Viti Jubilar i 250 Vjetorit të Lindjes të Ludvig van Beethovenit

March 26, 2020 17:21

Viti Jubilar i 250 Vjetorit të Lindjes të Ludvig van Beethovenit

Qendra e Artit ” Dea ” në Ksamil, në teatrin e saj ” Dafinat “, më  26 Mars 2020 , në ora  11 oo, shpall  – Vitin Jubilar të  250 –të vjetorit të lindjes së Ludvig Van Beethovenit, këtij gjeniu mbinjerëzor, e jo i vetëm, që natyra edhe pse i mohoi një nga shqisat shumë të domozdoshme, veçanërisht për muzikantët, përmes një intuite të brendshme, shpirtit te tij të brishtë e humanizmit të thellë, na dhuroi vepra mahnitëse për bukurinë dhe madhështinë e tyre.

Karakteri  dhe  vullneti i tij tronditës, që e  shoqëroi Atë, merr në sytë e njerëzimit përmasat e të pa besueshmes e na bën të gjithëve krenarë për qënien tonë shoqërore.

Shpallja e Vitit Jubilar të Beethovenit përkon me atë të vdekjes se tij me 1827-ën ndërsa 250 vjetori i lindjes se tij është me 16 Dhjetor 1770-ën, por që ne do ta nislm rrugëtimin e entusiazmit tonë, nga pika më e afërt me Europën siç është Teatri i Butrintit, ashtu siç ndoth edhe me ardhjen e Vitit të Ri, që fillon nga Zelanda e re, …..për të marrë përmasat e tij te plota në atdheun e tij, në Gjermani.

Çelja e këtij viti jubilar do të  fillojë me inagurimin e bustit të Beethovenit dhe me një koncert me fëmijët pianistë e violinistë të rrethit tonë , e do të vazhdojë me 4 vlerësime  nga Profesorë të Universitetit të arteve në Tiranë  :

  1. Vepra simfonike e Beethovenit dhe karakteri novator i tyre – nga Prof.Dr. Roland Cene
  2. Testamenti i Beethovenit si qënie njerëzore dhe vepra e tij e pa vdekshme – nga  Pro.Dr  Zana  Shuteriqi
  3. Poeti , përkthyesi dhe studjuesi Edvin  Shvarc, do të vijë me temën  – Idetë dhe idealet  e Revoluciont Francez në veprën e Beethovenit dhe variacione nga njerëz  të shquar mbi këto Ideale.
  4. Letërsia dhe filozofia Gjermane – forca dhe ndikimi i saj në Europë e me gjerë, nga poeti, studiuesi dhe Dr. i shkencave të edukimit, Bardhyl Maliqi.

Kjo paradite artistike do të vijojë me mezzo-sopranon  Vikena  Kamenica  dhe do të përmbyllet nga zv. Dekania  e Universitetit të arteve Prof. Merita Rexha Tërshana, qe do të interpretojë:  Sonatën e Hënës.

(E gjithë kjo paradite koncertore do të  zgjasë  gjithësej 75  minuta.)

Gjatë periudhës së pushimeve verore, është programuar të realizohen edhe një serë koncertesh me të rinj nga shumë qytete të Shqipërisë.

Qendra e Artit “Dea ” ka vullnetin dhe dëshirën e saj të flaktë të përmbyllë këtë Vit Jubilar me një spektakël  madhështor në teatrin e Butrintit nëpërmjet tingujve të magjishëm të  simfonisë së 9-të , brënda së cilës dëgjohet edhe shpirti shqiptar në Odën e gëzimit – si hymn i Europës.

Nevoja e korit, e solistëve dhe e orkestrës  simfonike si dhe përcaktimi i datës së këtij spektkli të madh, i planifikimit të kolektivave dhe sigurimi i mjeteve financiare, sigurisht që  janë veshtirësi që meritojnë vëmendje, por nuk janë të pa kapërcyeshme.

Dëshira për të vlerësuar me madhështi këtë Vit Jubilar të lindjes së Beethovenit, nuk është një gjest i kushtueshëm si ai i nji fotografije fare të pa nevojshme, e as i exportimit të ndeshjes së një boksieri botëror  në një nga vendet e thella të fukarallëkut njerëzor të Afrikës, por një angazhim i shpirtit vital i një populli të lashtë e plot me vyrtite, përmes  një spektakli në vazhdimësi në një arenë të madhe si ajo e Butrintit.

Për ata që janë njohur me testamentin njerëzor të Beethovenit, kjo thirrje na fton të gjithëve të bëhemi pjesë e zjarrtë e këtij spektakli të madh të vullnetit njerëzor të ngritur  mbi tre tinguj:   LA, RE, MI, La

Forca hyjnore që shtynte atë Njeri të ndërtonte atë strukturë emocionale pan-njerëzore, ma bën  të vështirë të mos besojmë te existenca e forcës hyjnore e Perendise e të besojmë më shumë te mirësia e vullneti njerëzor.

Kjo thirrje ju drejtohet  përgjithësisht njerëzve të thjeshtë , të marrin një biletë për këtë koncert që nuk do të kushtojë më shumë se 350 lekë apo, sa një paketë cigare që do t’ia kursenit shëndetit tuaj , e qe nuk do të duheshin më shumë se  8. 000  bileta të blera për të mbular shpenzimet shumë të kursyera për këtë spektakël, por jo pa respektuar artistët e punën e tyre . Në këto kushte po ju kërkojmë të tregojmë  të gjithe ,  se jemi pjesë e Europës e po përpiqemi të bëhemi pjesë e vlerës së përbashkët të kombeve europiane , –  ne nuk kërkojmë vota për të siguruar pushtet, por për të garantuer se pushteti i njeriut të mirë, është më i miri.

Kjo thirrje u drejtohet tërë biznesmenëve  që pasuria e tyre më e madhe , është shpirti i  tyre kreativ e që veprimtaria e tyre sociale udhëhiqet  nga parimi i respektimit të vlerave edukuese për vëndin dhe njerzit .

Inkurajojmë dhe nxisim biznesmenët  të blejnë  sa më shumë bileta e tua dhurojnë njerëzve si shprehje kujdesi e mirkuptimi ndaj tyre , për të mbetur në kujtesen tone  si gjesti i vëllait të madh, kur na dhuronte një libër,  apo babait kur priste bileta për familjen për të shkuar në Opera , qe ne te enderonim e me deshiren , ti realizonim ato .

Në këtë vit Jubilar të Beethovenit , para tij  qendrojme të habitur  por  të lumtur , –  të emocionuar , por të fortë e pa trishtim .  Të gjithë e gjer tek më modesti  i racës e i profesionit  tonë  –  njezeri  shprehen  :  –  ” Kam Perëndinë time  –  Beethovenin   ”

LIMOS  E ADRIANA  DIZDARI

 

Ksamil  –  Mars  2020

 

March 26, 2020 17:21
Komento

1 Koment

  1. demo March 26, 22:20

    Sikur ta Dija.
    E gezofsh kinoiklubin e Ksamilit.Me mire ti se Ata.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim