me duhet te te kujtoj ,por nje gje e tille quhet perparesi mendimi
      quhet Kulture , sepse gjyshi jot ende do kete qene te gjethja e fikut
      dhe per pasoje ,babi jot ka qene thjesht tufe koperativistesh dhe ti e shumta ndonje operativ i bie ose ndryshe korrispodent i zerit te popullit
      prandaj thone qe ka te beje geni ,ose me thjesht
      “duhet ta kesh fis te hash oriz”

      uroj qe te kem qene e dobishme me spjegimet e mia , dhe te kem krijuar nje kendveshtrim te ri ne bindjet e tua …sepse duhet dhe te nxjerrim mesim nga e kaluara …ja “pppppoeti” thote qe nga 96 kemi evolvuar , PS nuk do vjedhi
      sepse tani blihen , nje forme moderne …e pra ndrysho dhe ti ,se ndryshe i bie qe ai siper kot qe shkruan ….ne fakt kot lodhet 😛

      Reply to this comment
  2. gestapo e berishes..burrit te shtetit te arvizuse May 16, 21:04

    O Arben

    Falendero fatin qe kishe trup te fuqishem dhe i hodhe poshte tre shikas te gestapos berishes se do kishe fatin e Zamir Dules qe hordhite e Azem Hajdarit dhe Bashkim gazidedes beni terror si ne 1933 adolf hitlerit…

    Shiko Zamir Dulen qe shoket e tij e lane ne balte …

    Aty në një shtëpi gati të rrëzuar, në fund të fshatit dhe i harruar në një dhomë përherë të errët, ndodhet një gazetar që bëri epokë me kronikat e zeza dhe gazetarinë investigative në vitet 1194-1997. Quhet Zamir Dule.

    Me një fytyrë tejet të bardhë sa të ngjall dhe frikë, por edhe keqardhje njëherësh për atë se çfarë i ofroi profesioni i gazetarit të guximshëm, ai të pret i frikësuar gjithsesi në shtëpizën, të cilën e ndan varfërisht me nënën plakë të veshur me të zeza. Ai të jep dorën dhe më pas struket në shtratin e tij, i frikësuar nga ndonjë e keqe, që duket se i ka lënë hidhërimin më të madh përherë. Ndonëse vështrimi i tij humbet, ndonëse ai me dëshpërim të thotë se tashmë nuk mund të lexojë që prej një muaji, ndërsa mjegulla ka kohë që i është bërë si shok i pandarë.

    Ai është në prag të verbimit. E rrahën në vitin e mbrapshtë ’97, duke e shokuar me goditje të levave të hekurit në kokë dhe në trup, punonjësit e SHIK-ut. Dhe këtë ia bënë mu në mes dhomave të komisariatit të Policisë numër tre në Tiranë, fakt i cili është në dosjen e Prokurorisë së Tiranës, e cila fillon, pezullon, rifillon, e mbyll dhe rihap këtë dosje tragjike të djegies së redaksisë së gazetës së parë të pavarur e më të madhe në Shqipëri, “KOHA JONË”. Zamiri ka një pension të posaçëm të lidhur nga ish-kryeministri Nano në vitin 2004, porse gjendja fizike dhe sidomos syri deri në verbim, duket se nuk ia rregullojnë shikimin ato pak lekë që merr nga shteti. Por në këtë gjendje, ai ka nevojë për të gjithë, për kolegët e tij të dikurshëm, por edhe të sotëm; ka nevojë edhe për Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, i cili edhe vetë u godit nga bandat qeveritare të vitit ’97. Kryeministri ka nevojë të përdorë një fond të vogël që ta shërojë, duke përdorur gjithë mekanizmat shtetërorë.

    Dëshpërimi ka kohë që e ka mbuluar Zamir Dulen, gazetarin që provoi gati vdekjen dhe që mundi të mbijetojë falë rastësisë, natën e djegies së gazetës “Koha Jonë” në vitin 1997. Ai pret atje në shtëpinë e tij, një dhomë krejt e vogël, ndonjë lajmës nga Tirana që të mund ta shërojë, që të paktën të shikojë, të lexojë.

    Zamiri po humb edhe shikimin

    Mbijetesa e tij është gati fatale për të, teksa ai ndihet mirë vetëm brenda një hapësire të vogël të një dhome të ulët me disa orendi të viteve ’70-të, ku i qëndron pranë si gjithmonë nëna e tij, Qerimeja. Ai ka lënë leximin dhe librat e tij të shtrenjtë, me të cilët ndante ditë-netët e gjata, i vetëm me një nënë të moshuar dhe pa miq, të cilët e kanë harruar në kujtesën e tyre të së shkuarës. “S’mund të lexoj dot më, kam probleme me sytë”, – kaq mund të të thotë Dule, i cili hyn sërish në atë botëzën e tij plot mister dhe enigma, ndërsa prej shumë kohësh shtëpia e tij nuk ka më as televizor. Varfëria duket se për ironi i ka gllabëruar dhe të vetmin mjet që mund të argëtonte disi gazetarin, i cili dëgjonte me kujdes lajmet. Por, fati edhe këtë herë nuk është me të.

    Madje, në këtë shtëpi të fundosur nga shumë fatkeqësi të njëpasnjëshme pas vitit ogurzi të ’97-ës, kur Zamiri do linte njëherë e përgjithmonë Tiranën dhe jetën e tij prej gazetari kronikash të zeza, kjo s’është asgjë. Zamiri rrëfen me shumë lakonizëm se televizori u është prishur dhe se nuk mund të shohë më; por për fat të keq, nuk ka as edhe një radio për të jetuar jetën e të gjallëve, për të patur informacionin, burimin e jetës së tij të dikurshme. Sa për internet, rrjete sociale, Facebook etj., këto janë fjalë të panjohura për ish-gazetarin, sepse nuk ka patur shansin t’i shohë dhe provojë si gjithkush, qoftë dhe si bashkëfshatarët e vet.

    Ai mezi gjen shtratin e tij, që qëndron i pandryshuar prej vitesh me disa nënkresa të vjetra e të dala boje, ndërsa në një dritare mban fletore dhe shënime të shumta. Por dhe ky “privilegj”, si një tjetër zakon i të shkuarës, po i privohet. Zamir Dule nuk mund të shkruajë asgjë, as ditarin e tij të thjeshtë pa ngjarje reale dhe personazhe jetësorë. Ai tani nuk mund të shkruajë dhe as të lexojë. Të afërmit e tij bëjnë apel për ndihmë, ndërsa ata shprehen se Zamirin e kanë harruar të gjithë dhe në këto momente, ai ka nevojë për ndihmën e shtetit. Traumat në familjen Dule kanë qenë të njëpasnjëshme. Pas asaj që pësoi gazetari, iu vra vëllai, teksa nga gjithë ky lumë hallesh, u nda nga jeta edhe babai i tij nga marrazi qe i terrizuan djemte…

    keshtu e pesoi dhe fisi i haklajve,mulosmaneve,haxhijave,hajdari,olldashi dhe qindra familje te veshur me te zeza nga vampiri i viqidolit….krime keto qe i di gjithe shqiperia pervec dashit washingtonit dhe deles brukselit

    Reply to this comment
  3. As Poet, As Analist May 16, 21:39

    Ke maje pene te holle
    Sot per sot nuk ke rivale
    Kur shkruan vargje per lulken
    Dhe per qoftelargun Sale!!

    Cdo fjale ne keto vargje
    Eshte gjemim e shkrepetine
    Rrufe e zjarr per dy monstra
    Per lulushin dhe Saline!!

    96-ta ish’ “dje”
    Nuk ka shume qe ka kaluar
    Cfare ka bere mender Saliu
    Kujtohet: nuk eshte harruar

    Ti i’a ke bere rezymene
    Me penen tende te arte
    Po per ca nga rrace e llumit
    Nuk eshte akoma e qarte!!

    Une dua te perforcoj
    Ate qe ti sot ke shkruar
    Ai vit me kete qe jemi
    Nuk ka kurre te krahasuar….

    Reply to this comment
  4. arta May 16, 23:12

    Nuk krahasohen se atëherë edhe TV kishe vetëm një që vetëm propogandën e Salës bënte, tani ke më shumë që flasin për opozitën se për ata që kanë pushtetin, për demokraci…sigurisht që ka më shumë edhe se 2013-ta. Të lumtë pena.

    Reply to this comment
  5. gjeramadhi May 17, 09:07

    demokraci nuk kemi akoma se nu ka ka hyre sala ne burg

    Reply to this comment
  6. Nunuja nga Cepani May 17, 11:38

    Eh,…mor Arben Duka c’me kujtove 1996. Ate vit nipi im Iliri ,qe ju befaha kurban,ishte kandidat per deputet ne Skrapar. Kundershtar ishte nje I drejtesise .Edhe ai I shkurter si Iliri. Po Iliri ishte I shkurter topolak,ai I shkurter e pak thatim. Kur vajti ora 19 e do mbylleshin qendrat e votimit ,pasi kutite ishin mbyllur qysh ne oren 7 te mengjezit, PD doli e shpalli fitues pa I hapur fare kutite . kandidatin e saj me mbiemer Cela…cela e kishte. Se nga u erdhi nje lajm e shpallen fitues Ilirin.E sa u gezova. PO gezimi nuk vajti shume ,se erdhi urdhri te shpallet fites kandidati I PD. Me shume gezohej nje nusja e dajes se Ilirit. Eh ,ishte me PD ajo. Por me ne fund pas shume e shume diskutimesh u vendos qe fitues te shpallet nipi im………. Kutite ?! Kutit as nuk u happen kurre. Ja ky ishte votimi I organizuar nga PD demokratike, e cila therriste e pelliste per vote te lire…. ashtu si po pellasin edhe tani per manipulime….. I shkreti Kudret Cela her gezohej here hidheroej,,,tamam lojen ngriva shkriva……loje e preferuar gjithe Kohen nga Saliu.

    Reply to this comment
  7. e kujt i plasi? May 17, 13:05

    O Ben Duka, edhe edi rama nuk eshte me i pakte se sali berisha, vetem nga pamja e jashtme ndryshojne. Por, me sa duket, edhe ty je mashtruar nga mashtrimet e Edi Rames.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*