Viti i Ri në çadër, familja me 7 anëtarë: Ruajmë mos na i merr era

December 31, 2019 18:28

Viti i Ri në çadër, familja me 7 anëtarë: Ruajmë mos na i merr era

Viti i Ri e gjen familjen Doda me shtatë anëtarë në një çadër, pasi tërmeti i 26 nëntorit i dëmtoi shtëpinë duke e lënë në qiell të hapur këtë familje.

Shumë pak na ndan nga nata e ndërrimit të viteve por ndryshe nga një vit më parë, 5 fëmijët e familjes Doda nuk mund të festojë.

Jetesa në një çadër dhe moti i ftohtë e bën shumë të vështirë dëshirën për të festuar.

Doda tregon se tërmeti i dëmtoi banesën dhe që prej atij momenti ata kanë qëndruar në një çadër në oborrin e tyre.

Duke qenë se jemi në stinën e dimrit ai thotë që është shumë ftohtë dhe në këto kushte nuk mund të festojnë dot as Vitin e Ri.

“Jam Vladimir Doda, nga tërmeti më është dëmtuar banesa dhe shteti më ka dërguar çadër dhe dyshek që se di kush i ka sjellë. Në çadër është shumë ftohtë. Shtëpinë e kanë parë dy grupe dhe kanë thënë është e pabanueshme. Nuk festohet Viti i Ri në çadër por shyqyr që shpëtuam nga tërmeti”. Bashkëshortja e Vladimirit shprehet se gjatë natës kanë frikë pasi era e fortë mund t’i marrë çadrën me vete. “Mbrëmë gjithë natën unë kujtova se e mori çadrën era, vetëm tundej. Me vështirësi po i kalojmë këto ditë në çadër”, tha bashkëshortja e Vladimirit.

j.l./ dita

December 31, 2019 18:28
Komento

1 Koment

  1. MH December 31, 19:08

    Shyqyr qe paskeni oborrin tuaj.Pa Donatoret e konferences i ka zene maraku per juve,mezi presin te vije fundi i janarit,do ju nxjerrin ne selamet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim