Viti i Skënderbeut, restaurohet Muzeu i Kastriotëve në Sinë të Dibrës

August 10, 2018 10:43

Viti i Skënderbeut, restaurohet Muzeu i Kastriotëve në Sinë të Dibrës

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut është restauruar muzeu i Kastriotëve në Sinë të Dibrës.

Ka qenë vetë kryeministri Rama që ka postuar në urimin e mëngjesit pamje nga muzeu i restauruar. “MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje nga muzeu i Kastriotëve në Sinë të Dibrës, i rilindur tërësisht për herë të parë pas 27 vjetësh harrese, ju uroj një ditë të mbarë “, shkruan Rama.

Sipas ATSH-së, projekti i hartuar nga specialistët e IMK-së realizoi restaurimin e plotë të objektit, riorganizimin e sistemit të ndriçimit dhe instalimeve elektrike, si dhe sistemimin e territorit përreth godinës.

Gjithashtu, pjesë e rëndësishme e projektit ishte edhe muzealizimi. Janë restauruar dhe ambientet e ekspozimit, si dhe janë riorganizuar tabelat e ekspozimit, në cilësi, dimensione dhe formë.

Restaurimi i muzeut konsistoi dhe në hidroizolimin e tarracës, prishjen e degradimeve, pastrime, lyerje dhe riorganizim e ndriçimit.

Muzeu ka filluar të ndërtohet në vitin 1982 dhe për herë të parë është hapur për publikun në vitin 1985.

o.j/dita

August 10, 2018 10:43
Komento

3 Komente

  1. Arben August 10, 12:24

    Per te aktualizuar ceshtjen, per.gjergj kastriotin

    Kosova ishte serbi.

    Reply to this comment
  2. Guri Naimit D(Dh Xhoga) August 10, 14:56

    Nje kryeveper bere ne nderim te asaj figure Legjendari;te heroit tone Kombetar,-Gjergj kastrioti Skenderbe.
    Falenderime.
    Paci VIJIMESI.ne kete 550 vjetor te lavdishem.

    Toronto10-08-2018 Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  3. Mark .U.K August 11, 14:30

    Po pse nuk thuani emrin qe i kan vene prinderit, po ate qe turqit ja kan vene.Apo ju vret syt emri Gjergj o turq shqipfoles.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*