Viti i ri shkollor, Ministrja Nikolla: Synojmë mbylljen e klasave kolektive

September 5, 2018 13:01

Viti i ri shkollor, Ministrja Nikolla: Synojmë mbylljen e klasave kolektive

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka folur sot në një konferencë për shtyp për klasat kolektive të sistemit 9-vjeçar dhe synimin për mbylljen e tyre.

Nikolla tha se qëllimi është transferimi në shkolla ku 33 mijë nxënës të vendosen në klasat respektive.

“Ndërhyrja jonë ka filluar që vitin e kaluar shkollor.Testuam të gjithë nxënësit për aftësitë në shkrim lexim dhe në bazë të nevojave realizuam programin për përforcimin e shkrim-leximit  pas trajnimit të mësuesve. Ky ishte edhe hapi i parë emergjent. Hapi i dytë ishte një studim rrënjësor i gjithë sistemit të klasave kolektive të shtrirë në gjithë territorin e Shqipërisë.Kemi parë secilën klasë, kemi matur largësinë nga shtëpitë e nxënësve, nga shkollat e tjera më të afërta, kemi parë kushtet e punës në këto klasa, kemi dërguar ekipe të ecin në këmbë rrugët që përshkojnë vet nxënësit.

Kjo punë 8 mujore ka rezultuar në identifikimin e klasave që mund të transferohen në shkolla më të mëdha, ku nxënësit do të mund të mësonin me bashkëmoshatarët e tyre, jo më në klasa kolektive. Kemi bërë planin e veprimit për të realizuar këtë transferim” , tha Nikolla.

Ajo shtoi se hartimi i udhrit për transferimin e nxënësve në shkollat më të afërta dhe sistemimi i mësuesve të këtyre nxënësve në këtë sistem po ndodh tani.

Ministrja e Arsimit u shpreh ndër të tjera se ky nuk është fenomen shqiptar.

“Klasa kolektive ka edhe në vende të tjera, por atje kur mbyllen klasat kolektive është sukses, nuk akuzohet kush se po mbyll shkolla.”

s.a/dita

September 5, 2018 13:01
Komento

1 Koment

  1. Germicoku September 5, 19:02

    Nuk e kuptova nga artikulli i shkruar. Behet fjale per mbylljen e klasave kolektive,ku perfshihen nga kl e pare ,cikli i ulet e deri ne klasen e nenete e me lart,apo mbyllja e klasave kolektive edhe ku jane vetem ata ta ciklit te ulet kl. I,II III dhe IV-tert.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*