Viti i Ri 2016: 5 rreziqet më të mëdha se ISIS-i

January 1, 2016 09:35

Viti i Ri 2016: 5 rreziqet më të mëdha se ISIS-i

Derisa për ata që jetojnë nën rregullat dhe tiraninë e tmerrshme të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, rreziku është real, kërcënimi për njerëzimin duket se është mbivlerësuar. Sulmet terroriste në Beirut dhe Paris kanë treguar se vrasje mund të ndodhin edhe jashtë kufijve të Kalifatit.

ISIS është një bandë guerile e cila po e mbanë një pjesë të territorit në Lindjen e Mesme, që edhe ashtu ishte e destabilizuar edhe më parë.

Shkalla e rrezikut për botën, për shumë arsye, është më e vogël se tjerat pasi ka shumë rreziqe më të mëdha për njerëzimin për të cilat duhet të brengosemi shumë më shumë.

Pra pasi kemi hyrë më 2016, mos u brengosni për ISIS-in.

Ajo që vërtetë do të duhej t’ia keni frikën janë pesë rreziqet për njerëzimin në vitin të cilin sapo kemi hyrë, e për të cilat bota duhet të bëjë diçka.

Kaosi i ndryshimeve klimatike

Organizata Botërore e Shëndetësisë parashikon një rritje prej 250,000 vdekjesh në vit nga efektet e ndryshimeve klimatike deri më 2030. Kështu kostot shëndetësore do të arrijnë në 4 miliardë në vit.

“Ndryshimet klimatike përfshijnë mjedisin social që determinon shëndetin si ajrin e pastër, ujin e pijshëm, ushqimin e mjaftueshëm dhe strehimin e sigurt’, thotë OBSH.

Apokalipsi antibiotik

Që nga lindja e antibiotikëve dhe zbulimi i penicilinës dhe prodhimin e tyre në masë të madhe në shekulli XXI, shkaqet që duhej luftuar po rikthehen prapë.

Variacione të reja rezistence të bakterieve kanë evoluar duke u shkaktuar disfatë antibiotikëve.

Ekspertët tani thonë se ky është një shqetësim i madh publik. Njerëzit do të sëmurën dhe do të vdesin prej sëmundjeve që deri më tani ishin të shërueshme.

Epidemia e obezitetit

Pesha e shtuar trupore e njereëzve të rritur është shndërruar në epidemi tani. Më 1995, ishin 200 milionë të rritur obezë në botë. Më 2008, numri u rrit në 500 milionë.

Që nga viti 1980, trashësia tek të rriturit është dyfishuar. Ka shumë probleme shëndetësore që lidhen me trashësinë si kanceri, sëmundjet e zemrës e shumë të tjera. Miliona vdekje çdo vit janë si rezultat direkt i të qenit mbi peshë ose obezë.

Kriza e kancerit

Vetëm në vitin 2012, 8.2 milionë vdekje u shkaktuan nga kanceri në botë dhe u regjistruan 14 milionë raste të reja. Kjo nuk mund të jetë më keq.

Organizata Botërore e Shëndetësisë parashikon rrezik prej 75 për qind në numrin e rasteve të reja në 20 vjetët e ardhshme, pavarësisht progresit të bërë nga shkencëtarët në tretmanin dhe parandalimin e formave të kancerit.

Tregu i zi

Tregtia e paligjshme me armë, drogë, njerëz, naftë, antikitete e të tjerë përbën një nga rreziqet më të mëdha për njerëzimin kjo për shkak se krimi i organizuar dhe terrorizmi shkaktojnë dhumë dhe shumë vdekje.

Shteti Islamik mbështetet në tregtimin e paligjshëm të naftës dhe gjërave antike të vjedhura nga Siria dhe Iraku i lashtë.

January 1, 2016 09:35
Komento

2 Komente

  1. Autonom January 1, 10:11

    Super-Rreziku mbi te gjithe keto te tjeret per Europen eshte Rrenimi i Sistemit Politik Liberal i BE qe po sjell ne Europe Anarkine me te madhe gjer me sot : Dorezimin e Europes Vandaleve si dikur Perandoria Romake u dorezua para Barbareve!

    Reply to this comment
  2. elio January 1, 10:27

    Ka ndonje redaktor apo dje ishte duke ngrene gjelin…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*